| E marte, 03.03.2026, 06:04 PM |

Ndue Dedaj
LAJA
NË DIMËR
Këtu
toka, qielli dhe ajri kanë të njëjtën ngjyrë
Ngjyrën
e tamblit të dëborës e të pendlave
Këtu
mund të lahesh në liqenin me cipë akulli
E
liqeni të shkrihet në duart e tua si një copë diell...
Mbështet
kryet në gur dhe sheh andrrat e gjyshërve
Vë
faqen në grathtel e sheh andrrat e vashave,
Kundron
pishat, ahet, bredhat e sheh andrra me kaproj.
Prek
damarët e ujit ku buron Gjadri - në dejet e tu
E
mbush kupën si në legjenda për të nesërmen.
Prej
këtu mund ta flakësh topin e borës drejt e n’Adriatik
Prej
këtu mund ta rrokësh gjithë rruzullin me sy
Këtu
ka njëzet e katër orë ditë... për shqipet.
2 mars 2026