| E marte, 27.01.2026, 06:57 PM |
Krekacori i Kremlinit kërcënon Europën
Nga Eshref
Ymeri
Një informacion, i botuar më 04 dhjetor 2025 në
faqen e internetit “BBC News Russian”, fillon me fjalinë në vijim:
“Presidenti rus Vladimir Putuin deklaroi se Rusia është e gatshme që tani për luftë me Europën…”.
Me këtë rast, Sekretari i Përgjithshëm i
NATO-s, Mark Rutte, deklaroi se nuk do të reagojë ndaj të gjitha thënieve të
Putinit dhe madje qeshi me uniformën e tij ushtarake.
Kur lexon kërcënimin e këtij kacagjeli të krekosur të Kremlinit në adresë të Europës, domethënë të NATO-s, menjëherë të vijnë ndër mend fjalët e Lui Filip de Segyr
(Louis Philippe, comte de Ségur - 1753-1830), historian dhe diplomat francez, i cili ka pasë qenë ambsador i Francës në
oborrin e perandoreshës ruse Ekaterina II në vitet 1784-1789, babai i Filip
Pol de Segyrit (Philippe Paul de Ségur - 1780-1873), gjeneral
francez që hynte në rrethin e Napoleonit dhe që ka pasë lënë kujtime për
historinë e luftërave të tij: Ai ka thënë:
“Rusia është një kolos me këmbë argjile”.
Putini ka dalë me një deklaratë të tillë, se është i
bindur që gëzon përkrahjen e shumicës dërrmuese të popullit shovinist rus, të cilit,
si popull skllav që është tradicionalisht, nuk i bën përshtypje absolutisht
vrasja e 1,235,060 ushtarëve dhe oficerëve rusë në Ukrainë deri në mbrëmjen e
25 janarit 2026 (Citohet sipas: “Humbjet e armikut më 25 janar: Forcat e
armatosura të Ukrainës vranë 1020 okupantë dhe shkatërruan tre sisteme të
mbrojtjes kundërajrore”. Faqja e internetit “Fakti”. 25 janar 2026).
Vetvetiu lind pyetja:
Si shpjegohet që populli rus e
mbështet kaq shumë presidentin e vet, kryekriminel të popuulit heroik ukrinas?
Përgjigjen e kësaj pytjeje e ka dhënë në një Ese të gjatë
shkrimtari rus Igor Shestkov (1956). Në atë Ese ai ka zbërthyer mjeshtërisht
formimin e psikologjisë prej skllavi të popullit rus, i cil nuk e përfytyron
dot veten jashtë nënshtrimit të sundimtarëve të vet. Në vitin 1990 Igor Shestkovi emigroi familjarisht
në Gjermani. Është anëtar i Lidhjes së shkrimtarëve gjermanë që prej vitit
2009. Është nënshkrues i thirrjes “Të ndalohet agresioni” të
shkrimtarëve-emigrantë rusë, të publikuar më 12 gusht 2018. E ka dënuar ashpër
luftën agresive të Rusisë fashiste kundër Ukrainës. Eseja e tij titullohet:
“Rusia do të ndahet në zona okupimi
midis NATO-s, Kinës, Japonisë”. Faqja e internetit “Newsland”.
27 maj 2014).
Në vijim po prcjellim përmbajtjen e plotë të Esesë.
“Shumë njerëz habiten që populli rus është i prirur
për një tirani dhe diktaturë të përgjakshme. Këtë prirje dikush e justifikon me klimën, dikush
me prapambetjen arsimore, dikush tjetër një zot e di se me çfarë. Por nuk ia
vlen të akuzohet klima që nuk ka asnjë faj apo mungesa e dëshirës për leximin e
librave me vlera edukative. Finlandezët kanë klimë herë-herë më të ashpër sesa
në Rusinë e shenjtë. Veç kësaj, edhe njerëzit e botës së qytetëruar nuk është
se lexojnë më shumë veprat e filozofëve dhe të sociologëve të tyre. Por ama
atje nuk ka pasë ushqyer dhe nuk ushqen kush simpati për të parin e vendit.
