Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Engjëllushe Sheme Koltraka: Dhimbja shqiptare

| E merkure, 11.03.2026, 06:33 PM |


Dhimbja shqiptare

Nga Engjëllushe Sheme Koltraka

Ec e ec e s'ka të sosur

Dhimbja jonë e shqiptarisë

Nëpër shekuj është murosur

Në kalatë e Pellazgjisë.

Dhimbjet shqiptare janë të thella

Dhe kur ecnim nëpër rrëpira

Sa herë zgjuar rrinim tek shpella

Kur na suleshin egërsira.

Mbanim në dorë hunj e çomange

Lidhur në to thika prej guri

Nënat rrisnin fëmijët në pragje

Në ballë lufte rrinte burri.

Shqiptaria është raca njerëzore

Më e lashta në këtë tokë

Tipare ka cilësitë burrërore

Keto cilësi i ruan edhe sot.

Më të shenjtë kishte fjalën

Fjala e folur veç në shqip

Për të mbajt fjalën vriste djalën

Nuk e shkeli as në zgrip.

Jetesa bazohej tek gjuetia

Mësuan ta thanin edhe mishin

Thahej mani dhe qershia

Arroret i ruanin për dimrin.

Mësuan të regjnin lëkurët e qengjit

Të bëheshin të buta, veshje për fëmijë

Për gunë përdornin lëkurën e dashit

Të rrinin ngrohtë në borë dhe në shi.

Mësuan të fermentojnë rrushin

E zienin fort e nxirnin pekmezin

Nga rrushi nxirrnin edhe  mushtin

Me xixa stëralli zjarrin e ndezin.

Mësuan të fermentojnë kosin

Në rranën e qingjit e zinin djathin

Të shëndetshëm rrisnin cucën e vocin

Etjen e verës e shuanin me dhallin.

Ec e ec e s'ka të sosur

Loti ynë si një ujëvarë

Me.lot dhimbje kemi varrosur

Djemtë më trima luftëtarë.

Në vajtim mbushnim lotoret

Lotët rridhnin me rrëke

Në çdo kohë ranë dëshmorët

Për të mbrojtur të dashurin Atdhe...

Por më i hidhur ishte loti

Kur të merrnin fëmijën nga gjiri

Katilat morën dënim prej Zoti

Se ishin soj e racë qafiri.

Mbyt në lotë rënkoka shpirti

Kur na ndanë me vëlla e motër

Robi nga Zoti sytë i ngriti

Kur na ndanë tonën votër.

Na e ndanë në pesë llokma

Me ta ngopën shumë vampirë

I gjakosën trojet tona

I kafshuan pa mëshirë...

Por shqiptari i duron plagët

Plagët motrat ua lajnë me lotë

Me njeri tjetrin shtrëngojnë radhët

Me besim te i madhi Zot...

Dhe pse të copëtuar e ruajnë gjuhën

Që nënat ua mëkojnë  me qumështin e gjirit

Ndaj shqiptaria kurrë nuk hupën

Si nuk hup shkëlqimi i floririt.

Siç shperthen llava e vullkanit

Nga zemra e tokes del e zjarrté

Ashtu shpërthen zemerimi i shqiptarit

Me shëru këtë ndarje të gjatë.

Me shëru plagët e rënda

Veç në shqip këndohet kënga

Veç në shqip shkruhet poezia

Në shqip shkruaj vargjet e mia.

Se është Presheva tek Dardania

Dëgjoj zërin e Arben Preshevës

Sa e rëndë thotë është tradhëtia

Siç është dimri pas vjeshtës.

Kush na i ngriu krushqit e Lirisë?!

Bashkë me nusen i bënë kalllkan!

Ushton gjëma e tragjedisë...

Një kasap e bëri në Ballkan!

Moj Evropë, shëromi plagët

Që m'i hape pa mëshirë

Oqeani po i ngre dallgët

Padrejtësinë ka për ta fshirë.

Vjen një shpresë nga Çamëria

Po shëron plagën shekullore

Po rrit llastarët sot hardhia

Lulëzon limoni në bregore.

Është bërë gati Iliriada

Po zien Shkupi si dikur

Porsi shqiponja me flatra

Tek Ura e Gurit po ngre flamur.

Buçet zëri nga Ulqini

Kryeqytet e pati Teuta Liburne

Plavë Gucisë i çelet syni

Dhe Tivari plot me nure.

