| E diele, 01.02.2026, 06:54 PM |

Doli nga shtypi libri i parë që dokumenton në mënyrë sistematike dhe kritike ARTI KONCEPTUAL NË KOSOVË (2000–2025), nga Ilir Muharremi. Ky studim përfaqëson hulumtimin më të gjerë të deritanishëm mbi praktikën konceptuale në Kosovë, duke trajtuar si traditën e artistëve konceptualë ashtu edhe atë neo-konceptuale.
Monografia
përmban studime rasti dhe analiza të detajuara të veprave artistike, të cilat
evidentojnë evolucionin dhe dinamikat e praktikave artistike në vend. Përtej
dokumentimit lokal, teksti i vendos këto praktika brenda një konteksti rajonal
dhe teorik më të gjerë, duke ofruar krahasime dhe interpretime historike që
ndihmojnë në kuptimin e pozicionit të artit konceptual kosovar në hapësirën e
artit bashkëkohor në Ballkan.
Duke
shfrytëzuar një qasje të kombinuar teoriko empirike përfshirë hulumtim arkivor, material
ilustrativ dhe analizë kritike të veprave
monografia synon të shërbejë si burim referues për studentë, pedagogë,
kuratorë dhe studiues të artit bashkëkohor. Libri është mbështetur nga
Ministria e Kulturës në Kosovë.
