| E hene, 02.02.2026, 06:53 PM |
TIRANA NË OPTIKËN E SHKRIMTARIT SHKËLQIM ÇELA
Nga
Bashkim Saliasi
Epilog
Me
autorin e librave Shkëlqim Çela, me titull: - “Gjysma e qejfit”, prozë dhe
“Endemik”, poezi jemi miq. Jemi njohur që në vitet ’80, kur Shkëlqimi filloi
punë në Skrapar dhe vinte shpesh te miku ynë i përbashkët Jakup Kapllani. E ëma
e Jakupit ishte halla e Shkëlqimit. E njoha si një djal karizmatik dhe tepër
studjues. Motra ime Asija dhe kunati, Jakupi më treguan; - se ai në shkollë
kishte mësuar shumë.
Bile
në ciklin fillor, kishte marrë dy klasë njëherësh.
Si
unë dhe ai shkonim shpesh në shtëpinë e kunatit tim, Jakupit. Që në takimin e
parë më pëlqeu sepse ishte djalë simpatik dhe hokatar. Më vonë ai emigroi në
Austri dhe më pas në Amerikë. Kemi vite që nuk jemi parë nga afër. E ndjek
vazhdimisht në faqet e facebookut dhe botimet e tij.
Ishte
kënaqësi, që në pamundësi për të marrë pjesë në panair, nipi im Hajri Kapllani,
me porosinë time, më pruri dy librat e Shkëlqimit, të cilat ishin ekspozuar në
stendën e Shtëpisë Botuese të botuesit, Naim Zoto. U ndjeva mirë që më në fund
në Biblotekën time do ishin dhe dy botimet e mikut tim, Shkëlqim Çela, të
njohur në vitet e hershme të rinisë, krahas librave të miqve të mijë shkrimtar.
E
kam ndjekur vazhdimisht Shkëlqimin në faqet e facebokut në postimet e tij, por
nuk më shkonte në mendje, se ai ishte autor i disa çmimeve dhe një seri
botimesh.
Panairi
muajit nëntor 2025 do të ishte fat për Biblotekën time sepse në radhën e
librave të miqve të mij, u shtuan dhe botimet e sipërpërmendura të mikut tim,
Shkëlqim Çela.
PO
KUSH ËSHTË SHKËLQIM ÇELA?
Në
ballinën e pasme të librit me poezi me titull “Endemik” mësoi se; - ai ka
lindur në Tiranë, në lagjen Ali Demi., në vitin 1962. Poet, dhe romancier
shqiptar. Pasi kreu studimet universitare në Universitetin Bujqësor të Tiranës,
emigroi në Austri në vitin 1991 dhe më pas në SHBA, ku kreu studime të larta në
fushën e statistikës e të mbrojtjes së mjedisit.
Ka
botuar “Mëmëdhimbje” prozë, (“Albin”, Tiranë 2008), “Kulmak”, prozë, (“Albin”,
Tiranë 2009), “Ishulli Ruzvelt” (Tirana Times), Tiranë 2013), Tuneli dhëndurëve”,
tregime dhe novela, (Tirana Times, Tiranë, 2015), “Embriologji”, novela
(“Mapo”, Tiranë, 2016), “Një zgjues për ty”, roman (“Tirana Times”, Tiranë,
2017, “Barërat e së keqes, prozë (“Çabej”, Tiranë, 2019), “Hotel Bahnof”,
roman, (“Onufri”, Tiranë, 2021), “Gjysma e qejfit”, prozë, (“Naimi”, Tiranë, 2023) dhe “Endemik”, poezi,
(“Naimi”, Tiranë, 2025). Janë gjithësej njëmbëdhjetë botime.
Në
ballinën e pasme të librit me titull “Gjysma e qejfit”, autori shkruan:
“Thuhet
se një shkëputje nga realiteti është e domosdoshme dhe ato që ne shkruajmë, për
kohën që na ka mbetur në vitet ’90-91, nuk mund të shkruajë një njeri që e prek
Shqipërinë çdo ditë. Kështu që i thuret një lloj himni largësisë. Por unë nuk e
di, unë shkruaj sepse ashtu më vjen në trurin tim, por thonë se kemi një
avantazh plus, sepse kemi një distancë të mjaftueshme për të shkruar mirë. Dhe
këtë na e ka dhuruar, pa dashjen, emigracioni.”
