| E enjte, 26.02.2009, 10:34 PM |
”Ndjehem krenar dhe i priviligjuar, që të hap turnirin e Parë të Pavarësisë së Republikës së Kosovës pas 17 viteve me turnire tradicionale”, tha z. Hysen Ibrahimi në fjalën e tij të hapjes.
Hysen Ibrahimi, Kryetar i KF ”Kosova”-Båstad dhe Kryetar i LDD-së Dega në Suedi
Pas intonimit të himnit Kombëtar dhe atij Dardan ”Kur ka ra Kushtrimi n’Kosovë” hapjen e Turnirit të Parë të Pavarësisë së Republikës së Kosovës, e bëri z. Hysen Ibrahimi, Kryetar i KF ”Kosova në Bostad, kordinator i Juris Organizative të Turnirit, Kryetar i Lidhjes Demokratike të Dardanisë Dega në Suedi, dhe veperimtar i dalluar i çështjes Kombëtare.
Ai ndër të tjera tha: ”Ndjehem krenar dhe i priviligjuar, që të hap turnirin e Parë të Pavarësisë së Republikës së Kosovës pas 17 viteve me turnire tradicionale. Turniri i parë i organizuar me shqiptarë në Suedi, pikërisht ka qenë Komuna e Båstadit në vitin 1992 me rastin e ”2 Korrikut” dhe kam pasur nderin që të jem në krye të atij organizimi, e ja pra pas 17 vitesh mund dhe sakrifica ja dolëm që ne të gjithë së bashku me bashkëpunëtorët e mi në fushën e sportit, si Sadri Mustafa, Avdulla Pllana, Rrahman Rrahmani, Ramadan Bajrami –Dani, (tani me banim në Gjermani), Ali Rexhepi, Hysen Ahmeti, Sami Kajtazi, Mursel Shkupollin, e shumë bashkëpunëtor të tjerë, ja dolëm që të organizojmë edhe Turnirin e parë të Pavarësisë së Republikës së Kosovës. Dua që të u jemë mirënjohës të gjithë lojtarëve pjesëmarrës të ekipeve. Deri më tani kemi shpërnda kupa dhe medale ku për secilin turnir i kemi shpërnda më së paku nga 50 copë, e qe 17 vite, gjithsej kemi shpërnda afër 1.500 medale dhe kupa. Kurse gjatë këtyre turnireve të lartëpërmendura kemi shpërnda edhe ”Mirënjohje” për Deputet të paralemanetit Suedes, analist, priftërinjë, njerëz të vullnetiti të mirë të cilët e ndihmuan Kosovën, e po ashtu edhe shqiptarë të cilët dhanë kontribut të suksesshëm për Pavarësinë e Kosovës. Të tilla ”Mirënjohje” i kemi shpërnda mbi 50 copë. Është një punë kolosale e organizuar gjatë 17 viteve vetëm në fushën e sportit. Unë u’a urojë njëvjetorin e Pavarësisë së Kosovës. Urime dhe GËZUAR, përfundojë në fjalën e tij z. Hysen Ibrahimi, i cili u mirëpritë me duartrokitje frenetike nga të pranishmit.
Në Båstad të Suedisë, në praninë e 20 ekipeve shqiptare e disa edhe të përzjera me lojtarë nga nacionalitete të tjera, u mbajtë Turniri i Parë për nderë të njëvjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës. Në hallën e sporteve përplot me shikues dhe anues të ekipeve që kishin ardhur për të përcjellur lojët e ekipeve të tyre dhe për të anuar për ato. Turniri i organizuar nga Klubi Futbollistik ”Kosova” në Båstad, zgjodhi Jurinë Organizative në përbërje: Hysen Ibrahimi, kryetar, Xhavit Smajli, Bashkim Shala, Rrahman Rrahmani, Avdullah Pllana, Sadri Mustafa, Xhevat Sallahu, Halim Hoti, Avdi Rama, Arif Zejnullahu, të gjithë anëtarë të Jurisë Organizative. Ishte i zgjedhur edhe z. Osman Ahmetgjekaj, por ishte për vizitë në Kosovë, për njëvjetorin e Pavarësisë së Kosovës dhe nuk mundi të marrë pjesë, por që e përshëndeti Turnirin.
