| E merkure, 11.03.2026, 06:01 PM |
Deri në vitin 1938 ishin vendosur gjithsej në Shqipëri 2655 familje emigrantësh nga Kosova e trojet shqiptare në Jugosllavi, me 10.887 frymë, të cilëve iu dhanë 60.071 dynymë tokë bujqësore, kryesisht shtetërore dhe një sasi e vogël nga tokat e shpronësuara të reformës agrare. U ndërtuan 2390 shtëpi të reja dhe riformuar 30 katunde.
Krejt ndryshe ishte qëndrimi ndaj emigrantëve në vitet
1948-1990. U përbuzën e denigruan. Për ta u ndërtuan 3 kampe përqendrimi në
Llakatund, Seman e Çermë. Shumë u dënuan dhe vuajtën heqje lirie në kampe pune
e në burgje.

Në foto shqiptarë nga Kosova të vendosur në Shqipëri në
vitet '30.