Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Merita Abazi: Poezi dhe kujtime

| E merkure, 11.03.2026, 06:21 PM |


POEZI DHE KUJTIME NGA MERITA ABAZI

HEROLINDIT TIM

Je shkëndijë

kërcen nga zemra në dritë,

nga fjala në buzëqeshje,

nga lodra te ëndrra

Je zog i vogël i diellit.

Herolind

ti flet mbi krahët e fluturës

që pa lodhur

ndalesh në çdo zemër

Në duart e tua

çdo gjë bëhet lojë e gjallë,

dhe çdo mendim

bëhet si rreze qielli.

Në klasë,

tingulli yt i lehtë,

si lumë i vogël rrjedh,

rrugës drejt zemrave fëmijërore.

Herolind,

rritu siç rritet drita

padukshëm,

butë,

në botën tënde

të ngrohtë.

Gëzuar ditëlindjen, djalë i dritës!

Qofsh gjithmonë i lumtur

ti zëri i pastër i dashurisë

ec përpara me buzëqeshje!

Vocea pur? a iubirii
Mergi înainte cu un zâmbet!

LOTËT E MESNATËS - LAJME QË TRISHTOJNË

Kohët e fundit shpesh filluam.të dëgjojmë lajme vrasjesh. Viktimat kërkojnë ndihmë, por nuk e gjejnë. Në momentet më të rënda s'gjejnë shpëtim kështu i vrasin ose vetvriten. Rrugë tjetër nuk shohin. Qendra sociale asgjë s'bën. Tani pasi çohen e.ndizen gjakrat, nisin arsyetimet e llojit: është ankuar, pa dokumentacion pa shenja...etj etj të.tjera broçkulla. Po, tani pasi viktimat ndëruan jetë, çohen dhe bëjnë analiza, sikur të kishte qenë për herë të.parë. Dhuna vazhdon me ritmin e njejtë. E ç'mund të bëhet? Tani qendra sociale, policia, gjygjsori mund të ndërmer diçka sepse deri tani ka qenë e shurdhër. Asnjë qendër edhepse viktimat denoncojnë, policia nuk ka ndërmarë gjë sepse viktimat duheshka të shkojnë në shumë vende spitale, të marin vërtetime mbi dhunën...etj. Ligjet janë në rregull. Njerëzit, punëtorët e institucioneve rinë, nuk i përkrahin viktimat. Shteti duhet t'i ndjekë abuzuesit e vrasësit, t'i dënojë rëndë.për dhunë familjare. Në anën tjetër duhet të ketë institucione mbrojtëse ku viktimat mund të strehohen përkohësisht Ato njerëz që punojnë nëpër qendrat sociale, të ministrisë së punëve të brendshme dhe gjygjsori duhet të marin masa të repta, përndryshe dhuna do të.bëhet kurorë e krimit në këtë shtet. Viktima e denoncon rastin në polici. Ata heshtin. Fqinjët dënoncojnë se filani ushtron dhunë të madhe mbi të shoqen dhe askush nuk ndërmer asgjë. Viktima duke mos pasë rrugëdalje, kërcen me gjithë fëminë nga terasa e lartë dhe ndërrojnë. jetë mëmë e bir. Këtë vit, 2026 u kryen 4 vrasje, të dhunës familjare edhe përkundër kërkimit të ndihmës, në.momente të mos dëgjimit. A dihet të vdesin njerëzit ,të ritur e fëmijë, që të zgjohen institucionet shtetërore?!

