| E enjte, 12.02.2026, 06:56 PM |
'Kurti 3' apo 'Republika e Tretë' e Albin Kurtit?!
Shkruan:
Florim Zeqa
Fillim i mbarë i Legjislaturës së
X-të filloj me betimin e deputetëve, vazhdoj me seancën konstituive të
Kuvendit, përkatësisht me zgjedhjen e znj. Albulena Haxhiu për kryeparlamentare
dhe pesë nënkryetarëve të Kuvendit.
Seanca
e dytë e radhës pas disa orëve vazhdoj suksesshëm me zgjedhjen e 'Qeverisë
Kurti 3', përkatësisht të votimit në Kuvend të kryeministrit dhe kabinetit
qeveritar (pa votat e opozitës).
"Zajednica" e Isës dhe
Hashimit, patate e nxehtë në duart e Albin Kurtit
Marrëveshjet ndërkombëtare për
Asociacionin të viteve 2013 dhe 2015 të nënshkruara nga dy ish kryeministrat e
Kosovës (Hashim Thaçi dhe Isa Mustafa), janë marrëveshje të plotfuqishme
ndërkombëtare. Na pëlqeu apo s'na pëlqeu "Zajednica" u projektua në
Beograd, u nënshkrua në Bruksel dhe u miratua në Kuvendin e Kosovës!
Marrëveshja
e parë, e 19 prillit 2013 e nënshkruar nga Hashim Thaçi është miratuar edhe në
Kuvendin e Republikës së Kosovës. E dyta, e 25 gushtit 2015 e nënshkrruar nga
Isa Mustafa, për shkak se Gjykata Kushtetuese e shpalli antikushtetues me
shkelje të 23 neneve të Kushtetutës mbeti e pa aprovuar në Kuvend, megjithatë
vlerëshmëria e saj mbetët e njëjtë tek ndërkombëtarët!
Edhe
përkundër dëshirës së Isa Mustafës për ta shfajësuar veten për nënshkrimin e
marrëveshjes së 25 gushtit 2015 për "Zajednicën" apo Asociacionin e
Komunave Serbe (AKS), një gjë e tillë është e pamundur!
Albin
Kurti me dëshirë do ta anashkalonte çështjen e Asociacionit në dialogun e
Brukselit.
Obligimet
ndërkombëtare në të cilat e kanë futur Kosovën qeveritë paraprake, jo 'Qeveria
Kurti 3', por asnjë qeveri tjetër nuk mund t'iu ikë pa pasoja fatale për
shtetin e Kosovës, për shkak se Kosova ka marrë zotime për zbatimin e
marrëveshjeve të Asociacionit edhe në marrëveshjen e Washingtonit në fund të
vitit 2020 mes Aleksandër Vuçiqit dhe Avdullah Hotit, dhe në Aneks Marrëveshjen
e Ohrit të 19 Mars 2023, të cilën kryeministri Albin Kurti e kishte cilësuar si
"njohje de facto" të Kosovës nga Serbia!
Të
gjithë kemi të drejtë t'i bëjmë presion Albin Kurtit që të mos e pranoj
Asociacionin, por këtë të drejtë nuk e kanë ish kryeministrat që e nënshkruan
"Zajednicën" dhe as ish deputetët që e miratuan në Kuvend.
Agresioni politik i Serbisë ndaj
Kosovës vazhdon edhe pas "Zajednicës"
Zajednica" nuk është OJQ, siq po
mundohen ta minimizojnë rolin e saj liderët e dështuar politik të Kosovës.
Zajednica shënon kurorëzimin e ndarjes etnike të territorit të Kosovës.
Për
"Zajednicën" antikushtetuese, antishtetërore dhe antikombëtare e
futur në marrëveshje ndërkombëtare, të miratuar nga deputetët shqiptarë në
Kuvendin e Kosovës edhe pse nuk është fajtorë, Albin Kurti me prolongimin e
kësaj çështje mund të bëhet përgjegjës për zgjatjen e vuajtjve të qytetarëve!
Na
mbetët të presim përfundimin e dialogut me Serbinë, për ta nxjerrur konkludimin
përfundimtar të shtetit të Kosovës; Republika e Hashimit, Republika me
Zajednicën e Isa Mustafës apo Republika e Tretë e Albin Kurtit?!
Cila është 'Republika e Tretë' që e
pretendon Albin Kurti?!
Ka më tepër se një dekadë që kur
Albin Kurti e ka permendur 'Republikën e Tretë', të cilën e ka përseritur edhe
më 07.09.2025, duke theksuar se Kosova ka nevojë për "Republikë të
Tretë".
Sipas
Albin Kurtit, Kosovës i duhet një republikë për barazi sociale dhe për shtet të
së drejtës. Ai ka thënë se kjo nuk nënkupton "një republikë të re"
por një republikë "të rinuar e të përtrirë", e cila frymon sipas
idealeve përparimtare të rilindasve shqiptarë. "E kemi thënë disa herë që
Kosova ka nevojë për një republikë të tretë, por jo si një republikë e shpallur
në Kuvendin e saj prej 120 deputetë, pra jo si një republikë e re por si një
republikë e rinuar, si një republikë e përtrirë, e cila frymon sipas idealeve
përparimtare të rilindasve shqiptarë; që zemrën dhe mendjen i ka te demokracia
dhe përparimi, sikurse edhe synimet gjeopolitike që i ka të drejtuara kah
integrimet euro-atlantike, në rrugën e saj për anëtarësim në Bashkimin Evropian
dhe në NATO".
Si do që të jetë, Kosova e humbi kot
një vit për inate personale të liderëve partiakë. Është mirë që u arit ujdia
për votimin në pako të pesë nënkryetarëve të Kuvendit për formimin e
institucioneve të reja të Kosovës. Mbetemi me shpresën, se e njëjta gjë do të
ndodhë edhe me zgjedhjen e presidentit dhe vendi të merr të mbarën drejt
zhvillimit ekonomik dhe prosperitetit në rrugën drejt integrimeve ndërkombëtare.