| E diele, 08.03.2026, 06:02 PM |

MËSUESJA ARTISTE
Albert HABAZAJ
Ikin vitet, fluturojnë
Gjashtëdhjetë e gjashtë sot,
Pleqërinë nuk e kuptojmë
Një fjalë që s'e themi dot.
Gjashtëdhjetë e gjashtë vite
Shpresa Kapo Çelaj mbush
Në furtunë e shkëlqim drite
Udhëtoi jo si shumë kush.
Me grupin tonë të zemrës
10 Shqiponjat e Tërbaçit
Lart ia ngritët vlerat këngës
Këngës labe - vetë ilaçit.
Me familjen - mbretëreshë
Si mësuese - prind i dytë,
Me shqipet - labçen hyjneshë
Ta duam si të dy sytë.