Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Shyqyri Fejzo: Kurajo nuk zuzariset

| E diele, 08.02.2026, 06:44 PM |


Shyqyri Fejzo

Kurajo nuk zuzariset

Njohja të metës nuk është e lehtë

Atëhere kurajoja del hapur ashiqare

Kur njeriu zgjedh të mos heshtë

Edhe kur heshtja ish shpëtimtare

Kuraja është  virtyt i vetëdijshëm

Së pari, është morale përgjegjësi

Kuraja si maturi e bindëshëm

Ka qënë dhe do mbetet gjithnji

Me zë të ulët flet kurajo e vërtetë

Por ajo vepron e qetë, dhe pa bujë

Debaton pengesat që ndeshim në jetë

Pa hamendësime dhe pa rrëmujë

Jo inatçorëve,molotove dhe flakës

Nga "trimat" që bëhet pas darkës

Kurajo u thotë:"A mendoni o të shkretë

Se po prisni degën ku qëndroni vetë"

Me kurajon sot mpleksen tërë llojat

Padija krejt maskuar me zell, valon

Pa aftësia për të menduar pasojat

Rrëmujat që i quan dhe revolucion

Kurajoja është virtyt i vetëdijshëm

S'është mungesë frike për të vepruar

Jo çdo guxim sjell funde të lavdishëm

Këtë koha dhe historia e ka vërtetuar

Kurajo përdorim i mendjeve me okë

S'është njëlloj ti biesh murit me kokë.

Po të ishte ashtu në të bukurin mëngjes

Nuk do kishte mure kalaje nëpër botë

Nuk do ishte sot as Muri i Madh Kines

Kurajo maturinë do fort prej soje

Çdo kohë që vjen ajo veç përsoset

Kurajo nuk është gjellë e çdo goje

Kot prisni të vijë, ajo nuk zuzariset