| E merkure, 18.02.2026, 06:50 PM |
Drilon Blakaj, Stockholm
URIME
17 ShKURTI — FESTOJMË SOT,
por
kujtesa jonë shkon shumë më thellë se kjo ditë.
Historia
na ka gdhendur gjatë, jo rastësisht:
një
popull i formuar në mitet helene,
i
përmendur nga Iliada deri te kronikat e perandorive,
i
skalitur nga koha për t'u bërë i veçantë, jo i shumtë.
Nga
gjaku që u shndërrua në shenjë fati
u
ngrit ai me brirët e perëndive mbi ballë;
nga
pakica u bë bosht i botës,
i
lindur aty ku u ndërthurën gjakrat e popujve të lashtë,
duke
bartur jehonën e tyre deri te ne.
Ai
pushtoi aq sa ia lejoi epoka e vet
dhe
madhështinë e pagoi me jetën e tij
dhe
me perandorinë që vetë e ngriti.
Më
pas erdhi ai që u rilind pas gati dy mijë vitesh,
me
emrin që ia dhanë armiqtë — Iskander —
por
që historia e riktheu si Gjergj Kastrioti.
Në
kthim mori frymë në një ajër tjetër: ajrin e lirisë,
ku
njeriu ngrihet mbi veten, prek hyjnoren
dhe
dëshmon ç'do të thotë të jesh shqiptar,
kur
toka të njeh dhe historia të thërret.
Brirët
e Aleksandrit ngriheshin drejt qiellit —
kah
perënditë dhe perandoria universale.
Brirët
e Skënderbeut nguleshin në tokë —në gjak, në dhe
dhë
në mbijetesën e popullit.
Dhe
ai tha: "Lirinë nuk ua solla unë, por e gjeta në mesin tuaj."
Me
këto fjalë u tha thelbi: pa popullin, ai nuk ishte asgjë.
Populli
është ai që i mpreh brirët e historisë
dhe
ai që përcakton drejtimin ku ato drejtohen.
Për
këtë arsye po shkruaj.
Sepse
ende ekziston mundësia e ndryshimit.
Nga
i njëjti gjak mund të lindë një Aleksandër tjetër —
jo
i lindur nga pushtimi, por nga ëndrra.
Por
a jemi gati për këtë lindje? A e dimë ku po shkojmë,
çfarë
duhet të bëjmë, dhe çfarë duam në të vërtetë?
Ata
fituan kohën e tyre
me
një çmim që nuk mund të përsëritet;
ne
trashëguam frymën, guximin dhe emrin —
një
identitet që ka jetuar për mijëra vjet
si
burim force, frymëzimi dhe qëndrese.
Gjenet
tona janë nyje historie:
opera
të Vivaldit u shkruan për pasardhësit tanë,
miliarda
dëgjojnë kur këndojmë;
lutjet
ngrihen te shenjtorët tanë,
dhe
bijtë tanë arrijnë deri në skaj të botës —
sot
edhe në inteligjencën artificiale,
aty
ku mendimi rindërtohet si sistem
dhe
na sfidon të rimendojmë
ç'do
të thotë të jesh shqiptar dhe njeri në të ardhmen.
Pasardhësit
tanë robotikë mund të na shohin një ditë
nga
largësia e kohës dhe ta gjykojnë këtë kauzë si primitive,
historinë
tonë krenare si një parathënie të ashpër, madje
barbare,
të ndërtuar për beteja shumë më të vogla se të tyret —
ndërsa
ata përballen me sfida ndërgalaktike
dhe
nuk luftojnë më për tokë apo mbijetesë,
por
për vetë kuptimin e ekzistencës.
Por
le ta lëmë këtë vizion apokaliptik.
Ai
të çon drejt dorëzimit — dhe dorëzimi nuk është shqiptar.
Sot
jemi pak në numër,
por
ende të fortë në shpirt dhe në jehonë: një popull i vogël
me
një barrë historie tepër të rëndë për t'u harruar.
Por
legjendat nuk janë vetëm lavdi; ato janë edhe paralajmërim.
Pirrroja
na mësoi se fitoret që kushtojnë gjithçka
janë
një formë tjetër humbjeje, se rruga jonë, sado madhështore,
bëhet
fatale kur nuk mendon për vazhdimin.
Ai
që tronditi perandoritë u rrëzua nga një gur i hedhur nga ballkoni,
ndoshta
nga dora e një plake — jo nga armiku,
por
nga lodhja e historisë. Kush e di.!
Pas
tij erdhi i biri me ushtrinë e vet, duke u afruar për ta shpëtuar,
ose
kështu mendoi.
Thuhet
se u thirr tërheqja, por zhurma e betejës e shndërroi fjalën në nxitim,
dhe
hapi u bë përpara kur duhej pas.
Kështu
u mbyll rruga: jo nga rrethimi i armikut,
por
nga mungesa e sinkronisë ndër breza.
Dhe
historia, si gjithmonë, nuk pyet kush kishte të drejtë —
ajo
ndalet kur kuptimi nuk kalon më nga një brez te tjetri.
Aty
u shuan dy breza, ose tetëdhjetë e tetë që mund të kishin
qenë
sot.
Kush
e kupton kombinatorikën e di sa e madhe është humbja
në
trashëgimi.
Ne
rrezikojmë të ecim në të njëjtin rreth:
të
fitojmë sot e të humbim nesër, të konsumojmë lirinë
pa
e trashëguar, të shuhet identiteti jo nga luftërat,
por
nga plakja, mungesa e fëmijëve
dhe
gjuha që nuk kalon më brez pas brezi.
Një
komb nuk vdes gjithmonë nga të tjerët;nganjëherë
vdes
nga vetja, nga paaftësia për të menduar si qytetërim
dhe
jo vetëm si individ.
Sot
jetojmë në një botë piranjash dhe teknologjie:
asgjë
nuk fshihet më, askund nuk ka strehë të vërtetë.
Çdo
hap lë gjurmë, çdo dobësi vërehet,
dhe
për çdo skenar tashmë ekziston një armë.
Në
një realitet të tillë, mbijetesa nuk është më çështje
force
individuale, por e vetëdijes kolektive.
Ka
ardhur koha të mendojmë jo vetëm për sot,
por
për mbijetesën tonë brez pas brezi.
Prandaj
liria nuk mjafton vetëm të festohet.
Ajo
kërkon kthim, si amanet; mendim afatgjatë,
si
strategji; dhe veprim ndër breza —
sepse
vetëm kështu sakrifica merr kuptim
dhe
historia nuk mbyllet me një gur të vogël
të
hedhur nga brenda.
Historia
nuk na mban mend për fjalët,
por
për atë që patëm guxim t'ia lëmë së ardhmes