| E shtune, 07.03.2026, 05:00 PM |

INTERVISTË ME POETIN, PËRKTHYESIN DHE PUBLICISTIN BAKI YMERI
EKSKLUZIVE NGA GËZIM MARKU
Baki
Ymeri u lind më 1 gusht 1949 në Shipkovicë, në një familje me tradita kulturore
dhe kombëtare. Babai i tij, Ajvaz Voka, ishte veprimtar i njohur i kolonisë
shqiptare në Bukuresht, ndërsa nëna, Aurelia Ymer Voka, ishte rumune nga
Transilvania. Qysh në moshë të re, Baki Ymeri u lidh ngushtë me gjuhën dhe
kulturën shqiptare, duke e përvetësuar me pasion gjuhën e prejardhjes së babait
të tij.
Ai
kreu studimet në Gjuhë dhe Letërsi Shqipe në Universitetin e Kosovës në
Prishtinë (1969–1973). Për shkak të ndjekjes nga regjimi komunist i
ish-Jugosllavisë, Baki Ymeri u arratis në Rumani, ku vazhdoi specializimet në
Vjenë (1974) dhe Bukuresht (1975). Aktiviteti i tij letrar dhe publicistik, i
përqendruar në përhapjen e letërsisë shqipe dhe mbrojtjen e çështjes shqiptare,
e bëri atë objekt të ndjekjes dhe arrestimit politik. Në vitin 1976, u dënua me
gjashtë vjet burg nga Gjykata komuniste e Qarkut të Shkupit për “bashkëpunim në
veprimtari armiqësore kundër bashkësisë socialiste jugosllave”.
Për
më shumë se tri dekada, Baki Ymeri ka kontribuar në letërsinë shqipe dhe rumune
si poet, përkthyes, eseist dhe publicist. Që nga viti 1971, ai ka përkthyer
letërsinë shqipe në gjuhën rumune dhe anasjelltas, ka publikuar qindra artikuj
mbi diasporën shqiptare dhe ka nxjerrë dokumente origjinale të shoqërisë
kulturore “Drita”. Ai është autor i disa librave origjinalë dhe të përkthyer,
duke përfshirë poezi dhe monografi mbi diasporën shqiptare.
Përveç
veprimtarisë letrare, Baki Ymeri ka qenë një mbrojtës i vendosur i të drejtave
të shqiptarëve në Kosovë dhe Maqedoni. Ai ka marrë pjesë në simpoziume
ndërkombëtare për të drejtat e njeriut dhe ka qenë aktiv në organizatat
kulturore të diasporës shqiptare në Rumani, duke themeluar Shoqatën e Miqësisë
Rumuno-Shqiptare dhe duke redaktuar revistën “Shqiptari / Albanezul” në
Bukuresht.
Për
kontributin e tij, Baki Ymeri është anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve të
Rumanisë, ka marrë mirënjohje të shumta dhe është nominuar nga Instituti
Biografik Amerikan si “Njeriu i Vitit 2001”. Ai vazhdon të jetojë dhe të
krijojë në Bukuresht, duke përhapur vlerat letrare dhe kulturore të Kosovës dhe
shqiptarëve, si dhe duke mbështetur bashkëpunimin dhe paqen në Ballkan.
Baki
Ymeri mbetet një figurë e shquar e letërsisë shqiptare dhe e veprimtarisë
atdhetare në diasporë, duke bashkuar përmes fjalës së tij krijuese trashëgiminë
kulturore me përpjekjet për drejtësi dhe liri kombëtare.
Në
këtë intervistë ekskluzive për revistën “Zemra Shqiptare”, ndajmë një bisedë me
poetin, përkthyesin dhe publicistin Baki Ymeri. Figurë e respektuar e letërsisë
shqipe dhe rumune, z. Ymeri ka ndërtuar një karrierë të jashtëzakonshme si
krijues, intelektual dhe aktivist, duke përfaqësuar me dinjitet çështjen
shqiptare në diasporë dhe duke kontribuar në ruajtjen e identitetit kulturor të
shqiptarëve në Rumani e më gjerë.
