Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Sabri Hamiti: Lamtumirë

| E shtune, 21.02.2026, 06:50 PM |


Sabri Hamiti

LAMTUMIRË

U hangra me fjalët e tash kam pushue,

I kërkoj me pishë e i gjej ma rrallë

Se dhimbjet e zemrës më bajnë me harrue

Si humbjet e kohës përkthehen në mallë;

Krejt pesha e dheut po bie mbi mue

Ta jap dëshminë se jam ende gjallë,

Çka kam me kujtue çka kam me harrue

Me tregue jetën e lidhun në përrallë:

Shetis i lodhun i ngulun në vend

Me mendje të tretun në fluturime

Gur në qafë dru në shpinë i shlirë;

Klithjet e pazá shtyhen me ba rend

Si qenje në zhdukje lypin përqafime

Për fjalën e fundit në fund: lamtumirë!