Kombit tim kush ia shëron plagët?!

Oqeani që po i ngre dallgët,

Që t'i hiqet nga shpirti idhnia,

Të bëhen një trojet e mia...

E nisa historinë qysh nga lashtësia

Si qëndroi gjaku shqiptar

Vazhdimësi ka historia

Nëpër shekuj qëndrestarë.

Gjaku i shqiptarit gjithmonë i zoti

Dhe pse përpiqet gurë më gurë

Përballon dallgët që sjell moti

E mban lart të shenjtin flamurë.

Flamurin që mbajti Gjergj Kastrioti

Nëpër dallgët e stuhisë

E lindi e rriti Trojvogjli

Ai i rriti krenarinë shqiptarisë.

Trojvogjlasit lidhnin shollat me gjalma

I bënë ballë ushtrisë së Anadollit

Nuk e lanë Europës, në kokë t'i vihej çallma

Europa sot na ka copëuar vatrën e trollit.

Po harron Evropa se Zoti ka bërë mrekulli

Ruan të arta toponime, hidrornime, oronime

Që ndodhen në tridhjetë e dy fiset në Iliri

Në dyzet malet e tokës sime.

Ec e ec nuk ka të sosur

Rruga jonë drejt Lirisë

Dhimbja gëzimin e ka prangosur

Prangos jeta e shqiptarisë.

Qoftë mallkuar kush hodhi firmë

Me shit trojet e vatanit

Tokë e qiell na e nxinë

Siç nxinë jetën e dibranit.

Sillem mbështillen në mendime

Dhe nga shpirti më del vrerë

Nuk shkohet jeta në poshtërime

Të bëhemi bashkë edhe një herë.

Në këto troje na vendosi Zoti

Që kur krijoi qiell e dhe

Ndaj na lakmon përbindësh ciklopi

E na lëshon shumë helm mbi ne.

Tash kaluan njëqind vjet

Shekulli fshin firma e plane

Ka ardhur dita e vërtetë

Me bashku tonat vatane.

Nuk guxon kush të firmos

Plane ndarje e ricopëtimi

Shqiptaria do t'i varros

Në gropë të zezë t'i mbuloj harrimi.

Ec e ec e nuk ka të sosur

Vrulli i dallgëve oqeanike

Që fshin çdo të marrosur

Për shqiptarinë sjell rreze drite.

Nga Uashingtoni e gjer tek Uillsoni

Bushi, Ollbrajti dhe Klintoni

Përbindëshve Trampi u thotë si ma doni

Lirinë popujve mos ua privoni!

Se unë jam betuar një ditë

Për popujt më të shtrenjta janë liritë...

Kokën do t'ia shtyp çdo përbindëshi

Çdo satani planet do t'ia prishi.

Danald Tramp, ty të bekftë fuqia e Zotit!

Bashko trojet e Gjergj Kastriotit!

Në përjetësi nuk do të shuhet lavdia

Përjetë në zemër do të mbëjë shqiptaria.

Në shqip po i përcjell urimet e mia

Se kështu më vlerë merr poezia

Se kështu më mirë i kupton shqiptaria

Për shqiptari e artë të jetë përjetësia.

Kështu këndoi De Rada edhe Fishta

Këndoi Migjeni për mjerimin e sytë e jeshilta

Me shkrime shqiptarinë e lartësoi Kadareja

Mbi kokë Diktatorit i ranë si rrufeja...

Në krahasim me ta unë jam e vogël

Përballë maleve jam si një kodër

Që nuk dua t'i shuhet blerimi

Si për gjithë shqiptarët, Atdheu është dhe i imi...

Ndaj nuk do të resht kurrë

Të këndoj për Atdhe e Flamurë

Për heronjtë e kombit që lartësuan bajrakun

Në themel lirie ata vunë gjakun.

Ec e ec e s'ka të sosur

Dhimbja ime udhë mbi udhë

Në çdo hap më e brengosur

Ballit i shtohet edhe një rrudhë.

Nga vetë shqiptarët do të vijë mrekullia

Shpirtit tim t'i lëhtësohet idhnia

Bashkë Iliriadë-Liburni-Çamëri-Dardani

Me të shenjtin flamur kuq e zi.

Tiranë, më 07/03/2026