Çelësi për të kuptuar shpirtin rus,
përgjithësisht, është ndodhur në sipërfaqe. Hajde t’i hedhim një sy historisë
ruse në thellësi dhe atëherë gjithçka do të bëhet e qartë si jo më mirë. Pra, popujt sllavë, fillimisht, kanë qenë të lirë, sllavët
e dinin se ç’ishte liria dhe e donin atë, i gdhendnin në dru perënditë e tyre,
dilnin për gjueti dhe për peshkim, lindnin fëmijë, punonin tokën, organizonin
sulme të befasishme, me qëllim grabitjeje të shteteve fqinje dhe as që donin
t’ia dinin për të parin e vendit. Ata kishin kryepleqtë e fiseve e mandej edhe
princat, por megjithatë ata kishin mbetur të lirë dhe as që u shkonte mendja të
kishin mbi krye ndonjë të madh. Nuk dihet nëse kaloi shumë apo pak kohë, por
dihet që kishte ardhur vakti i sllavëve për t’u krishterizuar, meqenëse gjithë
bota rreth tyre, në shumicën dërrmuese, ishte e krishterë. Ekzistojnë disa
variante se pse Vladimiri (Vladimir Svjatosllaviç - 956-1015 - princi i madh
i Kievit në periudhën mes viteve 978-1015, gjatë sundimit të të cilit u bë
pagëzimi i Rusës kieviane - E.Y.) zgjodhi pikërisht degën ortodokse të
krishterimit - ortodoksinë. Sipas variantit zyrtar, thuhet se Vladimirit gjoja
i kishin pëlqyer së tepërmi ritualet e sektit ortodoks, në kuptimin e kishës
ortodokse. Sipas variantit jozyrtar, të papëlqyer nga ana e ortodoksëve, thuhet
se Vladimiri ishte i biri i jashtëligjshëm i një rabini (mësues, edukator
hebraik - E.Y.) dhe prandaj ai e kishte më shumë për
zemër ortodoksinë me ritualet e saj, të huazuara nga hebrenjtë, sesa kishën
katolike që ishte e huaj për të me shakatë e saja të pakuptueshme latine. Që
asokohe sllavët mund të konsiderohen si një komb i perënduar përgjithmonë. Pikërisht
asokohe pati nisur një fund i mallkuar që u quajt Rusa e shenjtë. Ortodoksia,
fillimisht, nuk ishte aq arrogante dhe e rrezikshme, ideologjia fetare u ngjiz
në mendjet e sllavëve me mjaft kujdes për atë epokë. Por mandej, në Rusën e
shenjtë pllakosi dyndja mongole. Siç i thonë një fjale, “çdo e keqe s’vjen për
të keqe”, ose “edhe e keqja e ka një të mirë pas”, prandaj edhe mendja
dredharake e shërbesëtarëve të kultit fetar e siguroi menjëherë leverdinë nga
pazari që bëri me pushtuesit e tokave sllave: ju do të na siguroni
paprekshmërinë dhe mbrojtjen nga turma, kurse ne do t’ju sigurojmë pushtetin
mbi këtë turmë. Që asokohe u vendos skllavëria në Rusën e shenjtë. Kishën
ortodokse mund ta konsiderosh pararendësen e shërbimeve sekrete në Rusi. Si një
KGB të lashtë ruse. Pushtimi i tokave sllave zgjati pothuajse 300 vjet. Ju
mundohuni të vrisni mendjen për këtë shifër!!!. Pothuajse 300 vjet, ca aziatikë
të çuditshëm endacakë, që nuk kishin as gjuhë të shkruar, as shkencë, si të
tillë, arritën të vënë nën kontroll një të tillë territor kolosal pa teknikë
dhe pa komunikime bashkëkohore. Treqind vjet pa pak, ata patën bërë prapësira
dhe patën mbajtur nën pushtetin e frikës një popull dikur të lirë, i cili, një
herë e një kohë, u pati kallur tmerrin armiqve të vet. Po si paska qenë e
mundur?! Shumë thjesht. KGB-ja ortodokse pati marrë vrull, ajo ditë e natë ia
lante trutë turmës së organizuar para pak kohësh, duke i imponuar ndërgjegjes
së saj ende të paformuar tmerret e skëterrës mitike dhe mrekullitë e parajsës
përrallore. Në çdo predikim, priftërinjtë, me një pamje kërcënuese, njoftonin