Thënie lapidare të një letrari me vlerë për lexuesit elitar.
Siç
na ndodh ne lexuesve, që çdo lexim libri, që rreshtojmë në biblotekën tonë do
ti gjejmë kohën për ta lexuar dhe reflektuar. Në këto ditë të janarit me
rreshje dhe temperature të ulta u zhyta në leximin e këtyre dy veprave të mikut
tim, Shkëlqim Çela.
Nuk
dua të humbas kureshtjen e lexuesit, por ai që do i lexoj s’ka për të mbetur i
zhgënjyer. Që në krye të herës do u thosha se, për të kuptuar letërsinë e
Shkëlqimit duhet “hundë”, që të nuhasësh problematikat që ai trajton.
Është
një penë elitare që radhitet në penat e shkrimtarve të kohës pas viteve 2000.
MENDIME RRETH TREGIMEVE TË LIBRIT “GJYSMA E QEJFIT”, TË SHKRIMTARIT SHKËLQIM ÇELA
Nuk
dua të bëj analizën e tregimeve dhe kritikun, por do reflektoj për ato që më
mbetën në mendje dhe më kthyen në kohë pas në vitet ’80-‘90’. Në mendjen time
mbetën tregimet; Gjysma e qejfit, Çeta, Kallashnikov 03621915, Plug, etj, që sa herë i lexoj, aq herë mendimet e
mija kthehen pas në vite.
Tregimi
“Gjysma e qejfit”, është vendosur si titull në ballinën e librit dhe të tërheq
vemëndjen porsa e merr librin në dorë dhe të kujton ato vite, ku popullsia e
Tiranës lëvizte nëpër ata autobuz karakatina të pakëzuar me lloj-lloj emërtimesh
si “Karroca e Dylit”, etj.
Autori,
një djalosh Alidems dhe i ka përjetuar ngjarjet e atyre viteve në kurrizin e
vet dhe me një penë të hollë, ja sjell në kujtesë lexuesit të atyre viteve, por
pse jo dhe brezit të ri për të njohur dhe mos harruar atë periudhë vuajtjesh të
prindërve, motrave dhe vëllezërve në radhët e gjata për një pako kafe, një kg
mollë, për një bukë gruri, apo për të udhëtuar nga njëri stacion në tjetrin në
stacionet urbane të Tiranës së atyre viteve.
Nuk
mund ti harrojmë udhëtimet nëpër qytetet e Shqipërisë, që ishte një makth i
gjall duke udhëtuar hipur mbi skodat çeke të tipit “saurel”, apo makinat me
qymyr në ditë me shi, borë apo suferina të dimrit për të shkuar në punë apo në
spitale, në zboret ushtarake apo dhe në aksione të rinisë.
Duke
lexuar këto përjetime mbase ju vjen në kujtes filmi, ku luajnë personazhet Sulua
dhe Bequa dhe atëherë do bëni analogjinë e fabulës, të cilën autori me një
pjekuri artistike dhe një fjalor popullor Alidems, na e sjell kaq taze jetën e
vëzhtirë të atyre viteve. Në tregimet e tij Shkëlqimi na paraqitet herë si tregimtar,
herë si historian dhe herë si gjeograf.
Autori
përcjell mesazhe, se jeta është gjithmonë e bukur, dhe në rrethana të vështira.
Frymëzimin për shumë tregime Shkëlqimi e merr nga vet jeta e banorve të Tiranës.
Ai na e sjell të gjallë jetën që zhvillohej në Tiranë, apo në aksione të
rinisë, ku masa e nxënësve të shkollës së mesme dhe të lartë duhet ti
nënshtroheshin komponentit të kalitjes fizike në gjirin e klasës punëtore.