Nga
fëmijëria në Shipkovicë dhe studimet në Prishtinë, deri te përpjekjet për të
përhapur gjuhën dhe kulturën shqipe në Bukuresht, jeta e Baki Ymerit është një
histori e mbushur me sfida, përpjekje dhe përkushtim. Përmes fjalës së tij
krijuese, ai sjell kujtime personale, reflektime mbi ngjarjet historike dhe
vizionin për rolin e diasporës e të letërsisë në ruajtjen e identitetit
kombëtar dhe promovimin e paqes.
Në
këtë intervistë, z. Ymeri ndan kujtime nga fëmijëria, eksperiencat si student
dhe ndikimin e kulturës së dyfishtë në formimin e tij, si dhe rrugëtimin e
gjatë si poet, përkthyes dhe veprimtar i përkushtuar për shqiptarët, duke
ofruar një pasqyrë të angazhimit të tij për kulturën, identitetin dhe
bashkëpunimin ndërkulturor.
GM: Cilat janë kujtimet
më të paharrueshme nga fëmijëria juaj në Shipkovicë?
BY:
Shipkovica ku u linda para 77 vitesh, sipas Dr. Luan Topçiu, konsiderohet si
Palca e Shqipërisë. Ajo është vendlindja ime që shtrihet në një shpat të ri të
Sharrit plak. Atje e kisha shtëpinë e ngritur në vitin 1937, çatia e së cilës
është e mbuluar me pllaka franceze, e cila tashmë është duke u shembur. Këtë
godinë ia kam falur nipit tim, Lulzim Ramadani. Kujtimet nga fëmijëria ime në
Shipkovicë janë të panumërta dhe të paharrueshme. Atje e kreva shkollimin
fillestar. Njerëzit që më kanë mbetur në kujtesë janë prindërit e mi, babai
Ajvaz Voka dhe mamaja Aurelia Graur, një rumune me origjinë katolike e lindur
në një fshat të Transilvanisë, e martuar me babain tim dhe e ardhur në
vendlindjen time (1941). Pse u shpërngulën nga Rumania? Sepse babai im ishte
activist i lëvizjes legjionare, e udhëhequr nga Mareshali Ion Antonesku dhe
Horia Sima. Njerëzit që më kanë mbetur në kujtesë janë arsimtarët Murtezan
Katzadei dhe Shaban Rushani, profesorët Qerim dhe Musa Sinani, Xhevahir Spahiu,
Sami Hoxha, Abdullah Kajragdiu etj.
GM: Çfarë kujtimesh keni
nga jeta studentore dhe atmosfera kulturore e sociale në Prishtinë gjatë viteve
tuaja të studimeve?
BY:
Interesante, e bukur dhe e paharrueshme është jeta ime si student në
Universitetin e Kosovës në Prishtinë, në një ambient social, me profesorët dhe
librat e Andon Zako Çajupçit, Migjenit,
Sterjo Spases, Nonda Bulkës, Thoma Kacorit etj. Thoma Kacorin e kam njohur
personalisht, duke e vizituar në apartamentin e tij në Sofje. Bashkëshortja e
tij ishte bullgare e shqiptarizur, siç ishte edhe mamaja ime, rumune e
shqiptarizuar, e cila kur errdhi në Shipkovicë, u mahnit me pamjen e vashave
shqiptare me gërsheta dhe fizionomi që shëmbëllenin me femrat rumune.
Metaforikisht, mamaja ime e përvetësoi gjuhën shqipe Brenda një nate!
Aktivitetet e mia kulturore ishin të shumëllojshme, të panumërta dhe
mbresëlënëse.

GM: Si u përjetua në
familjen tuaj bashkëjetesa e dy kulturave dhe gjuhëve të ndryshme, duke pasur
baba shqiptar dhe nënë rumune?
