Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Blerim Rrecaj: Përballë dy pamjeve

| E merkure, 11.02.2026, 06:33 PM |


Blerim Rrecaj

Përballë dy pamjeve

Hyra në një ekspozitë

Me vepra artistësh të ndryshëm,

Punimet mbështetur për muri

Mikpritëse të dashura mysafirësh.

Sa te kjo pikturë, e sa te një instalacion,

Ja dhe skulpturë, e ajo fotografi,

Pas një vështrimi të shkurtë rretheqark

Paj, po them diç se pse i zgjodha dy.

Njëra pikturë ishte peisazh i bukur

Me lule me diell e mjedis mahnitës,

Tjetra pikturë punuar mjeshtërisht

Shtëpi të braktisura që flisnin tronditshëm.

Mbresat vërtiteshin sa te njëra sa te tjetra

Ecja si kalimtar e jo si kritik arti,

Erë u merrja luleve në atë perëndim dielli

Dhe lutesha të rilindte jeta e atij fshati...