| E diele, 08.03.2026, 06:54 PM |
Krizat politike si gurë pengese, Kosova nuk ka kohë për të humbur
Nga
Gjon Keka
Zhvillimi
i situatës politike në Kosovë ka marrë një kthesë që justifikon shqetësim
serioz. Nuk ka mungesë shenjash për këtë, shihet qartë se ata që merren me
politikë dhe qeverisjen e vendit në Kosovë nuk po arrijnë të kuptojnë thelbin e
politikës si art dhe kompromiseve të domosdoshme. Disa vajtojnë krizën që ka
shpërthyer, deklarojnë se duhet bërë shumë energjikisht dhe urgjentisht, por,
meqenëse nuk specifikojnë se çfarë duhet bërë, ata qëndrojnë të pafuqishëm para
krizës. Të tjerë ngushëllohen duke numëruar arritjet e tyre, siç pretendojnë
ata, të shumta dhe të konsiderueshme në qeveri dhe parlament, dhe duke treguar
shumicën e supozuar parlamentare dhe respektimin e parimeve të demokracisë dhe
ligjit e kushtetutshmërisë. Duhet pranuar se kjo punë e merituar, nëse jo
tërësisht, ka kontribuar në situatën aktuale. Shumica parlamentare e ka provuar
veten herë pas herë si pakicë në votime të rëndësishëm dhe ekzistenciale për të
ardhmen e Kosovës në mënyrë që të evitoheshin krizat dhe hyrja me dy këmbë në
lloqin e krijuar nga gjithë akterët politikë sëbashku.
Nga
ajo që u pa sëfundi me rastin e zgjedhjes për president ose presidente dhe
dështimit për të krijuar kuorumin e nevojshëm ,përfshirë zëra të shumtë nga të
dy krahët e shfaqën fytyrën e vërtetë të tyre se ata në fakt dëshirojnë
vazhdimin dhe intensifikimin e vazhdueshëm të politikave që krijojnë krizën;
por duhet ditur se një përsëritje e krizave të tilla dhe moskorrigjimi e
vetëdijësimi i klasës politike dhe qeverisëse në vend do të mund shumë lehtë
Kosova të kalojë nga një shtet i vogël në rritje e forëcim në një grusht-shteti
që do të hedhte Kosoven në konfuzion të maadh saqë do të mund të lëkundte edhe
bazat ligjore deri edhe te pengesat për funksionimin e rregullt kushtetues të
vendit. Të gjithë duket se bien dakord se ekziston një krizë serioze politike
dhe nuk është hera e parë kjo dhe se shteti i Kosovës kërkon një politikë të
fuqishme qeveritare, e cila, megjithatë, duhet të marrë masa të rëndësishme pa
vonesë,përndryshe apetite për t'u ushqyer vazhdimisht nga krizat do të rriten,
nëse nuk ndalen specialitete në tavolinën politike dhe lojërat e atyre që nuk e
njohin artin e politikës dhe kompromisit.
Askush
nuk e ngrit zërin se këto lëvizje të brendshme në Kosovë, nga të cilat lindin
rreziqe për shtetin e Kosoëvs dhe të ardhmen e saj si dhe shoqërinë aktualisht,
ka të ngjarë të kishin mbetur thjesht faza në zhvillimin e një shteti që duhet
pranuar, është mjaft i veçantë në shumë aspekte, nëse pushtetarët e Kosovës do
t'i kishin njohur dhe adresuar ato me kujdes në kohën e duhur. Përmes
keqmenaxhimit, përmes kënaqësisë dritëshkurtër me qëllimet e vogla të një
politike qeveritare të pamatur, ato janë shndërruar në rreziqe serioze që
kërcënojnë si shtetin e Kosoëvs ashtu edhe kushtetutën dhe të ardhmen e saj në
rrugën e natyrshme europiane.
Në
kundërshtim me natyrën e shtetit të Kosovës, i cili, si pak të tjerë, kërkon
për prosperitetin e saj një zhvillim të kujdesshëm, por të pandërprerë, të
bazuar në reforma të shëndosha, qeveritë e Kosovës në këto dekada të fundit e
konsideruan detyrën e tyre kryesore të ndërmerrnin masa të vogla, paliative,
madje edhe në çështjet më të rëndësishme, që dukeshin se ofronin lehtësim të
përkohshëm. Kjo dukej më e lehtë sesa gjetja e një zgjidhjeje të plotë për një
kohë të gjatë, e cila në përgjithësi do të kërkonte rrugën e vështirë të
legjislacionit,të ndryshimeve kushtetuese në rastin e zgjedhjes së presidentit
direkt nga populli si dhe seriozitetin moral dhe vendosmërinë e qartë nga ana e
atyre që ishin dhe janë tani në pushtet.
Nevojat
e rëndësishme dhe afatgjata të shtetit dhe shoqërisë së Kosoëvs u neglizhuan,
madje u keqpërdorën për qëllime të përkohshme dhe të vogla politike - një
politikë e tilë joserioze, pa vizion e pa urtësi në mënyrë të pashmangshme çoi
në mosfunksionim serioz politik dhe shkaktojë kriza të herë pas hershme. Gjatë
kësaj periudhe, lindën probleme të reja. Shteti i Kosovës më në fund ra në
gjendjen e mjerueshme në të cilën ndodhet aktualisht. Në një kohë kaq të
turbullt globale Kosova si shtet do të duhet të ishte vigjilente ,plotë mend,
kujdes e vëmendje ,sepse askush nuk ka kohë të merret me lojërat e saj dhe
krizën e saj, bota demokratike tani është në dhimbjet e lindjes së Rendit të ri
ndërkombëtar dhe deri sa t'i vendosen këmbët këtij Rendi, Kosova do të duhet të
qëndronte e fokusuar në bashkëlindjen e këtij Rendi të ri ndëkombëtar që edhe
ajo të ketë zë diku aty nëse dëshiron të jetë pjesë e dinamikës së botës
demokratike dhe të civilizuar.
Me
këto kriza të njëpasnjëshme politike Kosova si shtet po bëhet tokë e
përshtatshme për krizë,kaos dhe vendënumrim. Krizat politika janë si gurë
pengese që ndalin zhvillimin normal dhe shpejtësin e integrimit të Kosovës në
Bashkimin Europian , anëtarësimin në NATO dhe organizata tjera ndërkombëtare.
Kosova nuk ka kohë për të humbur, jo një ditë, por asnjë sekond e lëre më javë,
muaj e vit.
Më
shumë se çdo shtet tjetër, Kosova si shtet e shoqëri ka nevojë për një sistem
politik e ligjor të palëkundur, të paprekur nga çdo konsideratë politike e
partiake dhe apetiteve të saj të mëdha apo të vogla.
Një
shtet apo shoqëri sikur është Kosovë tani në këtë situatë tregon se ajo po
bëhet një fenomen në historinë politike të saj që prodhon kriza,kaose,
mosgatishmëri të pushtetarëve dhe të disa akterëve politik në vend për të qenë
miq të jetës kushtetuese etj.