| E shtune, 21.02.2026, 06:54 PM |
Ndërtimi i kishave ortodokse në territore kryesisht katolike (Kroaci, Bosnjë, Hercegovinë dhe bregdeti Adriatik)
Nga
Fahri Xharra
Origjina,
rrethanat dhe karakteri etnik i komuniteteve ndërtuese
Historia
e kishave ortodokse në Kroaci, Bosnjë, Hercegovinë dhe përgjatë bregdetit
Adriatik nuk fillon me Serbinë e shekujve të mëvonshëm, siç pretendohet shpesh
sot. Shumica e këtyre objekteve të kultit u ndërtuan nga komunitete vllahe dhe
arbërore ortodokse gjatë periudhës së mesjetës së vonë dhe të hershme moderne
(shek. XV–XVIII), në zona të cilat deri në atë kohë kishin qenë qendërisht
katolike, nën juridiksionin e Republikës së Venedikut ose të Monarkisë
Habsburge.
Ky
fakt është i dokumentuar gjerësisht në burime veneciane, raguzane, kroate dhe
habsburgiane, të cilat përdorin terma të tillë si Morlacchi, Vlasi,
Arbanasi/Arbanenzen, Greco-orientali, Iliri, porkurrë "serbë" për
këto popullsi para shekullit XIX.
1. Shek. XV–XVI:
Vendosja e vllahëve dhe arbërorëve ortodoksë nën Venedik
Pas
rënies së shumë principatave shqiptare dhe vllahe në duart e osmanëve, qindra
familje arbërore ortodokse dhe vllahe u vendosën nga Republika e Venedikut në
zonat kufitare të saj: Dalmaci, Kotor, Zara, e deri në veri drejt Lika-s dhe
Kninit.
Venediku
kishte dy arsye kryesore për këtë politikë migratore:
1.
Nevoja për mbrojtje kufitare – Arbërit dhe vllahët njiheshin si luftëtarë të
zotë dhe shërbenin si stradiotë (kalorësi të lehtë) në ushtrinë veneciane.
2.
Shpopullimi i zonave kufitare – luftërat me osmanët kishin braktisur shumë
fshatra, të cilat Venediku i ripopullonte me kolonë të rinj.
Këta
kolonë, megjithëse jetonin brenda një shteti katolik, lejohej të mbanin besimin
e tyre ortodoks. Pikërisht në këtë periudhë fillojnë të ndërtohen kishat e para
ortodokse në territore që deri në atë kohë kishin qenë pothuajse ekskluzivisht
katolike.
Kishat e shek. XV–XVI në Dalmaci (rreth Kninit, Skradinit, Drni?it) konsiderohen sot si pjesë e trashëgimisë së vllahëve arbërorë, të cilët në dokumentet veneciane përmenden shpesh si Vlasi Albanesi.
2. Shek. XVI–XVII:
Zgjerimi në territorin habsburg dhe ndërtimi i kishave në Krajina
Me
përparimin osman në Ballkan, shumë grupe të tjera ortodokse – kryesisht vllahë
dhe arbërorë – u vendosën nga Monarkia Habsburge në zonat e Krajines Ushtarake
(Vojna Krajina): Lika, Krbava, Kordun, Banija, Slavoni.
Habsburgët
i përdorën këto popullsi si kolonë ushtarake, duke u dhënë atyre liri të
pjesëshme fetare dhe të drejtën për të ndërtuar kisha ortodokse në territore që
ishin tradicionalisht kroate dhe katolike.
Këto
kisha të shekujve XVI–XVII shpesh kishin një stil të thjeshtë arkitektonik:
ndërtime guri, me absidë të rrumbullakët dhe ikonostase të stilit ballkanik.
Ato i përkisnin qartësisht komuniteteve vllahe/arbnore, të dokumentuara me emra
familjesh si: Kraja, Buzuku, Palavestri, Shestan, Bukuroviq, Macura,
Kalu?eroviq, etj.
Asnjë
prej këtyre kishave nuk ishte serbe në origjinë – ato u ndërtuan nga komunitete
që vetë burimet habsburgiane i quanin "Vlasi Illirici" (Vllahë
Ilirë).
3. Shek. XVII–XVIII:
Konsolidimi i kishave ortodokse në bregdet
Në
bregdetin Adriatik, sidomos në zonat rreth Kotrit, Danjës, Tivarin e vjetër dhe
deri në veri drejt Zarës, kishat ortodokse filluan të ndërtoheshin ose të
rindërtoheshin pas vendosjes së kolonëve arbërorë.
Republika
e Venedikut i lejonte këta kolonë të mbanin ritin lindor, por i regjistronte
ata në administratë kristiane me termin:
"Greci
non uniti"
"Orientali"
"Vlasi
Albanesi"
Kjo
tregon se identiteti etnik nuk ishte "serb" – por një përzierje e
elementeve vllahe, arbërore dhe romanike.
Disa
nga manastiret ortodokse të zonës së Boka Kotorska-s (e sotme në Mal të Zi, por
në atë kohë pjesë e Dalmacisë veneciane) u lidhën me traditën e Arbërve të
Ulqinit, Shestanit dhe Grudës.
***
Në
librat e tyre shkruan:
"Serbët
në Krajinë përshkruhen si popullsi vendase që tradicionalisht kanë jetuar në
disa zona të territorit të sotëm të Kroacisë (Dalmaci, Lika, Kordun, Banija,
Sllavonia Perëndimore dhe Lindore), ndërsa numri i tyre është shtuar me kalimin
e kohës si pasojë e migrimeve dhe krijimit të Krajinës Ushtarake si zonë
kufitare ndaj Perandorisë Osmane.."
Keshtu
e thon? edhe historianet tan?.

Harta
e Kroacisë , me te kuqe Srpska Krajina (Krajina Serbe)