| E marte, 10.03.2026, 06:50 PM |
Milazim Zeqiraj
Mesazhi
i memorialit të dëshmorve
Në
përvjetorë,
memorialet
sikur na flasin nga toka,
si
roje e pragut të shtëpisë Kosovë.
Mesazhi
i heshtur i lapidarit,
është
edhe thirrja jonë.
Politikanë,
gjuhën e gurit kush ua mësoi,
që
njëri-tjetrin me fjalë të përgjakura ta ofendoni.
Bashkëpunimi
për vendin
është
burrëri dhe patriotizëm.
Është
koha t'i zgjidhim problemet,
sepse
nuk kemi kohë:
vendi
duhet ndërtuar.
2.
Bisedimet
tuaja në Evropë
janë
gurë mbi plagët tona,
duke
lënë vragë në zemrat tona.
Me
këto bisedime
punët
na janë lidhur nyjë.
Jemi
lodhur:
njëri
ikte, tjetri vinte,
por
nyja e Kosovës mbetet aty,
ndoshta
edhe me fajin tonë.
3.
Kosova
është zë, dhimbje dhe plagë.
Me
armikun duhet biseduar,
derisa
plagët të mbyllen.
Koha
e stuhive ka kaluar,
dielli
i lirisë po na ngroh.
Mikut
i tregohet qëllimi,
armikut
– vendosmëria.
4.
Nyjet
e historisë nuk zgjidhen me grindje,
por
me mendje të bashkuara.
Në
çdo fjalë, në çdo marrëveshje
veproni
me maturi dhe dinjitet,
sepse
historia do t'ju gjykojë
sipas
vendimeve që merrni.
Mars 2023