BY:
Faleminderit për pyetjen! Familja shqiptare është një institucion i shenjtë. Në
gjirin familjar flisnim edhe shqip, edhe rumanisht. Traditat e të dy palëve
ndikuan në formimin e personalitetit tim. Por, sa i përket konfesionit fetar,
po shtoj faktin se nje pergjegjesi te madhe e te jashtezakoneshme kane qeverite
dhe politika e Tiranes zyrtare dhe e Prishtines, te cilat jo vetem jane
dorezuar, kane ngritur duart lart perpara klerit fetar, por edhe bashkepunojne
me ta "per te qene afer zotit"! Se si mund te jesh afer zotit me
ndermjetesine e ketyre krimineleve udheheqes fetare te veshur me xhyben e fese
perkatese, te krishtere apo islame, e dine dhe e kuptojne vetem politikanet qe
e perdorin fene si aleate per te marre votat e per te qendruar ne pushtet. Edhe
pse xhamitë kanë lindur si këpurdhat pas shiut, feja e shqiptarit është
Shqiptaria. Shqipetarët medioker, te zhytur ne analfabetizem dhe veshtiresi te
medha ekonomike, te krijuara nga sistemi i pabarazise sociale, i shtypjes e
shfrytezimit, i sheqerosur me termin "demokraci" pa demokraci te
vertete, jane kthyer ne ushtare te Arabise, Neootomanise, te Serbise e te
Greqise, ne haxhiqamilas myslimane e "haxhiqamilas" te krishtere,
kunder interesave te popullit e te atedheut e nuk arrijne te kuptojne se keshtu
jane edhe kunder familjes e vetes se tyre.
Per
keto kerrcenime e shqetesime, deri edhe ndaj pjesetareve te familjeve te
atedhetareve, si ne rastin e te nderuarit, atedhetarit Nusret Pllana, jane
teresisht te papranueshme per cdo norme morale e ligjore te cdo vendi ku keta
"shqipetare" kerrcenues, "trima" te fese veprojne.
Pergjegjesia per "lirine" e trimave qe mbrojne "fete e tyre
paqesore", ne rruge te tille, jane edhe mbi shtetin, organet e drejtesise,
te cilat nuk veprojne me ligj kunder kesaj veprimetarie te hapur agresive te
klerit mbi jeten paqesore te popullit, veprime qe nuk mungojne te godasin e
ofendojne, denigrojne e luftojne kunder simboleve kombetare e heronjve tane
kombetare. Eshte koha, dhe jemi vone, qe shteti te marre te gjitha masat per
kontrollin e burimeve financiare dhe perdorimin e tyre nga ana e institucioneve
fetare, te cilat po paguajne edhe grupe ekstremiste qe vene ne rrezik deri
jeten fizike te atedhetareve e te familjareve te tyre.

GM: Kush ishte Ajvaz
Voka, dhe si ka ndikuar figura e babait tuaj në formimin e karakterit dhe
bindjeve tuaja jetësore?
BY:
Ajvaz Voka i Shipkovicës ishte malësori me zemër të ndezur për komb dhe atdhe.
Janë të panumërta argumentet që flasin se ai ishte një malësor me prirje të
theksuara perëndimore, njëri nga përkrahësit më të zjarrtë të çështjes
shqiptare në diasporë. Nga kunata e tij në Bukuresht morrëm vesh se “kur e ka
braktisur Rumaninë (1941), i ka lënë 50.000 leja donacion për mbarëvajtjen e
lëvizjes së këtushme shqiptare”. Se ç’është bërë me to, këtë e dinte
bashkëfshatari tij, Bajrami, që pat mbetur këtu dhe që kaherë ka vajtur në
botën e hijeve. Në botën e hijeve të Shipkovicës ka vajtur edhe Ajvaz Voka, një
muaj para se të shpërthenin demonstratat e Tetovës për të drejta kombëtare
(1968). Zoti Ibrahim Voka i ndjerë, që jetonte tejmatanë restorantit të
Kurtishit, aty ku Tetova kapet krahpërkrah me Reçicën, e mbante mend qëndisjen
e flamurit kombëtar, para shpërthimit të demonstratave të vitit 1968. Asokohe
ia patëm treguar flamurin Ajvaz Vokës dhe kushëririt të tij, Mixhait Ymerit. Që
të dy derdhnin lotë mallëngjimi për këtë simbol të shenjtë, që s’e kishin parë
që nga viti 1944, kur Sefedin Kërçova, ishveprimtar i Kolonisë Shqiptare të
Bukureshtit, duke e përfituar postin e Kryetarit të Komunës në Shipkovicë,
vjente me suitën e tij para shtëpisë së babait tim duke e valëvitur Flamurin
Kombëtar.
GM: Në vitin 1973 u
detyruat të largoheshit nga Kosova. Çfarë ju shtyu të merrnit këtë vendim dhe
si e përjetuat atë periudhë të vështirë?