Ky turnir ishte tradicional për nderë të ”28 Nëntorit” Ditës së Flamirit, por tani i erdhi radha e ”17 Shkuritit” Ditës së Pavarësisë së Republikës së Kosovës.
Hapjen e turnirit (është tradicionale të fillojë nga e ardhmja e jonë, rinia) e filluan me lojë dy ekipe nga të rinjët shqiptar nga mosha 12-14 vjeç, ekipi Shqipërija dhe Kosova. Ishte lojë e shkëlqyer dhe u mirëpritë me duartrokitje frenetike. Të gjithë lojtarët e dy ekipeve muarën medale për pjesëmarrjen e tyre, që i udhëhoqen Muhamet Berisha dhe Driton Rrustolli.
Në këtë turnri që ishte i pasur me lojë të bukuar duke dëshmuar artin e sportit në fushën e futbollit, me afër 50 lojë, përfundojë me sukses.
Vlenë të theksohet se Juria ka hasur gjithëherë në kompromis të plotë sidomos gjatë zgjedhjes së lojtarëve të mirë, portjerëve të mirë dhe ekipet e disiplinuara, sepse vërtetë të gjitha ekipet kanë qenë të disiplinuara.
Mirënjohjet i shpërndau z. Hysen Ibrahimi, kordinatori i Jurisë së bashku me të gjithë anëtarët e Jurisë Organizative të Turnirit.
Rezultatet:
Katër vendet e para:
Vendin i parë „Rinia 1 Falkeneberg“
Vendi i dytë Helsinborg
Vendi i tretë ”Pavarësia” Hyltebruk
Vendi i katërt ”FC Ängelholm
U zgjodhen tri ekipet më të disiplinuara:
-”FCZ Mark” Göteborg
-”Ibrahim Rugova” Alvesta
-”Kosova” Båstad
Tre lojtarët më të mirë:
-Faton Rexhallari ”Rinia 1” Falkenberg
-Andre Hübrea (gjerman) Helsinborg
-Senad Hakaj ”Pavarësia” Hyltebruk
Dy portjerët më të mirë:
-Yll Ramadani ”Rinia 1” Falkenberg
-Arben Meholli Helsinborg
Ekipi për fer pley, me 5 medale u zgjodh:
-KF ”Kosova” Skara
Tre referët më të mirë me nga një kupë:
-Mursel Shkupolli
-Xhevat Grabanica
-Riza Muriqi
Lojtari veteran i këtij turniri u zgjodhë:
-Rrahman Rrahmani, KF ”Kosova” – Båstad
Kurse me një kupë u nderua sponsori gjeneral i këtij turniri:
-Robert Hoti.
Prania e publikut çdo herë e bënë madhështore, sepse animi i tyre e elektrizon lojën duke qenë më me rezultatet.
Këtë turnir me plotë sukses e udhëhoqën referët: Mursel Shkupolli, Xhevat Grabanica dhe Riza Muriqi, të cilët vërtetë ishin të mirë.
Pas përfundimit të Turnirit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës, u organizua një mbrëmje festive me muzikë live për të gjitha ekipet pjesëmarrëse dhe rini e familjar që ishte përplot e mbushur lokali dhe ishte e vështirë që ti zej të gjithë ata të interesuar.
Edhe në mbrëmjen festive ju dha fjala z. Hysen Ibrahimi, i cili u’a urojë njëvjetorin e Pavarësisë së Republikës së Kosovës, duke ju dëshiruar që kështu të bashkuar si vëllezër t’i manifestojmë festat tona Kombëtare. Po ashtu z. Hysen Ibrahimi, i’a dorëzojë kupën sponsorit gjeneral të organizimeve z. Robert Hotit e cila u prit me duartrokitje.
Në emër të Jurisë Organizative:
Avdi Rama, anëtar i Jurisë.
Mediat dhe gazetat Suedeze i dhanë rëndësi Turnirit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës.
_____________________________________________________________
http://hd.se/skane/2009/02/15/kosovo-firades-med-fotboll-och/