Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Sevdail Hyseni: Marshi i pavarësisë

| E diele, 22.02.2026, 06:33 PM |


Sevdail Hyseni

Satirike

Marshi i pavarësisë

Kur u shpall pavarësia n’Prishtinë,

ra borë më shumë se në Jahorinë.

Atëherë ngrinim nga emocionet,

sot lagen shpresat nga koalicionet.

U ngritën çadrat, të kuqe e të zeza,

partitë e përçara s’i harron kujtesa.

Se ne dimë të jemi së bashku, tok,

me flamur n’dorë e me plis n’kokë.

U stërmbush sheshi me brohoritje,

me pankarta në duar e fishkëllitje.

Festa kaloi në marsh për drejtësi,

për çlirimtarët, që flijuan për liri.

E kështu kaloi edhe ky përvjetor,

me shi, me mllef, me pak folklor.

Me selfie më shumë se përqafim,

me fjalë më shumë se sa bashkim.

Por prapë, midis humorit të lehtë,

Shteti po rritet si dushku me fletë.

Me mendje e zemër ende të ndarë,

Gjithandej: pushtetarë e opozitarë.

(Karikatura marrë nga interneti)