Ai
si një djal me kulturë të gjerë qëmton fakte dhe mbi bazën e fabulave ndërton
tregimet e tij, pasqyron jeta në zhvillim. Të tilla janë tregimet Drudashje,
Zogu, Çeta, Kallashnikov 03621915, Plug etj. Në tregimin Zogu autori e
përshkruan kaq bukur skamjen dhe sjelljen e pa shpirt të njerëzve skrupuloz sa
kur e lexon të mbushen sytë me lotë.
Ja
një fragment: Gazi e ropi zogun, i futi një stap nga bytha deri te goja dhe
e poqi në një zjarr të vogël shkarpash që u ndez magjishëm. E Hëngri duke i
fryrë e duke u djegur, gjithë një duke shfaqur kënaqësinë e ngrënies siç as një
mbret nuk do ta shfaqte, në një gosti. Ajo ngrënie djegëse ishte shpërblimi më i
madh, e vlente të vdisje për të; më shumë as nuk mund të kërkoje nga jeta, por
nuk mund të arrije.
Kafshët
vriteshin me gjithfarë mënyrash, pavarsisht se ligjet ekzistonin, po ku pyeste
populli i uritur për ligje… Nëpër autobuza urban, apo në radhët e prerjes së
biletave për në linjat e rretheve bëhej nami. Individ të etur për seks
“gjuanin” sidomos vajzat dhe nuset e reja, të cilat udhëtonin vetëm për në punë
apo në shtëpi dhe këta persona ngjesheshin pas tyre duke futurë këmbën në mes këmbëve
të tyre dhe as që e bënin qejfin qeder.
Sikundër
e trajton fabulën autori seksi për brezin e ri ishte tabu dhe nuk kishin asnjë
njohje përveç “mastrubimit” dhe këto fenomene ndodhnin në radhët e marrjes së
biletave të autobuzave apo trenit për në rrethet e largta dhe në autobuzat
urban që udhëtarët nuk gjenin derman nga “xhepistat” dhe manjakët seksual.
Ja
si e përshkruan autori:
Ne
bëmë të neveriturin, mirpo fytyrat tona e shprehën mesa dukej përbuzjen më shumë
seç duhej, pasi Sela na e preu druvarçe: “Mirë, mir, mirë, po deri në Tironë e
bo gjysmën e qejfit ai” …
Në
35 tregimet e librit me titull “Gjysma e qejfit”, lexuesi përveç adrenalinës do
gjej vetveten dhe do sjelli në kujtesë ngjarjet që i kanë ndodhur dhe atij.
S’më
hiqet nga mendja stacioni i Laçit ku ne studentët e Shkodrës na duhej të
coptonim duartë për të udhëtuar me autobuzin e linjës Laç-Shkodër apo dhe
Lushnje Berat, e Berat Skrapar.
Ja
këto fenomene më solli në kujtesë leximi librit, të zotit Shkëlqim Çela, të
cilin e përgëzoi dhe i uroj suksese dhe pena e tij kur thotë vërzhezhalliu,
poeti Përparim Hysi: “Pena plugë t’i bëhet” dhe na dhurofsh sa më shumë vepra
letrare me vlerë për lexuesit e apasionuar pas letërsisë.
PËRJETIME ME POEZITË E
AUTORIT SHKËLQIM ÇELA NË LIBRINË, ME TITULL “ENDEMIK”
Që
nga tituli në ballinë, fjala Endemik, do të thotë specie e rrallë. Brendia e
krijimtaris së shkrimtarit Shkëlqim Çela mbartë në vargun e tij mesazhe dhe ide
që kërkojnë “hundë”, për nuhatje zhbiruese për të zbuluar zërin e autorit dhe
burimin e frymëzimit.
Një
lexues i vëmendshëm gjatë leximit të librit me poezi, me titull “Endemik”,
arrin të zbuloj shpirtin krijues të autorit, dhe të kuptoj, se frymëzimi tij
vjen nga vendlindja dhe kryesishtë nga lagja Ali Demi, ku ai është rritur,
shkolluar e burrëruar.
Poezitë
e tij kanë frymë realiste që burojnë nga shpirti i një emigrant, i cili zotron
një kulturë të gjerë qoftë në njohjen e gjuhëve të huaja apo dhe në fushën e
letërsisë.