SOT E HUMBA SHOQEN

E.dimë se jeta është shumë e bukur me të gjitha të mirat dhe të këqijat. Më pikëlloi lajmi për shkuarjen e shoqes sime në amshim. Nezafete Idrizi ishte një shoqe , e urtë, kur fliste qetë sytë e saja shkëlqenin kur më shihnin .Sa herë që shkoja në Tetovë, kërkoja pak minuta të shihemi e të bisedojmë. Jo për njerëz Jo për botë. Bisedonim për letërsi. Ajo lexonte dhe i kërkonte librat e mia. Pastaj diskutonim. Ishim një pesëshe shoqesh(Agimja, Nezafeti, Qezi ,Gjylja dhe unë)që kur shiheshim në Prishtinë kënaqeshim duke biseduar e shetititur..në Gërmi etj. Më tregonte për punën e saj si laborante në objektin që si shumë të.tjera sot nuk egzistojnë në Tetovë. Nuk ankohej, edhepse në sytë e saja dukej mungesa e familjes së madhe... ajo e kishte mbesën Lejlanë dhe nipat që ia gëzonin ditën, gjënë më të.çmuar. Tani më s'është. Humba një shoqe të mençur e zemërmirë. Shumë do të më mungojë.kur do të shkoj në Tetovë. Atje shiheshim, për një çaj, ëmbëlsirë ,e kafe. E dashura shoqe, prehu në paqe Ato/a që të.kanë.njohur përherë do të të kujtojnë me mall.

HYRJE NË BOTËN MAGJIKE TË PËRRALLAVE

Këtë shkrim do ta nis me pyetjen vetes: Përse përrallat i dua? Përgjigja ime: Sepse përralla kam dëgjuar në.fënijëri, kam lexuar dhe nisa t'u tregoj fëmijëve të mi. Kuptova diçka shumë.intetesante. Ato filluan ta zhvillojnë e pasurojnë imagjinatën e tyre. Duke më.parë.mua, edhe ato hynin në botën time magjike. Kënaqësia e tyre më.bëri që ta shfrytëzoj këtë metodë në.kohë kur nxënësit e mi nuk kishin litetaturë as shqip e as maqedonisht, e unë i lexoja në sërbokroatisht dhe ua tregoja si përrallë. Ajo ishte ora e parë. E dyta ishte analiza...Prandaj nxënësit e mi edhe pas aq shumë vitesh, nuk i kanë harruar veprat që ua kam treguar. Unë nuk u ndala së lexuari e as së treguari përralla. Edhe sot në.pension unë nëpër klasa të ulta, ato më dinë.,kërkojnë përrallë e unë gjej pak kohë që t'ua tregoj. Bota magjike e fëmijëve mbushet plot me kulla të.fildishtë, princër e mbretër, kuçedra e dragoj, të.ligë e të mirë..etj. Nipi im dy vjeç e gjysmë Dreni, shumë ka dëshirë t'i rrëzojë librat nga rafti i parë i bibliotekës sime. I do 6 librat e A.Çehovit, i mer, bën dikur lexon, i përqafon, mi' jep mua libra e unë i përqafoj duke i thënë se i dua shumë. Kështu duke i mbledhë më vonë, vura re edhe dy librat që dolën,.nën Çehovin. Ato u krijuan nën mbikëqyrjen e dr.Laura Papranikut ,"Gjyshja më ka treguar". Ajo kryeredaktore, unë redaktore. Dy librat janë me përralla të.mbledhura nga nxënësit e shkollave të Shkupit, Kumanovës dhe Dibrës.  Shkonim atje me Laurën herë me Puntorie Zibën shkrimtare,, e herë me Sihana Nesimin, arsimtare e gjuhës. Mikpritja qe shumë e ngrohtë. Laura e mirte fjalën hyrëse duke u treguar rolin e përrallave dhe duke u thënë që t'i shkrruajnë.përrallat që ua tregon gjyshja/i . Unë isha nana e përrallave. Unë u tregoja përralla Ata/o nxënës më dëgjonin me plot dashuri. Ishte kjo një nismë e Laurës dhe SHOQATËS PËR VEPRIM KULTUROR "DEA 22" ,Shkup. Sa me kënaqësi ndonjëri tregonte përrallën e gjyshit/shes dhe kështu na mbetën momentet e paharruara. Laura i përmblodhi këto përralla dhe u bënë dy libra, që ua dhuruam nxënësve që dhënë kontributin e tyre në formimin e librave. Prandaj sonte kur i vura re këto dy libra me përrallat tona fantastike, vendosa t'i postoj. Unë të gjithë nxënësve të klasave fillore ua rekomandoj t'i lexojnë këto përralla. Kënaqësinë do ta ndjejnë që.në faqet e para.