BY:
U largova nga vendlindja ime si pasojë e përndjekjeve politike të policisë
sekrete të Maqedonisë. Ishte një rrethanë e paërshkruar. Më arrestuan në
Pançevë të Serbisë ku errdha ta marr revistën Lumin (Drita) me një artikull të
Rexhep Qoses në gjuhën rumune. Kush ishin ata? Bedri Sinani i fshatit Gajre,
shërbëtor i Sigurimit të Shtetit, si dhe një polic serb. Ku e dishin se unë
isha atje? E dinin nga një informatë e një zagari të Serbisë në Pançevë (Bedri
Sinani), i cili hyri në zyrë dhe m’u kanos me revolen të dorëzohem. Unë thash shqip dhe rumanisht që ta kuptojnë ata
të zyrës, se nuk jam terrorist të dorëzohem, por zotrote duhet të dorëzohesh
sepse je spiun i Sigurimit antishqiptar të Jugosllavisë! Më futën në limuzinë
duke e urdhëruar policin serb të m’i vejë prangat me duart e lidhura pas
shpinës. Më sollën në Tetovë dhe më rrasën në një dhomë të ftohtë, kurse të
nesërmen më dërguan te gjykatësi. Atje ishte edhe prokurori publik ser bi cili
insistoi të më dënojnë me 7 vjet burg të rëndë. Gjykatësi maqedonas nuk e
dëgjoi dhe mi dha 6 vjet burg nga të cilët i mbajta katër vjet. Mbrojtësi im
ishte një vllah, Pnta Polenak.
GM: Si e përjetuat
arrestimin dhe dënimin politik me gjashtë vjet burg të rëndë në Shkup, në vitin
1976?
BY:
Momentin e arrestimit nuk e harroj kurrë. Vlen tëpërsëris se isha duke vajtiur
nga Bukureshti në Pançevë që t’i marr librat e Rexhep Qosjes që ia përktheva në
gjuhën rumune. Jeta në burgjet jugosllave ishte më e mirë se jeta në burgjet
rumune dhe shqiptare. Një përvojë e çuditshme që do të mahet mend. Gjashtë vjet
me burg të rëndë m’i dha Gjykata e Shkupit e përbërë nga mjë gjykatës
maqedonas, një prokuror shqiptar dhe një tjetër maqedons. Po e përsëris se u
ngrit si protestues një prokuror serb i cili kërkoi të më dënojnë me shatë vjet
burg, por nuk pat sukes. Nga gjashtë vitet i mbajta katër vjet, sepse një vit
ma hoqën si amnesti dhe një vit tjetër ma hoqën pse ia kushtova një poezi
Matreshalit Tito, i cili sihte më i mirë dhe më demokrat se sa Enver Hoxha dhe
Nikolla Çaushesku.

GM: Cili ishte reagimi i
shtypit rumun ndaj qëndrimeve tuaja mbi Kosovën dhe a ka pasur presion nga
autoritetet rumune?
BY: Të panumërta janë shkrimet e mia lidhur me Kosovën në shtypin rumun. Reagimet publike shkonin në favorin tim. Mbështetje nga institucionet rumune nuk kisha por kisha mbështetjen e shkrimtarëve rumunë. I vetmi president i asaj kohe ishte Trajan Basescu i poshtër, i cili pat deklaruar publikisht se Rumania nuk do ta njohë kurrë Pavarësinë e Kosovës. Pas tij erdhi një president me origjinë gjermane (Klaus Weber Johannis), por as ai nuk bëri gjë pozitive për Kosovën. I mirë ishte Viktor Ponta me origjinë shqiptare përnga gjyshja, i cili kishte mendim pozitiv për Kosovën, por as mendimin e tij nuk e morrën parasysh. Në shekullin e XXI-te, "modernizmi" fetar, kërcënon atdhetarët edhe me jetën e familjes. Për nje fjalim mbi cmendurinë shqiptare, të cilëve nuk u mjaftojnë qindra mijera xhamija e kisha të ndërtuara "me bujari" kudo ku ka shqiptarë, "me bujari të miqve", shpenzojnë edhe vetë miljona nga të ardhurat e tyre personale, jo për të ndërtuar shkolla, spitale, kopshte fëmijësh, biblioteka e qendra të kulturës kombëtare, por për ndërtimin e dhjetëra xhamijave, për t'i shërbyer vetëvrasjes kombëtare. Trimat’ e ‘fesë së paqes’ dhe ‘fejes më të mirë’ kanë kërcënuar dhe shqetësuar edhe fëmijët e atdhetarit Pllana, për ta detyruar atë dhe të tjerë atdhetarë të heshtin përballë veprimtarisë së përditshme dhe gjithnjë në rritje të veprimtarisë armiqësore kundër shqiptarëve nga armiqtë tanë dhe agjenturat e klerit.
