| E enjte, 12.03.2026, 06:45 PM |
Fragmente nga qëndresa emblematike e formacioneve të UÇK-s
Retija
nuk është rutinë
Nga
Ganimete Thaçi
Ndonëse
duket sikur ishte një epokë tjeter, nuk është më larg sesa muaji Maj i vitit
1998, ku bazat e para ushtarake të UCK vendosen në Reti. Më 17 Korrik 1998 ka
qenë beteja më e lavdishme në Retij, ku pas 12 orësh luftime, serbet dorzohen
perballë UCK-së.
Në
shtatorin e atij viti në Retij formohet shtabi i zonës operative të Pashtrikut
ku komandant i zonës ka qenë Ekrem Rexha, komandant Drini me 3 brigada
124,125,126.
Ishte
8 Mars 1999, kur njësia speciale e brigadës 125 vjen nga Retija dhe vendoset në
fshatin Jeshkov. Me nje kamion mercedez benz 508 ngjyrë e kaltërt dhe shofer ka
qenë Selim Morina nga Landovica. Qëllimi i kësaj njesie ka qené riformimi i
shtabit të Vrrinit, sepse ky shtab është shpartalluar në vitin 1998 nga forcat
serbe, ku nga ky shpartallim i vitit 1998 ka ra dëshmor
-Xhevat
Berisha.
Shtabi
i Vrrinit ka qenë urë lidhëse për furnizimin e UCK me armë nga Shqipëria (zona
Kukësit dhe e Gores). Prandaj u rithelemua si njësia e parë dhe u vendos njësia
125. Për të rithemeluar shtabin e Vrrinit kjo ishte rruga:
Retij-Grazhdanik-Kobaj- Vlashnje-Poslisht-Hoq dhe janë vendosur në
Jeshkov. Pjesë të ksaj rruge rithemelimi
të këtij shtabi do të ishin 30 veta në nisje të rrugës për t'iu bashkuar më
vonë dhe disa të tjerë të zonës, ku gjithsej do bëheshin rreth 50 veta. Për
fatin e tyre të keq u tradhtuan dhe u informua sigurimi serb.
Më
11 Mars 1999 është bërë rrethimi nga Opoja,
rreth
ores 3 të mengjesit, në rrugën Prizeren-Dragash, që kalon mbi Zhur, lëvizin
kolona të mëdha mjetesh ushtarake, saqë për një moment shumë banorë të Zhurit
zgjohem nga gjumi me mendje që ra tërmet e kur dalin në oborr shohin kolonën e
autoblindave dhe tankave që shkojnë drejt Opojës, ku sipas informacioneve janë
angazhuar 3800 forca Serbe kundrejt rreth 50 ushtarve të UCK.
Minutat
u ban vite për pritjen e ndonjë lajmi mbi këto zhurma që tundën vendin,e më në
fund darka erdhi për lajmin e kopshëm që u dëgjua në TV e Prishtinës. Kulmi i
dhimbjes s’kishte skaj degjohet që kto cilirimtar që ishin lodhur në shpirt
duke jetuar në token autoktone si të huaj u quajtën grup terroristësh. Këto
trima ushtar që luftuan kundra 3800 forcave serbe. Ishin vën në dijeni që do
sulmoheshin nga një vajz që pjes të grupit kishte të fejuarin por nuk e quan
nëpër mend të iknin por vran shumë serb numri i të cilëve nuk u ba i ditur për
arsye të politikave të kohës ishte një betej o jet o vdekje. Të vrarët serb jan
ngarkuar me kamion dhe kamioni që i transportoi lau me gjak rrugët e fshatit
nga kaloj duke kulluar plaget e panumerta që moren. kurse nga këto shqiptar
trima -9 jan vra -10,11 jan pa varr -10,12 kan marr plag te rikuperushme dhe
shpëtuan.Të nesermen UCK-ja njofton që varrimi I tyre do të bëhet më 17 mars në Pagarushë kurse në atë kohë në
Gazeten ditore Bujku jepet informacioni se varrimi do të bëhet në Krush të madhe kjo për faktin që donin me
humb gjumë nga forcat serbe në mënyrë që ceremonia të shkonte sic duhet.
OSBE
sla askënd me shku dhe ngul këmb mu tërheq kufomat edhe pse okupatori serb
këmbëngulte ti quante terrorist dhe ti merrte kufomat, përfundimisht s'ia dolën
dot, gjithsecili nga dëshmorët kishte jo vetëm familjen afër por cilindo
shqiptar të Kosovës që e pati të mundur me marr pjesë në varrimin e këtyre
heronjve. Nga Prizereni deri në Landovic ishte vargu i të pranishmëve që u
organizuan në marrveshje me UCK-në, ku familjarët ishin të garantuar në
Landovic. Kolonën e ndal policia
serbe e aty pashë këmbënguljen e OSBE së
për të nderuar dëshmorët rrefen nje familjar. Bashk me OSBE-në rruga vazhdon
për përcjelljen e sigurt të gjithsecilit prej të pranishmëve hyn në fshatin
Piran për të marr rrugën drejt Pagarushës aty ishte një emocion i
jashtzakinshëm të gjithë shkollat kishin dal në rrugë me lule nw dorë duke i
hedh mbi kamionin duke nderuar dëshmorët. Ishte një përzierje emocionesh ishte
dasëm apo vdekje gjith kjo rrug e gjat gjith kjo kolon njerzish që na u
bashkangjitën dhe hedhja e luleve që ishte krejt befasi ngajnte sikur skenari i
ndonje regjizori tejet të suksesshëm. Kësaj rruge të gjat i erdhi fundi rreth
ores 3-4 pasdite arritëm në Pagarushë aty binde shi e borë bashk, ftoht dhe
gjat gjith rrugës për her të parë pash bunkerat e UCK-së. Kur arritëm akoma po qelnin varret e shokëve
të rën dëshmor rrefen nje tjeter famijar.
Kto
ishin Dëshmorët e 11 Marsit 1999 plot 27 vite më von dicka mundë të themi me
siguri Lulet e atij Marsi duhet të jen marsia e këtij kombi.
Ganimete Thaçi
11 Mars 2026