| E diele, 15.03.2026, 06:43 PM |
Bejtexhiu
In
memoriam, MUÇO KAJA
(tregim)
Nga
Përparim Hysi
E
shkruaj këtë tregim për "BEJTEXHIUN" MUÇO KAJA dhe jo pa qëllim. Përvoja ka treguar se nuk ka
njerëz më babaxhan nga shpirti, se sa ata që bëjnë"bejte". Këtë
tregim e shkruaj enkas, se vura re që një shkolle, në rrethinat e Tiranës
i është
vënë emer i një "bejtexhiu". Kjo ka ndodhur që për fatin e
mirë të atij, dikush që e ka njohur, ka hulumtuar dhe ka treguar vlerat që kanë mesazhet për shoqërinë, në atë kohë
dhe në vazhdim. Unë gjithmonë shkruaj vetëm për gjëra që di dhe për lexuesit, paraprakisht,
mund të them, ky, MUÇO KAJA që"bejtet" i kishte aq të kollajshme, sa
ç'kemi fjalët ne që flasim, ndoshta nuk ka aq merita sa të përjetohet në
një shkollë, por meriton të kujtohet, se vetëm buzëqeshje ka dhuruar
tërë jetës. A nuk themi që qeshja me shpirt (se me shpirt qeshje me
"bejtet" e tij), ta zbukurojnë e ta shtojnë jetën? Atëherë lexoni një
pjesë prej tyre dhe pastaj, më shkruani,
a kam të drejtë?
* * *
MUÇO KAJA ka qenë nga një fshat, fare i vogël (sot nuk e di a ekziston më?) që, qysh në
vite '50-të të shekullit të kaluar, mund ta futje në xhep.
Fshati"GJONAS" i përkiste rrethit të LUSHNJES gati
si"bisht" i fshatit të madh "BUBULLIMË". Ky, GJONASI qe si
fshat"kufitar" me VERRINË që i përkiste FIERIT.
Xha
MUÇON (se "Xha" qe për mua që në fillim të viteve-50-të) e njoha fare
rastësisht. Bënte një nga punët më të
çuditshme në botë: u grahte pas një tufe
të vogël bagëtish(dele, dhi a lopë) për ditën e pazarit. Ditët ku
bëhej pazar qenë të caktuara zyrtarisht
dhe qe e martë evitit 1953, kur u bëra "bashkëshokë" me
këtë"plakaruqin", i gjatë dhe gjysëm i krrusur, veshur me ca poture, ku
mua mund të fuste brenda në to, por, tek
u grahte nja katër-pesë lopëve, të shkrinte me të qeshur. Unë bëja 6-km rrugë në
ditë për në shkollë dhe rruga qe e përbashkët:xhadja Lushnje-Fier. Njohja: ai
pas lopëve, unë pas tij. Njerëzit shkonin në pazar dhe ata e njihnin dhe ia dha
i pari:
-Xha
MUÇO, mirëmëngjes!
AI:-
Mirëmëngjes, o trëndafil me vesë! Katër
pula e gjeli pesë. (po vërtet si mos qeshje me të?).
Tjetri:-
Ku po shkon , xha MUÇO? -Unë po shkoj tujte nga FIERI, se më pret
ajo"topsheqeri";që më është e ngrohtë si dielli...
Po
nesër? Nesër Muçua është në Lushë(Lushnjë), se më pret njësyrrush;i kam blerë
florinj për gushë...-Po kur shkon në Vlorë? Kur shkon MUÇUA në VLORË, del njëra
ma bën me dorë. Ma bën me dorë, se tund"këmborë"/duket do sahat për dorë/MUÇOZIU është i përkorë.
-
A ke qenë në BERAT? U ngrit Muçua që me
natë/në sabah ra në Berat. Ishte "njëra" si e"mjaltë", porse
Muçua është"argat", edhe bukën e ha thatë.
Kjo
qe vetëm një e martë ( se të martën bëhej pazar në FIER) dhe unë mezi prisja të martën tjetër. Secili
gjente sebep, se MUÇO KAJA paguhej vetëm për"grahjen" e tufëzave, nga
një rrreth në tjetrin dhe, sa mbaj mend, dikush e pyeti:- A ke qenë në KAVAJË?
Ai:-
MUÇO, dreqi të të hajë, çfarë kërkove në Kavajë? Kavajote, kavajote, syrin Muços pse ia lojte? Si e"sipërme"
punajote...
* * *
Unë
nuk e di, në punoi në kooperativë (se
fshati u kolektivizua) dhe, sakaq e "humba" bashkëudhëtarin tim, se
dhe unë ika në Elbasan, në shkollën pedagogjike. GJithmonë, kur kthehesha për
në FIER, hidhja sytë andej nga ai fshati i vogël, GJONAS ku jetonte
një"bejtexhi" i madh si MUÇO KAJA. Kisha vjete pa e parë mikun tim
dhe, kur thonë"E kërkova në qiell dhe e gjeta në tokë", pas gati
30-vjetësh, kur"bagëtitë kishin "ngordhur" deri ishin krijuar
dhe"tufëzat", kur befas mu tek klubi i vogël e i fshatit, pashë mikun
e dikurshëm. E pushtova me mall (ai as që më mbante mend), po unë merakli prej
bejteve të tij, i them:-Xha MUÇO, pa na thuaj ndnjë nga ato?
-Ai:
I thanë MUÇOS në "komprativë"(kooperativë), por MUÇOJA
është"aguridh". Por sevdaja derdhetrrugëve, se gratë e sotme, tha
MUÇOAJA, e kanë"dy herë nga hendeku/njëherë nga dysheku... ja, vazhdoi
MUÇO KAJA, i them gruas sime:-Hajde në krevat... ajo.- aha, do pyes brigadiein
una... Po si mos qeshje me bejtet e tij?
Sikur
dikush të kish ndjekur me laps në dorë gjithë"bejtet" e MUÇO KAJËS, me
siguri do botohej njëlibër i tërë.
Por
dhe me kaq, besoj se ia vlen që të kujtohet , se me"bejtet" e tij qe
si balsam që vihej mbi trishtimin dhe ta shpinte buzën vesh më vesh.
Tiranë,
11 mars 2026