| E enjte, 26.02.2026, 06:47 PM |
Dy
të dënuarit me vdEkje të procesit të Baldushkut, u ekzekutuan në Tiranë më
26.2.1977, ora 24.00. Fjalët e fundit të dy personave tregojnë historinë e
këtij procesi të sajuar.
-Refat
Daja: “Nuk kam bërë asgjë. Për aktin e helmimit të lopëve nuk kam dijeni. Unë
vdes i bindur se për një vit apo dy vjet do të dalë e vërteta dhe do të
vërtetohet se unë nuk kam bërë asgjë. Mbasi të dalë kjo, kërkoj që familjes
time t’i hiqet njolla si familje tradhtarësh...”.
-Nuri
Allmuça: “Nuk kam bërë asgjë. Për helmimin e lopëve nuk kam dijeni. Unë pranova
fajin dhe mora përsipër helmimin e lopëve. Më mashtruan në hetuesi...”.