| E enjte, 26.02.2009, 08:22 PM |
Demir KRASNIQI
Parodi popullore kushtuar mixhës KEK-së:
DO T’ I KALLIM FITILAT E LLAMBËS
Do t’ i kallim fitilat e llambës –
Tej t’ i shesim prodhimet e naftës !
Do t’ a kallim dushkun e Prishtinës –
Tej t’ i zbrazim pompat e benzinës !
Do t’ i kallim llambat e vajgurit –
Do t’ jetojna si n’ kohën e gurit !
Do t’ i kallim boçat e koftorët –
Tej t’ i shesim krejt gjeneratorët !
Do t’ i kallim shpijat dhe pallatet –
Tej t’ i shesim t’ gjitha agregatet !
Do t’ i kallim kërcyet e fierit –
Tej t’ i shesim prodhimet e qirit !
Do t’ i kallim fitilat e fenerit –
Tej t’ a çmendim popullin prej territ !
Do t’ i rrëzojna gjithë blloqet për toke –
Tej t’ ia u qesim popullit mentë prej koke!
Do t’ i marrim sqepat e lejlekut –
Do t’ ia shpojna kazanat e KEK-ut!
Do t’ ia shpojna birat e kazanit –
Tej ta shesim naftën e Iranit !...
Do t’ i rrisim çmimet edhe rrymën –
Tej t’ ja u ndalim popullit edhe frymën !