SOT MË 19 SHKURT 2026 - DITA BOTËRORE E GJUHËS AMTARE

Për nderë të.kësaj dite, prezantuesja e redaktorja e TV MTV2. zonja Aida Zyberi, më luti të shkojmë në shkollën fillore private "Jahja Qemal",ku fëmijëve, nxënësve të klasës së parë dhe dytë t'u tregoj përralla Po tri përralla me porosi edukative, duke e potencuar rolin jetësor të gjuhës së nënës. Disa voglushë recituan nga një poezi të shkurtër. Bashkarisht pak me pyetje e përgjigje e mbaruam orën të kënaqur edhe ata/o edhe ne. Gjuha amtare është. Identiteti i një.populli; është fjala e parë që e shqipton një.fëmijë.foshnje disa muajshe; është qumështi që na ushqen përditë: është rrezja e diellit që na nxe;.është qetësia e gjumit e ëndrrave të bukura...gjuha, me këtë lindim dhe shkojmë në retë qiellore... Jemi shqiptarë, e kjo gjuhë e gjallë na ka mbajtur me shekuj...dhe ne sot flasim e këndojmë, vajtojmë; është.gjuha e zemrës, e shpirtit ,e ndjenjave. S'kanë thënë kot shkrimtarët më të mëdhenj shqiptarë:

"Pra mallkue njai bir Shqyptari

q'i këtë gjuhë të.perëndisë

trashigim qi na la i pari

trashigim ai s'ia len fmis

edhe atij, po iu thaftë pa goja

q'i përbuzë këtë gjuhë hyjnore

n'gjuhë t'huj kur s'ashtë nevoja

flet e t'veten e len pas dore...

Gjergj Fishta "Gjuha shqype"

NJË LETËR DHE NJË TAKIM ME LINËN

Këtë pikturë dua ty ta dhuroj per ketë dite, 14 shkurtin. E dashur je një poete e veçantë. Kam deshirë ketë, ty ta dhuroj me plot dashuri. Çdo herë që të shoh kudo qoftë më bën të lumtur goja yte që vetëm ëmbël flet. Të përshëndes. LINA" Ishte kjo një befasi. për herë të parë për këtë datë mua më kërkon një adhuruese e imja, e cila më kërkoi takim. Të  yja shkëmbyem dhuratat njëra tjetrës .Lina mua FILIGRANIN dhe një libër për punimet e saja me filigran, unë asaj veprat :"Pranverës ia fala dashurinë, dhe romanin "Takim Rasti".  Më e mira dhe e bukura ishte se i kisha afër si përherë nxënësen time Mejremen dhe takimi i beftë me nxënësen e time shumë të mirë në gjuhë dhe letërsi , asokohe në gjimnaz,në Rolanda Prevalla Kadriun. dhe shoqëruesen e saj prof. Cihan Ahmed. Kjo ishte një kënaqësi që s'mund ta përshkruaj ndryshe.

           Libri me novelën "Nusja e palumtur" e shkruar nga shkrimtari i mirënjohur, Durësak që jeton në Itali, më arriti sot me postën e shpejtë nga Tirana me gjithë librin tjetër, "Borë mbi degët e Mimozës", një antologji i bashkimit të poezive të poetëve/ eve nga vende ku jetojnë e krijojnë. Një hap shumë i guximshëm i autorit. Libri tjetër, dhuratë nga autori, mua si pasionante e leximit është novela "Nusja e palumtur" ,në të cilën jam një ndër recenzentët e tij. Nuk munda ta lexoj e të mos shkruaj. Një rrëfim i trajtimit të femrës sonë në të kaluarën, një revoltë e një zymtësi e së.kaluarës historike, trajtimi i femrës si një mall që lirisht mund ta shesin e blejnë, ta grabisin e dhunojnë, një ndjeshmëri femërore përballë një bote të egër e të pacivilizuar mashkullore në atë kohë. Shkurt do ta preferoja ta lexojnë të rinjtë e sotëm e të bëjnë një krahasim të dy kohërave, të trajtimit e zhvillimit, arsimimit e edukimit të femrës sonë. Faleminderit zotëri Rifat për këtë.dhuratë. Libri për mua është i shenjtë.

