| E enjte, 05.02.2026, 06:56 PM |
Referendum për kryetar të LDK-së!
Shkruan:
Florim Zeqa
Ashtu siq ju premtova në shkrimin
paraprak, më poshtë do t'i paraqes pikëpamjet e mia personale për ringritjen e
LDK-së dhe hapat që duhet të ndjekë elektorati për ç'kapjen e partisë nga
uzurpatorët.
Një kandidatur e heshtur pro
ndryshimit në LDK
Duke e parë tendencën e katandisjes
së partisë drejt greminës së pafund dhe zhgënjimin e thellë të elektoratit të
LDK-së për humbjet e njëpasnjëshme në zgjedhje, shpreha gatishmërinë që ta
marrë përgjegjësinë e drejtimit të partisë më të vjetër në vend, jo pse kam
ambicie personale, por, për të parandaluar ndarjen e re dhe për të ndihmuar në
ngritjen dhe rikthimin e LDK-së në vendin që e meriton.
Kjo
nuk ishte vetëm deshirë personale, por mundësi reale për të përmbushur kërkesat
e elektoratit Rugovian të LDK-së.
Tani
kemi nevojë për lidership të ri dhe unitet veprues në reformimin dhe
konsolidimin e plotë të strukturave të LDK-së përmes një procesi të brendshëm
zgjedhor, të rregullt dhe demokratik.
Kjo
që ofrojë unë nuk është rrugë e re dhe as e vjetër, por është kthim në ADN-në
politike të Lidhjes Demokratike të Kosovës, e cila për qëllim ka rikthimin e
shkëlqimit të tri shkronjave të arta-LDK.
Të
shumtë ishin mbështetësit e filozofisë politike rugoviane nga partitë e tjera,
të cilët shprehën gatishmërinë për rikthim të menjëhershëm në LDK në rast të
zgjedhjes time në krye të LDK-së!
Mirëpo,
për habi, nuk e mora asnjë nbështetje morale nga eksponent të LDK-së qendrore
dhe lokale! Kjo është dëshmi që këta e duan vazhdimësinë e kapjes së LDK-së së
tkurrur në 13 % e jo ndryshimin që e ngritë LDK-në në parti të parë politike në
vend!
Përkundrazi
pati edhe të atillë që u munduan të më thejnë moralisht, duke me përcaktuar
kushte dhe barriera të porositura nga lidershipi aktualë!
Megjithatë,
kishte edhe të atillë që e morën guximin për të më mbështetur publikisht, duke
më dhënë kurajo në misionin tim për rikthimin e filozofisë politike rugoviane
në LDK.
Unë,
në rrugëtimin politik nuk e synoj vetëm 13 përqindëshin e mbetur në LDK, por e
synoj 57 përqindëshin e elektoratit pasiv (rugovian) dhe 30 përqindëshin e
elektoratit të shpërndarë gjithandej subjekteve e tjera politike!
Megjithatë,
e mirëpres edhe vullnetin pozitiv nga 13 përqindëshi i elektoratit të LDK-së,
të rreshtuar verbërisht pas rrënuesve të filozofisë politike rugoviane që nga
shkuarja në amshim e liderit historik Ibrahim Rugova.
Më 2 Janar 2026 ka filluar epoka e
dryshimit në LDK
Pavarësisht heshtjes së zyrtarëve të
lartë të LDK-së, me kandidaturën time për Kryetar të LDK-së, më 2 Janar 2026 ka
filluar epoka e dryshimit dhe e rikthimit të fuqishëm të filozofisë politike
rugoviane, të cilin nuk mund ta pengojë dhe parandaloj askush!
Tashmë
krahë meje janë rreshtuar shumica e elektoratit të heshtur të LDK-së dhe të
penduarit që kanë ikur nëpër parti të tjera si pasojë e kapjes dhe uzurpimit të
LDK-së nga klanet dhe grupet e interesit!
Elektorati
e ka mirëpritur dhe vlerësuar lartë kandidaturën dhe misionin tim jetësor për
ringritjen e LDK-së si 'Feniksi' nga hiri i rrënuesve të pamëshirshëm. Vullneti
im dhe gatishmëria e elektoratit janë aq impulsive sa që nuk ka forcë që na
ndalon në misionin fisnik!
Çelësi i ringritjes së LDK-së është
në dorën time
LDK-në nuk mund ta ringrisin ata që e
rrënuan, ata që e kapën dhe e shfrytëzuan pamëshirshëm për interesa personale.
