Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Gjon Keka: Adem Demaçi ishte një nga bijtë patriotë që mbante në venat e tij gjakun e Gjergj Kastriotit

| E premte, 27.02.2026, 06:55 PM |


Adem Demaçi ishte një nga bijtë patriotë që mbante në venat e tij gjakun e Gjergj Kastriotit

Nga Gjon Keka

Që në moshë të re Adem Demaçi fillojë t'i shfaqte talentet e tij të fshehura dhe atdhedashurinë që e kishte mësuar nga doktrina e Atdhedashurisë së Gjergj Kastriotit (Skënderbeut), Kështu ai nis të bëhet jo vetëm një kryengritëse i pashoq e i madh i kohës së tij përball padrejtësive historike të kombit tonë, por edhe një shkrimtar i cili arriti ta shpalos shpirtin dhe dhimbjen e popullit të vetë dardan- arbëror. Ai vazhdimisht me atë energji e talent, por edhe guxim vepronte pa u ndalur për të drejtën historike të popullit shqiptar të Kosovës dhe ribashkimit të kombit tonë ashtu sikur e kishte vendos Natyra dhe Zoti si një komb i Gjergj Kastriotit i bashkuar si shembull në Kuvendin e Lezhës(2 mars 1444). Koha kur ai jetoi dhe veproi nuk ishte kohë që ai si çdo njeri të rritet, jetoi, e veproi i lirë dhe në paqe në atdheun e tij dardan, por një kohë sakrificash, një kohë kur atdheu kishte nevojë për shtylla mbajtëse, për patriot e udhërrëfyes që e trasojnë rrugën e lirisë, pavarësisë dhe demokracisë, e mbi të gjitha rrugë e ribashkimit të atdheut dardan-arbëror.

Në njërën anë është krenari për kombin tonë të shkruash për një figurë sikur është baca Adem Demçi, por në anë tjetër edhe një dhimbje për arsye se ai shumicën e kohës së tij e kalojë nëpër burgje të pushtuesit. Megjithëse ai ishte në burg ai nuk qëndroj aty duarkryq ,ai krijoj u mbush më plotë frymë atdhetare e humane, por edhe si një krijues apo shkrimtar arriti të nxjerr vepra që do të mbesin si referencë e përhershme për kombin tonë në përgjithësi dhe si një vlerë e pashkatërrueshme e letërsisë dhe historisë së kombit tonë dardan- arbëror.

Baca ynë i madh ,patrioti ynë i madh dardan-arbëror Adem Demaçi është një nga shtyllat kryesore, një nga llambat ndriçuese që Kosova sot qëndron, ndërtohet si shtet i lirë, demokratik dhe që të ardhmen e saj duhet pa asnjë lëkundje ta ketë në familjen e kombeve të civilizuara, pra në familjen europiane, aty ku edhe i takon natyrshëm.

Pikërisht aty ku edhe Baca Adem Demaçi punoi me djersë e sakrifica që atdheu i tij të jetë i lirë i bashkuar dhe i rikthyer në familjen e saj europiane.

Qëndresa e patriotit të madh dardan- arbëror Adem Demçit është një tregues se ai vuajti, jetoi ,krijoj, dhe veproj për kombin e tij dhë të ardhmen e brezave dhe mbi të gjitha të ardhmen europiane të kombit tonë në përgjithësi.

Në kohën e pushtimit serb Adem Demaçi ishte zëri i arsyeshëm i patriotit të vërtetë dardan-arbëror,i cili me shumë sakrifica arriti të mbetet gjallë për t'ia rrëfyer kombit tonë dhimbjet e tij, dashurinë që e mbante edhe në burgje për Kosovën dhe kombin e tij në përgjithësi, për lirinë, për ribashkimin e atdheut të tij të cilin e donte shumë deri në frymën e fundit. Pas daljes nga burgu dhe pas çlirimit ai nuk u ndal që Kosova jo vetëm të çlirohet, por edhe të bëhet zot i vetes së saj, pastaj të ndërtohet mbi parime të lirisë, demokracisë dhe të qëndronte në rrugën e saj drejt integrimit në Bashkimin Europian dhe të organizatave tjera ndërkombëtare si NATO, Këshili i Europës etj etj. Ai tanimë e kishte dhënë(sakrifikuar) tërë veten e tij si një atdhetar madh ndaj kombit të tij dhe vetëm priste me shpresën e madhe se sakrifica e tij dhe e shokëve dhe të gjithë atyre që dhanë gjithçka për lirinë e Kosovës ,për ribashkimin e kombit, për pavarësinë e vendit nuk do të shkonte kotë dhe që Kosova të forcohej e të bëhej shtet i mirëfilltë demokratik, i lirë, i zhvilluar krah dhe në dinamik me vendet tjera të zhvilluara, pjesë e botës demokratike dhe familjes së përbashkët të civilizimit perëndimor.

Me pak fjalë Adem Demaçi ishte një nga bijtë e mëdhenjë patriot të kombit tonë që mbante në venat e tij gjakun e Gjergj Kastriotit. Ai na mësoi se asnjë burg nuk mund ta burgos shpirtin e lirë, të patriotit dhe të bijëve e bijave të Gjergj Kastriotit, sepse shpirtëra të tillë të lirë, patriot të tillë , bijë e bija të tillë që mbajnë në venat e tyre gjakun e Gjergj Kastriotit nuk janë mësuar të mbajnë zingjirët e robërisë e as t'i burgos asnjë burg i tiranëve, diktatorëve dhe armiqëve të kombit tonë