| E enjte, 12.03.2026, 06:59 PM |
DEKLARATË ME RËNDËSI TË VEÇANTË!
Nga
Fahri Dahri
1).-Ne,
çamët nuk kemi qenë minoritet shqiptar në Greqi. Mbas 1913 Fuqitë e Mëdha,
padrejtësisht na shndërruan në pakicë kombëtare. Jemi pasardhës të thesprotëve.
Ishim të zotët e vendit, kur nuk kishte as Greqi dhe as Romë. Ishim popull
autokton den baba, den.
2).-
Të hidhen poshtë sajesat mashtruese greke nga shteti shqiptar me nxjerrjen e
një dekreti ku të theksohet:
"Shqiptarët
e rajonit etnik shqiptar të Çamërisë, nuk kanë bashkëpunuar me okupatorët
kundër shtetit grek gjatë viteve 1939-1945".
3).-
Mos pranimi i konvertimit fetar nga banorët e rajonint të Çamërisë, është
rrjedhojë se kisha ortodokse greke e kërkoi konvertimin nga paganizmi e
katoliçizmi ekzistues me ndëshkime të rënda, me zjarr dhe hekur për t'u
konvertuar në ortodokës dhe jo në besimin mysliman.
4).-Veçoritë
dalluese nga popujt e tjerë i gjejmë tek banorët e rajonit të Çamërisë lidhur
me konvertimin e besimit fetar. Historianët duhet të ndalen për të analizuar
fenomenin ku një pjesë e mirë e shqiptarëve të besimit ortodoks, në trojet e
tyre autoktonë, por në shtete të tjera, janë asimiluar. Ndërsa shqiptarët e
besimit mysliman, në po ato troje, nuk u asimiluan. Këtu kuptohet qartë
intensiteti veprues i kishës ortodokse greko-serbe për të vendosur me dhunë
konvertimin në ortodoksi të shqiptarëve.
5).-Parlamenti
i shtetit shqiptar dhe i shtetit të Kosovës, të gjejnë hapësira ligjore për të
kërkuar ngritjen e një komision hetimor ndërkombëtar, i cili të hetojë mbi
genocidin grek të kryer ndaj shqiptarëve të Çamërisë para, gjatë dhe pas L2B".
Objekte
të hetimit të jenë: shteti Grek, shteti Shqiptar dhe segmentet përfaqësuese të
angazhuara në L2B të shtetit Briranik, Italisë e Gjermanisë.
6).-
E vërteta e nocionit komb, sipas përcaktimit shqiptar që lidhet me zhvillimin
natyral të bashkësisë me prejardhje të njëjtë biologjike, është një e veçantë
që krijon qetësi dhe paqe mes popujve. Në këtë kuptim meriton të drejtën për të
qenë i mbrojtur nga UNESCO.
7).-
Sipas historianit Hajredin Isufi, me porosi të Enver Hoxhës, lidhur me
problemin çam, vuajtjet e persekutimet e tyre nga shteti grek, të botohej një
libër në gjuhën frënge me të dhëna mbi gjendjen e Çamërisë nën rregjimin e
Greqisë. Libri e pa dritën e botimit në vitin 1947 me titull: "Actes
agressifs du gouvernement monarcho-fasciste grece contre l'albanie",
Tiranë 1947".
Në
gjykimin tim, do të jetë me vlera të veçanta, nëse libri do të dalë nga
"sepetet" për t'u njohur nga brezat e sotëm e në vazhdim. Mendoj që
SHPAÇ do të kujdeset për ta bërë të mundur ribotimin e këtij libri.
8).-
Në pragvdekjen e tij, në vitin 1953, kryekrimineli Napoleon Zerva, i shkruan
mikut të tij nga Popovi:
Jani
Danit: "I dashur Jani. Tani që po gjej koh?n të të shkruaj me dorën time,
vij të falënderoj, sepse kurrë nuk harrova luftërat tona të përbashkëta dhe të
të them se duhet me besim dhe me fanatizëm, ashtu si në ato vite të vështira, t? marrësh në duart e tua
punën e sqarimit për bashkatdhetarët tanë. Duhet t'u rikujtojmë
bashkatdhetarëve tanë se kush e çlirojë Çamërinë nga shqiptarët të cilët prej pesëqind
vjet?sh shkelnin në qafë helenizmin. Vdes i qetë se bëra atë që doja. Pas lashë
rrëke gjaku, tym, blozë, gërmadha; ul?rima f?mijësh, nuse dhe gra të zhveshura,
që futeshin në furrat e ndezura, që të mos pillnin më shqiptarë.. burra të
varur, shpuar me bajonetë, gjuha shqipe nuk do të flitet më në tokën helene.