Ja
si e ndërton poezinë “endemik”, Shkëlqimi;
Jam
një xhufkë mali shpëtuar pa shkulur,
Nga
hordhitë e duarve që ia shqyejnë rrasën e shpatit,
Në
buzën time ngjitet vetëm njeriu
Se
drerët dhe dhitë s’kanë gjunj e firomë
Kam
mbetur i fundit ndër gurë,
Njerëzve
u hyri babëzi e papritur
Një
kasoll i paparë i tokës që shkulte e gricte
Faqet
gurore,
Një
mijë djem të vetëm a thua se vdiqën një ditë…
Diapazoni
i njohjeve të tij kalon kufijtë e inteligjencës dhe ai është një poet alegorik,
ku gjuha e metaforës ndihet fuqishëm në vargun e poezisë së tij.
Ai
arrin të krijoj një stilt të tij të papërsëritshëm, të kuptuar nga lexuesi i vëmëndshëm,
që di të “nuhas” dhe të zbuloj enigmën, se ku fshihet ari në hullitë e lumenjëve
apo në shtresat e thella të tokës.
Ej
ju nuk e dini mjerimin e hidhur të endemikut,
Sherebelet
thanë mirupafshim,
Me
torbën në dorë dhe ikën,
Tërfile
të bardha tundën shamitë me përlën e lotit
Në
cep të mollzës
Dhe
shkuan në gurishte të tjera me dhëmbëluanët e
Velave
të zbardhura,
Flurorë
të lehtë mbi pushnajat e parashutat e stinës,
Përshkrimi
emocional, ngjyrimi, figuracioni, vargu i lirë në poezitë e Shkëlqim Çelës
flasin për pjekurin e tij artistike të të bërit letërsi.
Në
krijimtarin e tij gjejmë të shkuarën, të tashmen dhe parashikime për të
ardhmen.
Lotuset
e verdhë me këmbët kthetrore të fajkonjve
Ikën
pas kokën, në azile ku mbrothësinë e njom
Një
tym prej malli,
Kapselat
me trastë çobani dhe zilkat
Që
ngjyenin muzgjet me blu
I
lanë të gjitha sa kishin, duar fëmijësh,
Sëndyqe
e gjerdanë në arratinë prej të marri,
Përdorimi
i satirës e bënë poetin disi të veçantë në vargun e tij të lirë dhe përdorimi
gjuhës është i papërsëritshëm.
Në
poezitë e tij gjejmë shpirtin krijues, kurse lexuesi gjen shpresë për ndryshim,
ku përplasen dy kohë e shkuara dhe e ardhmja.
Magjia
e jetës së djeshme në Shqipëri, emigrimi në Austri dhe më pas në SHBA për
specializim dhe jeta e emigrantit si dhe njohja e disa gjuhëve të huaja kanë
ndikuar te shkrimtari Shkëlqim Çela të ketë një bagazh sfidues në fushën e
letërsisë si në prozë dhe në poezi.
E
unë s’kam ku vete, mbeta këtu pas lamtumirës
Së
shkurtave,
Nuk
bëhem gjetiu, gjithë dashuritë dhe dëshirat
I
kam shtënë tek kjo copëz e dheut, e dija rrezikun
Që
vjen me nderet e veçanësisë, forca ime
Bëhet
dobësi, vlera një rrezik për shuarje,
S’di
a të gëzoj që mbeta a të vajtoj që dot
Nuk
largohem
Si
të tjerët, që njësoj nuk dinë a të gëzohen që ikën,
Siç
më thonë supet e tyre me të pjerrtët pendimi.
Nëse
zhytesh në leximin e poezive të Shkëlqim Çelës ndjen emocion dhe adrenalinë, që
vënë në lëvizje ndjenjat në memorjen e lexuesit, duke zbuluar shpirtin
dashamirës të autorit për vendlindjen.
Të
përshëndes i nderuar miku im Shkëlqim Çela. Nëpërmjet këtij postimi të përcjell
urimet e mija më të përzëmrta dhe të uroj, veç shëndet dhe mirësi…
Urime
në botime të tjera.
Tiranë, më 01/01/2026