Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Albert Zholi: Polikrizat e shoqërisë në optikën e sociologut Gëzim Tushi

| E enjte, 05.02.2026, 06:53 PM |


Polikrizat e shoqërisë në optikën e sociologut Gëzim Tushi

Nga Albert Z. ZHOLI

Këto ditë doli nga botimi dhe është në qarkullim libri "Polilikrizat sociale dhe shoqëria" e autorit Gezim Tushi. Ai është sociolog i njohur me kontribute teorike e mediatike, tejet I angazhuar si qytetar dhe intelektual me analiza të gjithanshme sociale dhe studimet sistematike mbi dinamikat e zhvillimet sociale dhe problemet që e shqetësojnë shoqërisë shqiptare në tërsi. Diapazoni tematik i librave të tij ka në fokus veçoritë e tranzicionit, familjen, martesën, shkollën, kulturën moralin publik, problemet sociale me ndikim konsistent dhe rezonancë bashëkohore në jetën e shoqërisë dhe individit.

Libri "Polikrizat sociale dhe shoqërisa" është I njëzet e gjashti I Tushit. Në të përmes treqind faqeve dhe katër kapitujve, ai I sjell lexuesit të zakonshëm por edhe studentëve, gazetarëve dhe qytetarëve një gamë të gjërë interpretimesh sociale, që janë kontribut serioz që ndihmon në procesin e diagnostikimit të hollësishëm të problemeve që shqetësojnë ekzistencialisht jetën e shoqërisë shqiptare të postranzicionit, e cila reflektohet në mënyrë gjërësisht kontekstuale në patologjitë, anomalitë dhe në jetën e individit. Të cilat realisht dhe sociologjikisht ndihen të reflektuara si fenomenologji të një krize sociale, morale e individuale evidente,  e cila nuk është thjesht një patologji individuale, por dukuri strukturore, që prek themelet ekzistenciale të jetës tonë shoqërore.

Autori tërë gamën e analizave sociale dhe interpretimeve sociologjike, e ka ndërtuar mbi bazën e një uniteti teorik, duke bashkuar në mënyrë harmonike dijet konceptuale të sociologjisë postmoderne dhe idetë e fuqishme të autorëve më të shquar të kësaj fushe (citohen rreth 40 autorë të shquar të sociologjisë bashkëkohore), por ato të "përthyera" në ndihmë të interpretimeve elokuente për interpretimin e tipologjisë dhe fenomenologjinë së dukurive dhe shfaqjeve konktere, që janë tipike në realitetin kontekstual të jetës sociale të shoqërisë tonë.

Kjo sintezë teorike e praktike është baza e tërë arkitekturës së librit, i ndërtuar në katër kapituj, të cilët janë të lidhur nga uniteti i brendshëm social dhe tematik. Autori synon të hedhë dritë, të ndihmojë në konceptimin realist dhe jo utopik të të vërtetave të realitetit tonë, duke dashur të evidentojë lidhjen midis dialektikës së jashtme të shoqërisë, e cila duket sikur është në "udhëkryq" social dhe moral dhe nevojës për të gjetur një bosht të ri moral që t'i përshtatet kohës, shoqërisë postmoderne shqiptare me natyrë të qartë liberale, individualiste apo likuide, sikurse e sintetizon këtë realitet bashkëkohor sociologu i shqyar Zygmunt Bauman.

Autori evidenton natyrën e kësaj shoqërie, e cila duke qënë moderne nuk është gjithnjë e sigurt, nga që sipas tij, ka rënë "fuqia integruese e shoqërisë", është zbehur humanizmi, sociadariteti dhe socialiteti që ai i konsideron si "çimento sociale" për të garantuar një nivel normal të kohezionit të shoqërisë por pa cënuar dinjitetin, pavarësinë dhe personalitetin e njeriut si qytetar. Ai evidenton disa dukuri që janë bërë problematike, sikurse është zgjerimi i sjelljeve egoiste, narcistike, egocentrike, madje e sociopatike e kriminale, të cilat po shfaqen si simtoma të një sëmundje e rëndë, sikurse është procesi i dehumanizmit të lidhjeve sociale e marrëdhënieve shoqërore, që shumë shpesh e kanë vënë jetën tonë shoqërore të përballet me "njeriun irracional". Nuk mund ti shpëtonte optikës së sociologut Gëzim Tushi disa dukuri, sikurse janë shfaqjet e bujshme të një lloj "pornografizimi" të jetës shoqërore që burojnë në mënyrë të rëndomtë nga perceptimet banale e perverse të lirisë individuale apo shfaqjeve të bujshme të perversitetit social.

Problemet e natyrës, qëndrimit social dhe komportimit të individit në raport me veten dhe shoqërinë, përfshihen në një kpitull më vete. Esenca e shqetësimit është rregullimi i normave të sjelljes individuale të njeriut për të patur të siguruar statusin e qytetarit, që respekton sistemin e vlerave morale dhe mekanizmin e përbashkët të jetës sociale. Sipas tij qytetërimi nuk mund të ndërtohet me parimet e deformuara të "njeriut vulgar" apo devijancat e njeriut asocial, që po dëmtojnë sitemin e vlerave morale, duke e thelluar "hemoragjinë vlerore" në përmasa kritike. Sipas autorit tendenca regresive e zgjerimit të individualizmit pa cak, konceptimi anarkist i lirisë, mungesa e përgjegjësisë sociale të individit, jo vetëm po ndikon sikurse thotë ai, në dobësimin e "bërthamës sociale" por edhe në shfaqjen e një lloji shqetësues të "infarktit social". Autori mendon se është koha kur të gjithë si shoqëri, institucionet sociale dhe të sigurisë morale (familja, shkolla, media, politika, shteti, etj) të angazhohen në ndërtimin e një "Projekti Qytetarie", si mënyra e vetme e mundshme për të përballuar sfidat e përmirësimit të "shëndetit të shoqërisë" shqiptare.  E cila sipas Gëzim Tushit është detyrë madhore, integrale dhe e lidhur në mënyrë kompakte me veprimtarinë e gjithë faktorëve dhe aktorëve politikë e sociale, shoqëror dhe individual...