Kjo më kënaq mua, ashtu siç kënaq t?rë shpirtrat helenë".
Kështu
e ka përcaktuar Napoleon Zerva realizimin e amanetit të ngarkuar nga kisha dhe
shteti ortodoks grek.
Më
qartë se kaq nuk mundet të kërkohet pse-ja e gjenocidit grek ndaj shqiptarëve
të Çamërisë shqiptare.
Më
pastër nuk ka tjetër ku del qartë mashtrimi grek se gjoja çamët paskan
bashkëpunuar me okupatorin kundër Greqisë. Megjithë këtë qartësi që spjegohet
kryerja e spastrimit etnik të shqiptarëve të Çamërisë, Bashkimi Europian nuk
merr nismën për të vendosur drejtësinë e duhur të "Çështjes Çame",
por mbeten duke "besuar" mashtrimet dhe shpifjet greke. Kjo është
fatkeqësi që lejon padrejtësinë të triumfojë mbi konventat dhe ligjet
ndërkombëtare.
9).-
Çamëria një vend i vogël, i vetëm, shumë i hershëm historikisht, vend tepër
strategjik. Vend i rrallë me mite, legjenda, me trashëgimi të vyera të
vendkulteve pellazgjike. Ky vend kaq i lakmuar, ishte bërë pre e agresorëve të
fuqishëm, të djallëzuar, nuk arriti ti shpëtonte gllabërimit të tyre. Le të
njihemi me veprimet konkrete të të huajve ndaj mësymjeve vdekjeprurëse:
a).-
Në vitin 1914. Sipas historianit të kohës së Mesjetës, profesor Pëllumb Xhufit:
"Eleuthérios Venizélos, ua prishi mendjen anglezëve me nië premtim që u
bëri në 1914-tën. Ai tha: "Ne do i japim Anglisë, Qipron dhe ishujt e
tjerë të Mesdheut, do t'i vëmë në dispozicion të flotës angleze vetëm na jepni
Vorio-Epirin". (Në territorin e Epirit përfshihet edhe Çamëria). Ketë e
thonë punimet shkencore të vetë anglezëve dhe jo të miat (dekaron profesor
Pëllumb Xhufi). Marëveshja ka qenë premtim në tavoline edhe pas L1B, në
Konferencën e Paqes, pas L2B në 46-ën po n? Konferencën e Paqes në Paris. Anglia i
mbështeti pretendimet Greqisë sepse në thelb ishte interesi politik të
kontrollonte Mesdheun.
b).-
Në vijimësi vjen dhe qendrimi makabër i C.M.Woodhouse, ish kreu i Misionit
Ushtarak Aleat.
Dëshiroj
të ndalem në theniet e Kolonelit
Britanik C.M. Woodhouse, 16 Tetor 1945,
ishte i pranishëm në periudhën e genocidi grek ndaj çamëve, ka
vetëdeklaruar:
"Zervas
i inkurajuar nga Misioni Aleat nën mua, i dëboi çamët nga shtëpitë e tyre në
vitin 1944. Ata kryesisht u strehuan në Shqipëri. Dëbimi nga Greqia u krye me
gjak... Zonat e Filiatit dhe Paramithia që vizitova në korrik, duket se janë
100% greke tani. Çamët e meritonin atë që morën, por metodat e Zervas ishin
goxha të këqija. Rezultati ka qenë në fakt një zhvendosje e popullsis?, duke hequr një pakicë
të padëshiruar nga toka greke. Ndoshta do të ishte më mirë ti lini gjërat me
kaq ".
(Burimi
:Foreign Office Archives Nr: FO371- 1¹48094).*Raporti ush otarak britanik nga
koloneli C.M. Woodhouse, datë 16 tetor 1945, pas masakrave në Filat dhe
Paramythia. Book: The Cham Albanians of Greece: page 373. Edited.
Kështu
ka deklaruar koloneli britanik. Në atë deklarim me pak vëmëndje kuptohet
njëfarë pendimi që lejoi masakrat, kjo ndofta për lehtësimin e ndërgjegjes;
ndërsa me goditjen: "çamët e meritonin atë që morën", kërkon
njëfarësoj justifikimi për lejimin e genocidit, po ashtu nënkuptohet dhe mos
informimi i tij për të vërtetën se kush ishin çamët.
E
thëna e tretë e tij: "Ndoshta do të ishte më mirë ti lini gjërat me
kaq".