GM: Kur shkruat krijimin
tuaj të parë dhe si e përjetuat botimin e parë? Na flisni edhe për veprat tuaja
poetike…
BY:
Krijimin e parë e botova në vitin 1971, me një mbështetje pozitive. Subjektet
kishin të bëjnë me afirmimin e kulturës shqiptare në gjuhën rumune. Temat e
trajtura ishin të mirëseardhura, kurse emocionet e papërshkruara. Veprat
poetike ishin të panumërta, pa sentimentalizëm dhe pa vetëlavdërim!
GM: Si e përjetoni
procesin e të qenit dygjuhësh dhe dykulturor në krijimtari?
BY:
Dygjuhësia është një fat i mirëseardhur dhe një proces intaresant. Dygjuhësia
ndikon pozitivisht në mbarëvajtjen e problemtikës letrare, poetike, artistike,
dhe diplomatike.
GM: Cilat vepra ose
autorë ju kanë frymëzuar në fillimet tuaja si poet, dhe cilët shkrimtarë
shqiptarë vlerësoni më shumë?
BY:
Jeronim De Rada, Zef Serembe, Andon Zako Çajupi, Millosh Gjergj Nikolla
(Migjeni), Sterjo Spase, Nonda Bulka, Naim Frashëri, Asdreni etj.
GM: Cilat figura të
letërsisë rumune ju kanë bërë më shumë përshtypje dhe pse?
BY:
Mihai Eminesku, Zaharia Stanku, Jon Krenga, Jon Luka Karaxhiale, Veronika
Mikle, Mihail Sadovenu, Viktor Eftimiu (dramaturgu më i famshëm i Rumanisë me
origjinë arumuno-shqiptare), Viktor Marin Basrab, Victoria Milesku, Marin
Minku, Silvana Andrada Tkaçenko, Pssionaria Stoiçesku, Iuliana Çubuk, etj. Përshtypje interesante dhe impresionante.

GM: Si filloi angazhimi
juaj me komunitetin shqiptar në Bukuresht?
BY:
Angazhimet e para filluan në vitin 1971 kur erdha për herë të parë në Bukuresht
me rekomandimin e Profesorit të ndjerë kosovar Latif Berisha, i cili më
porositi të shkoj në Bukuresht dhe të qëndis një punim seminarik me titullin
“Bukureshti si qendër e kulturës dhe letërsisë shqiptare”. Kur hynë kriminelët
serbë në Kosovë, e zbritën nga treni Latif Berishën dhe Fehmi Aganin dhe i
ekzekutuan në mënyrë të pamëshirshme. Zoti i shpërbleftë me Dritën e Parajsës!
GM: Si e shihni sot
rolin e diasporës shqiptare në Rumani?
BY:
Roli i diasporës shqiptare në Rumani ishte një rol i rëndësishëm. Këtu u botuan
veprat e Asdrenit, të Mitrush Kutelit (Dhimitër Pasko), të Aleko Vançit, të
Lasgush Poradecit etj. Janë vepra të botuara me kopertina të bukura dhe
artistike.
GM: A ka ende Bukureshti
potencial të luajë një rol kulturor për shqiptarët, si në kohën e Rilindjes?
BY:
Gjendja aktuale është problemaike, por roli historik është një mision i
shenjtë, sepse në Bukuresht dhe Konstancë u botuan veprat më të vlefshme të
rilindësver tanë. Bukureshti që mban emrin më të bukur të të folurit shqip,
është vatra e Rilindjes Shqqiptare me vlera të larta kulturore, letrare dhe
atdhetare.
GM: Cilat janë sfidat më
të mëdha për ruajtjen e identitetit tek gjeneratat e reja në diasporë?
BY:
Rreziku i asimilimit është gjithmonë prezent, por gjuha shqipe nuk harrohet as
pas vdekjes së pavdekshme të saj. Gjeneratat e reja në diasporë kanë nevojë për
identifikim dhe afirmim.
GM: Cilat ishin momentet
më të rëndësishme të angazhimit tuaj për të drejtat e shqiptarëve?
