Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Kalosh Çeliku: Vetëvrasja politike

| E premte, 20.02.2026, 06:57 PM |


VETËVRASJA POLITIKE

NGA KALOSH ÇELIKU

Vetëvrasje politike, nuk kanë bërë vetëm politikanët e Djeshëm, edhe të Sotshëm, në “demokraci dhe Liri” me poste partiake, pasuri marramendëse: kryeministra, ministra, zv/ ministra, drejetore… Po, edhe, shkrimtarët pa bukën e gojës. Nuk e kam fjalën për shërbetorët besnik të ish sistemit komunist dhe të Sotshmit Nekomunist. Aqmepak, shkrimtarët botëroror. Fjalën e kam për shkrimtarët shqiptarë mes Dy zjarreve: Teki Dervishi, Mirko Gashi, Fadil Bekteshi dhe Shaqir Sadiku me shokë. Miqë të mi besnikë, që nuk i deshi asnjë sistem komunist. As, ky i Sotshmi Neokomunist me brekët ende nëpër këmbë.

Pasuri personale, familjare, e partiake. Dhe, pak me vonë pas humbjeve të posteve partiake, edhe me themelimin e Partive Politike Shqiptare personale. I kënaqën Partitë Politike Shqiptare, këto të Djeshmet edhe të Sotshmet. Vetëvrasje politike. Ende, bëjnë edhe Sot: aktivsitët e tyre partiak besnikë partiak këmbekrye në Legen?!

Fenomen Historik, i çuditshëm shqiptar?! Pasi, i humbin postet partiake në Qeverinë e “Vëllazërim – bashkimit” komunsit ish jugosllav, dhe këtij të Sotshmit Neokomunist, shpëtim kërkojnë te themelimi i partive të reja politike shqiptare, ngarkuara me thesë përmbi thasë plote arna kanapi  Neokomuniste, arnë përmbi  arnë në Jetën politike shqiptare.

Publikisht, e them haptas: Hiqni maskat e partive Politike Atdhetare të “vëllazërim-bashkimit” ish jugosllav. Nuk jeni në karnevale! Edhe, të popullit shqiptar i robëruaar me shekuj. Pamarrë parasysh, Thënja e tim Ati: “A, je me me mik, apo me armik, dhe mik”?!

Nuk mund t’i heq dot: masakrat politike shqiptare ndaj popullit shqiptar, ende pushtuese jugosllave, të partive komuniste ish jugosllve?! Nuk e shoh, as Ditën e Nesërme të popullit Shqiptar. I shoh armiqtë e popullit shqiptar historik kokë më kokë. Dhe, “miqtë” e popullit shqiptar. I shoh, si shkrimtarë Shqiptar, edhe Përtej Ditës Nesërme.

E vendosin para kamerave televizive maskën e “demokratit”, dhe të “kryengritësit për “Liri”. Kanceri, ish jugosllav politik, siç duket ende vazhdon edhe në Ditën e Sotshme në Sofrën Shqiptare. Përçudi, populli shqiptar: ende, u beson këtyre matrapazve politik?!

Populli Shqiptar, në Ditën e Sotshme: është, me Mik, e Armik…