| E diele, 01.03.2026, 06:54 PM |

Prof. Blerim Latifi:
Pranverë, 1999. Një kamp refugjatësh kosovarë në Maqedoni. Duart e fëmijëve shtrihen drejt shpëtimtarit, i cili u premton kthimin në shtëpi. Në prapavijë qëndron flamuri i shtetit, që u siguron këtyre fëmijëve ushqim, veshmbathje dhe përkujdesje shëndetësore. Një fotografi që e ruan kujtesën përballë harrimit dhe mosmirënjohjes.
___________
Do
të thotë: komplet garda e Hamasit, Hizbollahut, e Asadit, e ISIS-it dhe, së
fundi, e Iranit, e trajnuar për terror gjatë viteve ’80 dhe ’90 të shekullit të
kaluar, tani është e eliminuar.
Teknologjitë
inteligjente të gjurmimit dhe ato të goditjes nga distanca me precizion absolut
janë sofistikuar aq shumë, sa praktikisht nuk ekziston më asnjë vend i sigurt
që nuk mund të kapet prej tyre.
Dhe
këtë, së fundi, e kuptuan edhe këta që ende tregojnë kopalla mesjetare me deve.
Good
night!
___________
Me
mëngjes ca dallendyshe mbi rezidencën e ajatollahut në Tehran. Sigurisht tipi
me kohë është larguar nga aty, duke e braktisur kështu besimin e tij. Sepse,
kur mendon dhe e shtypë një komb të tërë me idenë se Zoti është me ty dhe
Amerika është shejtani, logjika e besimit të thotë se duhet të mos ikësh nga
beteja me të. Por jo, tipa të tillë, kur
u rrezikohet koka, e shfaqin karakterin e tyre të vërtetë prej frikacakësh që
Zotin e përdorin për pushtetin e tyre dhe kur ai nuk u kryen punë më, e
braktisin dhe ia mbathin për t'u fshehur në ndonjë birucë miu.