18 Shkurt 2025. Sot pas një takimi të ngrohtë, me mësueset, punëtore të njohura shumë vjeçare, penzioniste të arsimit në Shkup, po sa u ktheva më pritte një befasi e këndshme. Një pako e dërguar nga Tirana, me dy libra dhuratë. Nga shkrimtari i mirënjohur shqiptar poet, eseist , novelist e romancier, zotëri Rifat Ismaili Antologjia poetike e dimrit" Borë Mbi degët e Mimozës", ku jam e përfaqësuar me dy poezi të mia "Borë erdhe" dhe "Valsi i jetës". Duke e shfletuar e lexuar këto poezi në këtë libër, vure re një ndjeshmëri të lartë, varg të bukur e porosi për lexuesit dashamirë të poezisë. Poetët këtu me poezitë e tyre i ngjajnë një druri me një trung e degë me ngjyra të ndryshme, por që të gjithë i bashkon një rrënjë, një ushqim që u jep jetë, gjallëri e frymëzim për të krijuar një letërsi të mirëfilltë. E gjithë kjo, falë zotëri Rifat Ismailit, qëllimi i lartë i të cilit është të bashkohen pendat krijuese nga trojet shqiptare, ku flitet e shkruhet shqip. Një falenderim në emrin tim personal e gjithashtu në emrin e të gjithë poetëve/teve të përfaqësuar/a në këtë Antologji.

ORA E MADHE LETRARE NË OBILIQ

Sot, më 7 shkurt të 2026, që në mëngjez herët u nisëm me bashkëudhëtaren time Mejreme Kajolli Tushën për në Prishtinë, e prej aty në Obiliq, me ftesën e shkrimtarit zotëri Fadil H. Currit, Në orën e madhe "100 POETË PËR NDRYSHIM" me ndihmën e komunës së Obiliqit, u tubuam mbi 50 poetë anë e kënd trojeve shqiptare, qytete e fshatra të Kosovës, dhe ne dy poete nga Shkupi. Ishte edhe poeti i njohur kosovar zotëri Syhejl Havolli i cili ma dhuroi librin e tij të fundit "Dielli mbi qepalla,sikurse edhe unë ia dhurova romanin "Takim rasti"dhe përmbledhjen e poezive "Pranverës ia fala dashurinë" ", ,e një mysafir poet i ardhur nga Kanadaja ,zotëri Mustafa Ismaili, zoti Ahmet Pllana, zoti Ruzhdi Gashi, zoti Enver D Sahitii cili gjithashtu më dhuroi librin e tij të.fundit ""Libri i harruar", , zoti Zymer Halili, Zoti Fazli Ferati, , zoti Bekim , Kelmendi , zonjat Shpresa.P, Nazmie. Xh., Ferdane P, etj. Të gjithë duke i lexuar poezitë i shprehëm Kosovës tonë fitoren e pavarësisë , duke uruar që kur kjo pishë që flakëron me krenari të mos shuhet. Unë e lexova poezinë time "KOSOVË TRUNG PELLAZGO- ILIRE." Me mikëpritje të madhe na nderuan duke na dhënë nga një libër antologjie me poezitë tona dhe mirënjohje ndërsa nga ana ime ia dhurova zotëri Fadil H. Currit dy librat e mi, romanin "Takim Rasti "dhe përmbledhjen me poezi "Pranverës ia fala dashurinë", plus na gostitën me darkë, e kafe. Na përcollën me përshëndetjet : "mirupafshim shpejt në tubimin e radhës". Të hënën, dje në 2 shkurt 2026 kur hymë në.klasë, mësuesja e dashur Lume ia uroi Herolindit ditëlindjen me një mjeshtri shumë të bukur dhe interesante. Krejt fëmijët morën pjesë. Unë atëherë , e prekur edhepse pa plan u drejtova me fjalët:" Të dashurit e nanës, pëllumbat e mi, për ditëlindjen e Herolindit ,nana do t'ju dhurojë një përrallë të bukur".  Ishte një kënaqësi e dyanëshme.