| E diele, 22.02.2026, 06:08 PM |

Turne shahu në Vjenë për nder të ditës së Pavarësisë së Kosovës
Nga
Anton Marku
Vjenë,
21 shkurt 2026: Me një turne shahu, të pesëdhjetin me radhë që nga themelimi,
në ambientet e Federatës së Shahut të Vjenës, klubi i shahut Arbëria shënoi
18-të vjetorin e Ditës së Pavarësisë së Kosovës. Njëmbëdhjete shahiste të këtij
klubi matën forcat e tyre në shah të shpejtë duke i dhënë këtij aktiviteti një
karakter festiv. Pas pesë xhirove u bënë të ditura rezultatet dhe u shpall
lista përfundimtare, me në krye tre më të mirët, të cilët kësaj radhe ishin:
Kadri
Berbati, vendi i parë me 4,5 pikë
Agron
Çika, vendi i dytë me 4 pikë
Sokol
Çekani, vendi i tretë me 3,5 pikë
Kupat
për tre më të suksesshmit i ndau Presidenti i Federatës së Shahut të Vjenës,
Gregor Neff, ndërsa medaljet për të gjithë pjesëmarrësit në turne kryetari i
klubit Arbëria, Anton Marku.
Presidenti
Gregor Neff përgëzoi kryesinë e klubit të shahut Arbëria për organizimin,
ndërsa Anton Marku e falënderoi atë dhe Federatën e Shahut të Vjenës për
mbështetjen dhe ofrimin e sallës për mbajtjen e këtij evenimenti.
Në
turne mori pjesë edhe Hanna Wehbeh, i cili është Zëvendëspresident i Federatës
së Shahut të Vjenës dhe njëkohësisht edhe lojtar i klubit Arbëria.
Klubi
i Shahut Arbëria me seli në Vjenë është themeluar në vitin 2012, ndërsa që nga
viti 2013 merr pjesë në kampionatin e shahut në Austri. Momentalisht klubi bën
gara në ligën e dytë të Vjenës.



