| E diele, 15.02.2026, 06:50 PM |
Pergatiti Fritz RADOVANI: Pjesa V.
115
VJET
O, DED GJO’ LULI

DED
GJO’ LULI (1840 – 1915)
PO EMNI I YT ASHT
I PERJETSHEM!
IDEALIN AI
E LA TË
SHKRUEM ME GJAK !
.Shkodër, me 29
Maji 1924.Etnit Françeskan të Shkodrës, mbas sa përpjekjesh, mujtën me
sigurue dhe me organizue ceremoninë e
Tyne madhshtore të sjelljes në Shkoder të Eshtnave të Dedë Gjo’ Lulit dhe të
Djalit të Tij, në Kishën Françeskane të Gjuhadolit. Ishte një popull i pafarë
tek Kisha ku do të zhvillohej ceremonia mortore e Heroit.
Ishte i pranishëm edhe Delegati Apostolik, Shkëlqësia e
Tij, Imzot Ernesto Cozzi, i cili, në mes të ma tepër se 3000 qytetarëve
shkodranë, e përcolli Dedë Gjo’ Lulin deri tek banesa e Tij e fundit ndër vorre
të Rrëmajit.
Morën pjesë edhe të gjitha
autoritetet shtetnore të Shkodrës. Në oren 8.00 të mëngjesit, Provinçiali i
Françeskanëve të Shqipnisë, At Pal Dodaj, filloi Meshën e organizueme për
Fatosin e Maleve. Një orkestër e zgjedhun për këte rasë, me tingujt e saj të
përmortshëm, e bani edhe ma të madhnueshme atë
ceremoni mortore.
Mbas Meshet zani i përmallshem
dhe i fortë ku ishte ma i zgjedhuni mu në atë fidanishtë dijetarësh të pashoq,
e që ligjëroi me solemnitet për jeten e Dedë Gjo’ Lulit, ishte predikatari i
Madh At Anton Harapi.
Ndër tjera fraza Ai tha: “Sikuse Athena e Roma mbi gjak e eshtna të Fatosave ngrehën ndërtesën e
Lirisë, ashtu për të mëkamun të Shqipnisë u lyp që gjaku i kreshnikëvet të sterpikëte krepat e Maleve
tona!... Mbas 400 vjetësh me çeten e vet lufton për të parën herë nën Flamurin
e Shqipnisë, për Liri kombëtare...
Ai
kje tri herë Fatos, se
i fali Atdheut dy djelmët dhe veten, tue u ba Sheji i salvimit të xhonturqëve,
të sllavëve e esadistëve ... Ai së dyti provoi se bashkë me Atdhetarinë në
gjoksin e Tij vloi edhe zelli për Fe...
Në
Te vërtetohet fjala e popullit se ndihma e Zotit e pushka e Hotit e shpejtoi Lirinë
Kombëtare...”
Në fund oratori At Harapi iu drejtue gjithë Shqiptarëve
të të gjitha viseve, që emni i Fatosit të përjetësohet me një Monument.
Ishte shumë prekës për të pranishmit momenti kur At Antoni
ju drejtue djalit të Luc Nishi, që ishte vra tue luftue trimnisht në luftën e
rrebtë të Koplikut, kur i tha:
“...Të rritet i mirë
se ka kujt i ngjet e ti japin zemër Bajrakut të vet Hotit, që edhe pse iu desht
me hjekë ma keq sesa Bajrakëve të tjerë, me nder e me namin e Tij, ka me mbetë
ndër ma të Parët Bajrakë të Shqipnisë!”
Banda e Bashkisë së qytetit
vazhdoi me jonet e përmallëshme me vajtue pranë trupit të Heroit t’ Atdheut.
Arka me Eshtnat e Fatosit të
Traboinit doli madhnisht nga Kisha Françeskane e mbulueme me Flamurin Kombëtar.
Populli e mori në dorë në shenjë nderimi deri në vorrezat e Rrëmajit.
Procesionit i prini Banda e
Gjimnazit të Fretënve e veshun kuq e zi, me veglat e stolisuna me shirita të
zez, mbas të cilëve ishin përfaqsuesit e shoqnive të tjera.
Të rreshtuem në heshtje shkuen në
drejtim të Kishës Kathedrale. Ndigjohej vetem muzika që bashkohej me jonet e
kumbonëve të Kishave të qytetit që edhe ato në shenjë zije rrahnin në njëanë...
Njigjohej vetem një za, Zani i
Atdheut që përherë të parë po i deshmonte nderimin e duhun Fatosit të vet mbas
7 vjetësh...
Mbas salikimit në Kishen
Kathedrale procesioni u drejtue për në banesen e fundit në Rrëmaji.
I madh e i vogël po përcillnin Tre
Burra të një shtëpisë njëheri...Prandej dhe lotët nuk mungonin mbas Arkës..., e
cila ndiqej nga Banda e Gjimnazit të Fretenve.
Në Vorreza ajo me nderimin e duhun
nga të pranishmit ekzekutoi me madhshti Hymnin tonë Kombëtar.
Mori fjalën edhe oratori Don Lazër
Shantoja..,e mbas Tij, foli edhe kushrini i Dedë Gjo’ Lulit, Gjok Luli, i cili
tha: “Po të falem nderës me gjithë zemer moj
Shkodër, për ket punë që ke ba, po ma teper po u falen nderës gurt’ e Hotit.
Tue
mos ditë me kuvendë ma gjatë, po ju tham se nuk e kemi besue se i dini ju këto
punë. Edhe unë po gëzohem me
ju. 500 shtëpi që ka Hoti janë fikë e dalë në rrugë të madhe e, kaq jemi ba
porsi ajo grueja e pakunorë, porsi ajo qyqja e zezë... Kushtrim...Zot!...
Kushtrim, Shqipni për
500 shtëpi Hot që jemi shkrepë rrugëve tue vdekë urije e, kemi derdhë gjakun me
ba Shqipni!.. E, pasha Këta Eshtna që kemi para se edhe sa mashkuj që të kenë
këto 500 shtëpi, kanë me vdekë për Shqipni!”... Tue mos mujtë ma me
vazhdue hjekë kësulen prej kreje dhe e
lëshon në tokë... në shenjë Betimi
e Bese...
Populli u zhgreh në vajë.., dhe
njeni mbas tjetrit i shternguen dorën Burrave e Grave të Hotit për kryeshndosh,
të cilët të gjithë bashkë i bashkonte një gjak...Një Flamur!
Shkodra, edhe pse e lanun mbas
dore,..,ka dijtë dhe di edhe sot, se kujt me i thanë Fatos, Shpëtimtar i
Atdheut dhe me këndue: “Njaj asht
Fatos që tue luftue mbaron”...
( MALËSIA ISHTE
VETEM KUDHË…)

KOLË DEDË GJO’ LULI – DEDË GJO’ LULI – GERGJ DEDË GJO’
LULI
(1879 – 1918) (1840 – 1915) (1890 – 1912)
“Ai
kje tri herë Fatos, se
i fali Atdheut dy djelmët dhe veten, tue u ba Sheji i salvimit të xhonturqëve,
të sllavëve e esadistëve ...” At
A.Harapi.
Shqipes
së Gjergj Kastriotit...
I
prenë kokat...I verbuen sytë...I shituen gjuhët...
I
shporuen zemren...
I
cunguen krahët... I këputën kambët...
I
coptuen trupin... dhe i
...
Gozhduen si Krishtin!..
Rrnoftë
Shqipnia!
Melbourne,
11 Fruer 2026. Fundi i artikullit.