Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Milazim Zeqiraj: Diktatura hije në errësirë

| E marte, 03.03.2026, 06:50 PM |


Milazim Zeqiraj

Diktatura hije në errësirë

Në vendin e hijeve pa emër

demonët vdesin në lëkurën e vet,

si hijenat e uritura që pijnë gjak tinz.

Ata mendojnë se dhuna është pushtet,

e heshtja është liri.

Kur populli ngritej për çlirim,

rrugët nuk flasin me zë të ult.

Ata për pushtetit të pa fund,

ngrejnë armët drejt tyre,

dhe s´kursejnë shkëndijë për ta kallur qiellin.

2.

Të çmendur për pushtetin e vetë,

nuk kuptojnë se paqa i takon njerëzimit,

e jo një përsoni që terrorin e ka për frikë.

Secili e kërkon të vërtetën,

por kur s´ju mbetet vend për strehë,

me kotë kërkojnë ndihmë  nga hijet e vdekura,

por ska strehë ne vendin pa qiell.

3.

Sebashku ti luftojmë hijet,

që ta shpëtojmë njerëzimin,

nga kjo çmenduri e përgjakshme.

Paqa dhe liria lindin nga fjala e sinqertë.

dhe dialogu për të deri në pafundësi.