BY:
Çastet më të favorshme për mbarëvajtjen e të drejtave të sivëllezërve tanë në
veri të Danubit ishin një nevojë e domosdoshme me angazhime adekuate dhe
konkrete. Për angazhimet personale nuk ka nevojë të vetëlavdërohem ngse flasin
veprat, ngjarjet, inisiativat dhe rezultatet.
GM: Si u themelua
revista ‘Shqiptari’ dhe çfarë ndikimi pati ajo?
BY:
Revistën “Shqiptari” (Albanezul) e krijoi në vitin 1887 një patriot i
pavdekshëm korçar, Nikolla Naço. Roli i saj ishte tejet i rëndësishëm për
kultivimin e vlerave dhe veprave. Këtë revistë e ribotoi në Bukuresht Prof. Dr.
Xhelku Maksuti me origjinë kërçovare.
Zoti e shpërbleftë me Dritën e Prajsës! Tani jam duke e botuar unë në
cilësi të kryeredaktorit.
GM: Mund të na tregoni
për themelimin e Shoqatës së Miqësisë Rumuno-Shqiptare?
BY:
Këtë shoqatë e krijoi Gjorgje Miku (Gheorghe Micu), ishmiku i shqiptarëve që
tashmë ka vajtur në botën e përjetshme. Arësyet e krijimit kishin të bëjnë me
afirmimin e kulturës shqiptare dhe të asaj rumune. Një rol të veçntë e ka
luajtur edhe miku aktual i shqiptarëve, diplomati Gjergj Bukura (Gheorghe
Bucura), ishpërfaqësues i Qeverisë Rumune në Kosovë dhe ishdiplomat rumun në
Tiranë. Zoti Bukura ka patur fatin të njihet edhe me Mbretin Leka Zogu.
GM: A besoni se letërsia
dhe arti mund të ndikojnë në ndryshime shoqërore apo politike?
BY:
Po! Besoj dhe mendoj se arti letrar mund të ndikojë pozitivisht në zhvillime
sociale, politike dhe diplomatike. Më falni për prgjigjet e shkurta!
GM: Mendimi Juaj mbi
fjalën dhe fuqinë e saj...
BY:
Fjala e mirë ka fuqi artistike dhe terapeutike. Arti krijohet me fjalë të
zgjedhura dhe me mendime të pjekura. Fjalët e mira nuk janë vetëm ushqim i mirë
për shpirtin por edhe për trupin!
GM: A mendoni se
përkthimi është një formë e krijimtarisë më vete?
BY:
Përkthimi letrar ka karakter kombëtar dhe mbarëkombëtar. Përkthyesi bën seleksionimin
e veprave sipas vlerave estetike dhe artistike. Ky është roli primodrial dhe
elementar i përkthesit si krijues.
GM: Si i zgjidhni veprat
që përktheni mes shqipes dhe rumanishtes?
BY:
Veprat e shqiptarëve të përkthyera në gjuhën rumune i zgjedhim sipas vlerave
artistike që kanë. Kjo vlen edhe për veprat e rumunëve të rikënduara në gjuhën
shqipe, konform kriteriumeve origjinle, nacionale dhe personale.
GM: Si e përjetuat
vlerësimin ‘Njeriu i Vitit 2001’?
BY:
Vlerësimi i atëhershëm ishte një befasi e mirëseardhur për mua, për familjarët
e mi, për bashkëkombasit e mi, si dhe për dashamirët tanë në vendlindje dhe në
diasporë.
GM: Si e shihni sot
Ballkanin në raport me idealet e paqes dhe mirëkuptimit?
BY:
Ballkani është një zonë e bukur dhe një ishull i pasur që ka nevojë për
distancim nga e shkuara e errët, për të krijuar një ardhmëri të mirë dhe të
begatshme, së bashku me idealet e pqes, të mirëkuptimit dhe të përparimit.
GM: Si e perceptoni
pozitën e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut sot?
BY:
Pozita e sivëllezërve tanë në Maqedoninë e Veriut është një subjekt i veçantë
që ka nevojë urgjente dhe permanente për liri dhe drejtësi, për identitet dhe
origjinalitet, për t’i përballuar me mençuri sfidat aktuale.
GM: Si do ta
përshkruanit zhvillimin historik të Kosovës?