LDK
nuk ringritet me demokraci të improvizuar pa moral politik dhe pa etikë
njerëzore.
Standardi
i instaluar në LDK për kinse 'votën e lirë' është një farsë e rrezikshme e
instalimit të frikës dhe imponimit në vend të reflektimit!
E
më së paku ringritjen nuk mund ta bëjë një autokrat i sojit të Lumir
Abdixhikut, i cili dorëheqjen e kthen në pazar politik dhe në luftë klasash në
LDK!
Lumir
Abdixhiku mund ta konsideroj si të dojë votimin në Kuvend, por rezultati nuk i
jepë votëbesim për mandat të plotë politik, pasi diferenca mes mbështetësve dhe
kundërshtarëve është minimale! Kur kësaj t'i shtohet edhe mungesa e 53
delegatëve, atëherë votëbesimi zbehet në tërësi!
Votëbesimi
është demagogji dhe mashtrim i radhës i Lumir Abdixhikut, i cili me lojën
djallëzore të dorëheqjes, jo vetëm që nuk solli unitet brenda partisë, e ndau
dhe e përçau atë si asnjëherë më parë!
Pas
përfundimit e të ashtuquqajturit 'Kuvend Pune' nuk kanë të ndalur largimet e
bashkëpunëtorëve të Lumirit dhe jo vetëm!
Gjithandej
Kosovës dhe në mërgatën tonë janë duke ndodhur largime masive të aktivistëve
dhe veprimtarëve të devotshëm, të cilët janë duke ju bashkangjitur partive rivale
të LDK-së!
Ky
është produkti që e solli loja djallëzore e Lumirit dhe jo vetëm, pasi prapa
tij qëndron një klan i fuqishëm antirugovist dhe antishtetëror!
Fakti
që gati gjysma e delegatëve votuan kundër vazhdimit të udhëheqjes aktuale,
është treguesi më i mirë se Lumiri nuk e ka besimin e plotë për të udhëhequr me
LDK-në!
Sadoqë
Lumiri po mundohet t'ia shes 'sapunin për djath', elektorati nuk mashtrohet më
me gënjeshtrat e kriposura me hipokrizi siq ishte "dorëheqja" e tij!
Pas
këtij votimi të kontrabanduar në 'Kuvendin e Punës' jo vetëm që nuk do të ketë
ndryshime në qasjen e drejtimikt të partisë, LDK-në do ta çojë drejt
përplasjeve të fuqishme dhe të njëpasnjëshme deri në tkurrjen e madhe dhe të
paparë deri më tani!
Kur
e themë ketë e kam parasysh faktin se, në LDK nuk janë vetëm dy klanet e së
njëjtës kokë (Isa Mustafa) që u ballafaquan në Kuvend, por janë edhe shumë
klane tjera me ambicie për të udhëhequr me këtë subjekt politik!
Kthimi i vendimarrjes tek elektorati
e shpëton LDK-në
Në fakt, kjo ishte arsyeja pse unë
vendosa të kandidoj për drejtimin e partisë. Kandidatura ime nuk është ambicie
personale por mision në parandalimin e ndarjes që tashmë ka ndodhur dhe të
ringritjes së LDK-së.
Ju
thashë por nuk deshën ta marrin vesh klanorët dhe yryshnikët e pushtetit!
Kandidatura ime ishte dhe është treni i fundit për shpëtimin e LDK-së!
Pa
kaluar shumë kohë do të bindeni për këtë, por kam dronë se do të jetë vonë për
LDK-në!
Në
rrethanat aktuale të ndarjes dhe fragmentizimit të LDK-së, e vetmja mundësi për
kthimin e shpejtë të besimit është krijimi i një grupi të pavarur brenda
elektoratit për organizimin e një Referendumi për zgjedhjen e kryetarit, në të
kundërtën, në LDK asnjëherë nuk do të ketë paqe mes yryshnikëve të pushtetit
derisa kjo parti të bie në humnerën e pakthim, pasi aq keq është katandisur jo
vetën në aspektin numerik, por në vlerat e saj në tërësi.
Vetëm
kthimi i vendimarrjes tek elektorati mund ta shpëtoj LDK-në nga zhbërja totale!
Nëse elektorati më ngarkon me besim
për drejtimin e LDK-së, unë do ta shpërblejë me ringritje të shpejtë në vendin
që e meriton, si zonjë të parë të skenës politike kosovare dhe mbretëreshë të
qeverisjes së vendit!