Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Sevdail Hyseni: Bastardimi

| E premte, 30.01.2026, 06:50 PM |


Sevdail Hyseni

Satirike

Bastardimi

Shqipja bastardohet çdo ditë,

Me fjalë të huazuara pa limit.

Shikoni ku mbet fjala e termi,

S’kupton njeri çfarë race jemi!

Të flasësh e të shkruash gabim,

Të jesh shqiptar sikur s’ka kuptim.

Në çfarë halli ka rënë komunikimi,

Përbuzet gjuha e nënës dhe Naimi.

Fjalori i huazuar, lëmsh e lesh arapi,

E bën shqipfolësin sikur “sharapi”.

Nis biseda diku: “Me ma jap mue”,

E n’Luginë në vend të “mua-muje”.

Nëpër studio televizive e portale,

Shumë fjalë lokalizmi bien erë hale.

I hipin gjuhës shqipe prapë e mbarë,

Disa politikanë, analistë e gazetarë.

Në Fejzbuk shkruhet: “Event veri najs”,

E zhargoni i rrugës të kërcen nga pas.

Nuk të përshëndet shqip aspak për fije,

Por me: Hello! Tung! edhe Çao e Bye!

Gjuha shqipe është si nënëlokja e artë,

Na kupton kur ne s’e kuptojmë më atë.

Se një presje e harruar, a s’qan më thuaj,

Më fort se një zanore e gjuhës së huaj?

Karikatura marrë nga interneti