| E diele, 15.02.2026, 07:00 PM |

Tapeti i Kuq për Vuçiqin në Ankara – Fabrika për Beogradin, Minare për Kosovën
Shkruan Asllan Dibrani
- Luani
Vizita e presidentit serb në Turqi
zbulon kontrastin e madh: industri, teknologji dhe zhvillim për Serbinë –
ndikim simbolik, fetar dhe mungesë strategjie zhvillimi për Kosovën.
Aleksandar Vuçiq vizitoi Turqinë —
jo si një lider i zakonshëm, por si një monark modern.
Me qindra biznismenë turq që shikojnë përpara, Beogradi sheh produktivitet,
industri, teknologji dhe të ardhme.
Fabrikat prodhojnë punë, rinia gjen vend pune, qyteti nuk hesht — ai ndërton.
Por në Kosovë, situata është e
kundërta.
Në vend të fokusit mbi zhvillimin, sytë janë drejtuar drejt xhamive, minareve,
kupolave, hafizave dhe një ideologjie që e zëvendëson shtetin dhe arsimin me
influenca të jashtme.
Fëmijët tanë mësojnë lutje para
alfabetit.
Femrat mësuan fesë para se të njihnin historinë e kombit.
Populli brohorit për simbolë, ndërsa institucionet tona heshtin ose
bashkëpunojnë me një model që nuk prodhon të ardhme, por iluzione.
Kosova ka parë raste të rënda që
tregojnë se fenomeni nuk është vetëm ideologjik, por edhe i sigurisë:
– Helmimi i ujit në rastin e rreshterit Liken, një akt që tronditi opinionin
publik;
– Arrestime të hoxhallarëve dhe imamëve nën dyshimin për ekstremizëm,
propagandë radikale apo bashkëpunim me struktura armiqësore;
– Dyshime dhe hetime për elementë që kanë shfrytëzuar institucionet fetare për
ndikim politik, ideologjik apo informativ në dëm të shtetit;
– Incidente në Evropë ku individë me origjinë nga Kosova apo rajoni, të
radikalizuar, janë përfshirë në sulme ndaj policisë, kërcënime terroriste apo
plane dhune në Zvicër, Gjermani dhe Austri.
Por më shqetësues se çdo rast i
veçuar është tabloja e madhe që po formohet — një realitet që nuk rrezikon vetëm
Kosovën, por edhe sigurinë e gjithë Evropës.
Radikalizimi islamik është një
fenomen real në Ballkan, i ushqyer nga
ideologji të huaja dhe rrjete ndikimi që veprojnë shpesh jashtë kontrollit
institucional.
Pas luftërave të viteve ’90, organizata të ndryshme ideologjike fetare u
vendosën në rajon përmes projekteve humanitare, arsimore dhe fetare, duke
krijuar një infrastrukturë ndikimi afatgjatë.
Ky ndikim gjen terren sidomos aty ku
mungon zhvillimi ekonomik, perspektiva për të rinjtë dhe strategjia shtetërore.
Evropa e sheh këtë si një sfidë
serioze sigurie.
Institucionet euro-atlantike paralajmërojnë se radikalizimi në Ballkan mund të
krijojë rrjete ndikimi që minojnë stabilitetin, integrimin dhe orientimin
perëndimor të rajonit.
Numrat tregojnë se fenomeni në
Kosovë është shpesh latent, por potencialisht i rrezikshëm — veçanërisht kur
identiteti fetar fillon të zëvendësojë identitetin qytetar dhe kombëtar tek një
pjesë e të rinjve.
Kjo është drama që bota po e sheh:
– Beogradi ndërton ekonomi dhe të ardhme.
– Kosova ndërton simbolikë dhe heshtje.
Ndërkohë që qindra biznismenë turq
shkojnë drejt Serbisë, në Kosovë ndikimi shpesh vjen përmes strukturave fetare,
organizatave ideologjike dhe projekteve që nuk krijojnë as vende pune, as
prodhim, as zhvillim teknologjik.
Në vend që të zhvillojmë shtetin, ne
po krijojmë hapësira për ndikime që e largojnë shoqërinë nga prioritetet reale
të zhvillimit.
Fëmijët tanë rriten me ndikim fetar
që në moshë shumë të hershme;
Disa familje orientohen drejt edukimit ideologjik para atij profesional;
Femra shqiptare në disa raste përballet me presion social për modele
konservatore të imponuara nga jashtë traditës shqiptare;
Rinia largohet masivisht;
Qytetet po zbrazen;
Akademikët shpesh heshtin;
Elita intelektuale rrallë reagon ndaj ndryshimeve të thella shoqërore.
Ndërkohë, Serbia ndërton zona
industriale, qendra teknologjike dhe partneritete ekonomike që e forcojnë
shtetin dhe ekonominë e saj.
Kontrasti është i dhimbshëm.
Nëse një vend ndërton fabrika, ai
ndërton stabilitet.
Nëse një vend ndërton vetëm simbolikë, ai rrezikon të humbasë njerëzit.
Rreziku më i madh nuk është feja.
Rreziku është zëvendësimi i zhvillimit me ideologji.
Zëvendësimi i strategjisë shtetërore me ndikim të jashtëm.
Zëvendësimi i së ardhmes me nostalgji.
Dhe kur institucionet heshtin, kur
politika nuk vendos prioritete kombëtare, kur investimet nuk orientohen drejt
ekonomisë dhe prodhimit — atëherë vendi nuk varfërohet vetëm ekonomikisht, por
edhe shoqërisht dhe strategjikisht.
Ky është paralajmërimi:
Nëse nuk ndërtojmë ekonomi, arsim
cilësor, teknologji dhe industri;
Nëse nuk vendosim interesin kombëtar mbi çdo ndikim ideologjik;
Nëse nuk krijojmë perspektivë reale për të rinjtë —
atëherë jo vetëm Kosova do të
humbasë zhvillimin, por do të përballet me pasoja afatgjata sociale,
demografike dhe të sigurisë.
Vizita e Vuçiqit në Ankara nuk ishte
thjesht një takim diplomatik.
Ishte një pasqyrë.
Në atë pasqyrë, Serbia pa të
ardhmen.
Kosova duhet të shohë veten.
Vzita e Vuçiqit në Ankara nuk ishte
thjesht një takim diplomatik.
Ishte një mesazh.
Një realitet.
Një krahasim që dhemb.
Atje u firmosën kontrata.
Këtu ndërtohen iluzione.
Atje ndërtohet ekonomi.
Këtu ndërtohet simbolikë.
Atje përgatitet e ardhmja.
Këtu harxhohet e tashmja.
Sepse një shtet që ndërton fabrika,
ndërton forcë.
Një shtet që ndërton vetëm forma, rrezikon të mbetet pa përmbajtje.
Dhe pyetja që mbetet nuk është për
Turqinë.
As për Serbinë.
Pyetja është për ne:
A duam zhvillim — apo vetëm dukje?
A duam të ardhme — apo vetëm hijen e saj?
Sepse historia nuk fal.
Ekonomia nuk pret.
Rinia nuk qëndron.
Dhe një ditë, nëse nuk zgjohemi,
do të kemi shumë kupola,
shumë minare,
shumë ndërtesa…
por shumë pak njerëz.