BY:
Kosova është koka e Shqipërisë. Ajo ka përjetuar periudha drastike dhe
dramatike. Kosova ka nevojë elementare për një zhvillim historik dhe për
përparim të mbarë, të përgjithshëm, të
fuqishëm dhe të gjithëfuqishëm. Vlen të potencojmë faktin se në Konstancë të
Rumanisë botohej revista Kosova (1932), ku i botonte poezitë e tij edhe Asdreni
i famshëm dhe i pavdekshëm, si dhe Mitrush Kuteli, Aleko Vançi etj.
GM: Çfarë simbolizonte
Shqipëria për ju dikur dhe çfarë simbolizon sot?
BY: Shqipëria dikurë simbolizonte një tërësi
teritoriale dhe kombëtare, siç e përshkruante Naimi te Bagëtia dhe Bujqësia.
Shqipëria sot përbën një ishull të gjatë si një shkop, por për fat të keq, pa
Kosovën dhe Çamërinë si dy ishuj të rrumbullktë dhe të mirëbekuar.
GM: Elemente të
mendësisë së vjetër, a përbëjnë sot problem për shoqërinë shqiptare?
BY:
Natyrisht! Elementet e mentalitetit të vjetër, janë një shqetësim ballkanik i
ditëve tona, të cilin duhet ta flakim një herë e përgjithmonë, për të
vajtur të bashkuar nga fitorja në fitore
dhe nga drita në dritë.
GM: A mendoni se
shqiptarët do të bashkohen një ditë në një shtet të vetëm?
BY:
Gjithësesi! Shqiptarët e Gjergj Kastriotit, duhet të krijojnë një unitet
kombëtar në një shtet të vetëm dhe të rrumbullaktë, së bashku me Çamërinë, me
Shqipërinë dhe me Kosovën.
GM: Si do t’u
drejtoheshit shqiptarëve me një mesazh?
BY:
Shqiptarët duhet të jenë gjithmonë ashtu siç ishin në periudhën e lavdishme të
rilindësve tanë: Trima, të bashkuar, të frymëzuar, të denjë për unitet, kulturë
dhe bashkim kombëtar.
Baki Ymeri
SHIPKOVICA
Pas
pesëmijë vitesh
Erdha
nga Parajsa ta shoh
Se
si e prisni dritën në vatër
Dhe
si i lansoni ëndërrat
Në
zemër të Dardanisë
Kur
Zoti ishte Zot
Që
i ndëshkonte barbarët
Me
zjarr e barot.
Fëshferimë
yjesh,
Engjëj
me ëndrra e libra,
Thëllënxat
shtojzavallet,
Bishat
e Vardishës
Dhe
Përroi i Kishës.
Muret
e shtëpive të vjetra
Porsi
në çerdhe
E
mbajnë frymëmarrjen
Qenje
e gjallë
Historia
hyn dhe del nga dyert
Bebzat
i drejton tejmatanë Kalasë
Ngazëllimin
e mban mes oborresh
Qetësi
mbëlton mes shtatoresh
Shtëpi
lidh mes shtëpishë
Mure
lidh mes muresh.
Sulltani
na i ndërroi emrat
Por
jo edhe shpirtin
Mnjakët,
Lekët dhe Fandet
Torbeshët,
Gjurrajt, Bislet,
Hadret
e Gradishet
Vokallarët
dhe Çadelët me çadër
Kola
e mban të pashuar dritën në vatër
Historia
merr frymë
Ndërmjet
mureve
Ajo
i shpërlan teshat
Teshat
e bardha presin.
Ne
jemi Gjorre, thosht mixha Ajet
Gjorret
janë katër nënfise Dulakët,
Bislet,
Gjuslet edhe ata të Lezës Mustafës.
Çfarë
hijeshie!
Teshat
e bardha flasin mes veti
Zjarri
kënaqet në vatra
Njerëzit
dëgjojnë ç’thotë era në mbrëmje
Muret
dëgjojnë ç’thonë trëndafilat në mëngjez
Pasqyrat
dëgjojnë çka thotë
Shëmbëlltyra
juaj në mesditë.
Teshat
e bardha
Rrjedhin
përmes shkumës së natës
Unë
kthehem në zemër të Transilvanisë
Dardania
e qëndis flamurin e Pavarësisë
Për
njohje e jo për hatër,
Qenje
e gjallë
Historia
ta pjek bukën në vatër.