Kjo
"këshillë" e tij lë të kuptohet që të mbyllet ajo dramë, tragjedi,
masakër, krim shtetërore pa u gjykuar vrasësit që kryen genocid ndaj një popullsie ndryshe etnikisht, por të
padëshiruar dhe mos ekzistente për shtetin grek. Ai gaboi shumë rëndë që Çamërinë
e quan tokë greke, ose e bën të qëllimdhme, ose nuk njeh historinë, gjeografinë
dhe banorët etnikë të rajonit, që nuk kanë asgjë të përbashkët me grekët, vetëm
si fqinjë kufitarë.
U
ndala në thëniet e kolonelit britanik për të kuptuar dy të vërteta:
a).-
Deklarimi i mësipërm i kolonelit britanik, nuk ka lidhje vetëm me këto
thënie. E vërteta e qendrimit britanik
ndaj përkrahjes së Greqisë për shfarosjen e popullsisë çame, ishte përmbushje e
marëveshjes greko-briranike e vitit 1914 në Qipro, që Epiri ti aneksohej
Greqisë në këmbim që Anglia të komandonte ishujt e Mesdheut.
b).-
Banorët dhe rajoni i Çamërisë, ishin të shigjetuar për tu shndërruar në kombësi
greke, sipas strategjisë së Megalloidhesë që në vitin 1844.
Përpara
këtyre strategjive, interesave të shteteve të mëdhenj në popullsi, në zhvillim,
me ushtri të armatosura deri në dhëmbë, ç'farë karshillëku mund t'u bëhej nga
një popullsi e vetmuar, e vogël në numur, e pa organizuar politikisht dhe
administrativisht, një popullsi e padëshiruar, jo ekzistente (sipas deklarimeve
zyrtare greke)?
Çamëria
me banorët e vërtetë të saj, u gjendën përballë interesave të disa shteteve të
fuqishëm, si rrjedhojë ajo humbi jo në luftë, por me marëveshjet e fshehta, në
tavolinat e Fuqive të Mëdha, përfshi shtetin Amë të kohës.
Në
një epokë të tërë, në një kohe të egër, historia i vuri përballë çamëve dhe
Çamërisë, si rajon dhe popullsi të vogël sprovën më të rëndë. Ata, çamët dhe
Çamëria u gjendën të shtypur prej zinxhirave të dhëmbëzuat të Fuqive të Mëdha,
që me pamëshirë shkelin të Drejrat Universale të popujve të vegjël. Është
Amaneti i të parëve që Çamëria të rifitohet, në përshtatje me mjetet dhe
mënyrat gjeopolitike të kohës. Sidoqoftë duhet të rifitohet!
10)-
Ndalemi pak tek të folurit në Çamëri, si një objekt tjetër që është sulmuar nga
Megallidhea greke. Gjuha e folur në Çamëri ka disa ngjajshmëri me të folurën e
kohës së Buzukut, Matrang?s, etj, sepse ishte folur po thuaj e njëjtë por me
dallime të pakta theksimi. Të folurit e çamërishtes ka veçori tjetër pasi është
folur ndër shekuj në të njëjtin vend dhe nga banorët në vëndin e tyre autokton.
Ndërsa arbëreshët, apo arvanitasit e kanë ruajtur të folurën, aq sa e kanë
ruajtur, por në vende të tjera dhe me popuj të tjerë. Ata e kanë ruajtur të
folurën e paraardhësve të tyre, por kuptohet, tek ata ka interferime
(ndërhyrje), ka munguar "konservimi". Ata kanë jetuar me popuj të
tjerë, janë përfshirë në tërësinë e jetës së popujve pritës. Tek ata ruhen
pjesë kryesore nga gjuha e Mëmës; ndërsa tek e folura çame fatmirësisht nuk
kanë ndodhur të tilla fenomene, ajo mbetet edhe sot gjuhë e gjallë, e freskët,
e plotë dhe mendoj se për studiuesit e fushës, mbetet një thesar me shumë
vlera, nga e cila mund të shërbejë për zbulimin e prejardhjes tonë dhe vendin
që duhet të zërë gjuha shqipe. Akuzat, shpifjet (slander), nga mashtruesit e
huaj dhe ndonjë zë i brendshëm se çamët e paskan mësuan gjuhën në kohën e
perandorisë osmane, etj, janë përralla dhe dështime të marra hua nga gjuha e
tyre që nuk i takon të mësuarit nga buzët e nënave të tyre.
(Pjesë nga libri: "Njohuri historike për
Thesproti/Çamërinë. Fq. 262. Bot. i vitit 2012. Autor FD).