| E diele, 15.03.2026, 06:41 PM |
Blerim Rrecaj
Përsëri për postimet
Kam
postuar në dy muajt e fundit
Sa
kam mbushur dëng murin tim,
Që
nga Shkupi e gjer në Shkodër
Prej
Qafë Morine e deri në Berlin!
Hërë
nga hareja e herë nga hidhërimi
Diku
i kursyer e diku me teprim,
Diku
një postim ngazëllimi, e diku një vetmie,
Sekush
më tha: "Ç'po bën kështu, o Blerim!"
Dhe
pastaj vrapova tej te një pasqyrë,
Mbase
koha është për ta ndalur dorën,
Muri
virtual flet me mua njëtrajtshëm
Në
murin real të dhomës e shikoj orën.
Nuk
është herë e parë që flas për postimet
E
që mundohem të gjej një mes të artë,
Por
jeta thotë, më jetoni mua aq sa mundeni
Mjetet
teknologjike përdori pak më rrallë!
Dhe
do mundohem ta bëj një gjë të tillë,
Të
largoj nga vetja vese edhe teke,
Se
nga pikat e mia të forta e solide,
Paj,
po them, se i kam përpjekjet!...

Për-zierje
N'kafe
e n'fejsbuk
N'fejsbuk
e n'kafe
Zihen
e përzihen
Probleme
provinciale e
Probleme
globale...

Merr flakë një
telpërçues
Rrugës
derisa ec
Një
shtyllë telperçuesish
Nxjerr
tym
Më
pas pak më tej
Merr
flakë njëri tel...

Pritje
-Shkoi
shkurti
Vijon
marsi,
Pjesëtar
i këtij vendi
Çfarë
po pret?
-Po
pres ç'do t'thotë
Ku-shtet-p-usja,
Se
kush ka të drejtë
Në
këtë shtet!...

Lulet dhe luftërat
Mbijnë
lulet
Mbijnë
luftërat
Lulet
le të mbijnë
Luftërat
le t'i zhbijnë
Ky
le të jetë rendi i ri botëror
Gjithkush
në shtëpi të vet
Ta
gëzojë lirinë...