se çdo pushtet është dhuratë nga zoti dhe se kundërshtimi ndaj këtij pushteti
është një mëkat i tmerrshëm, për të cilin kundërshtarët do të përfundojnë në
ferr, drejt e në tiganin e qoftëlargut. Për qëndrim dashamirës ndaj kishës dhe
zotërinjve mongolë faleshin të gjitha mëkatet dhe krimet e rënda. Të gjithë
njerëzit e poshtër, vëllavrasësit dhe maskarenjtë, priftërinjtë ortodoksë i
ngrinin në rangun e shenjtorëve, duke deformuar deri në maksimum ndërgjegjen e
njerëzve. Me kalimin e kohës, gënjeshtra bëhej e vërtetë, kurse e vërteta
kthehej në gënjeshtër, mirësia bëhej dashakeqësi, kurse dashakeqësia kthehej në
një dashamirësi supreme. Zotit ortodoks duhej t’ia kishte frikën çdo çast i
ekzistencës mjerane prej skllavi, në të kundërt pasonte kërcënimi me ndëshkim
qiellor dhe me pjekje në tiganin e ferrit. Vetëm tokat jugperëndimore patën
arritur ta shmangnin këtë shpëlarje truri. Rezultoi që atyre tokave kishin kohë
që ua kishin vënë syrin polakët dhe lituanezët katolikë dhe nuk ishte në
interesin e tyre që mongolëve, me në krye ortodoksinë, t’u lejonin pushtimin e
një thele të tillë të majme. Pikërisht ky fakt i pati shpëtuar sllavët
jugperëndimorë nga degjenerimi gjenetik dhe pati parapërcaktuar luftën
shekullore për shpëtimin e tyre nga sllavët verilindorë. Tokat jugperëndimore,
me kalimin e kohës, u quajtën Ukrainë, kurse tokat verilindore u quajtën
perandori e së keqes e shtetit të madh rus. Pas heqjes qafe të ryshfeteve që u duheshin
paguar mongolëve, pas çlirimit nga i ashtuquajturi komb rus, s’pati mbetur gjë tjetër, veçse ca
mbeturina gjenetike. Gjatë 280 vjetëve, rusët tashmë kaq shumë qenë pleksur me
ekzistencën e vet prej skllavi, saqë e kishin të pamundur të jetonin ndryshe. Ata, në një nivel të caktuar
gjenetik, tashmë nuk ishin të aftë të jetonin
si njerëz të lirë. Ata gjithmonë kishin nevojë për të pasur mbi krye një
aga mizor dhe inatçor, i cili duhej t’i vriste në sasi të madhe, herë-herë duke
i lejuar të rrufitnin një supë të shpifur para këmbëve të tij prej cari. Dhe
vini re, turmat ruse kanë nevojë vetëm për një sundimtar të egër dhe inatçor,
sepse sundimtarin e mirë dhe të butë ato do ta vrasin vetë. Për ta merituar
respektin e turmave ruse, është e mundur vetëm me dhunë fizike dhe kurrsesi me
mënyrë tjetër! Gjatë një mijë vjetëve, i vetmi rast për një jetë me një supë
pak më të ushqyeshme, ka qenë jeta e priftit, ose, tek e fundit, e dhjakut.
Prandaj, përfaqësuesit e turmave, të cilët, çuditërisht, nuk u bënë bujkrobër,
fëmijët e vet, pa lënë kusur, i patën rrasur nëpër shkolla dhe seminare fetare.
Për shumë shekuj me radhë, në shtetin e madh, këto patën qenë të vetmet
institucione arsimore, të cilat shërbenin si vatra, qoftë edhe elementare, për
mësimin e gjuhës dhe të shkrimit. Në një kohë kur jo Europa ortodokse po
nxirrte njërin pas tjetrit gjeni të arteve dhe të shkencës, në shtetin e madh,
të vetmet libra që botoheshin ishin librat e faljeve, e vetmja muzikë që
krijohej ishte kishtare, kurse të vetmet tablo që dilnin nga peneli ishin ikonat. Dhe kështu pati
vazhduar për shekuj me radhë. Çdolloj arti ose shkence jashtë kishës ishte
thellësisht i ndaluar, çdolloj shfaqjeje e mendimit ndryshe ndëshkohej me
tortura dhe me vdekje. Madje, me kalimin e kohës, KGB-ja ortodokse nuk kishte
nevojë të lodhej posaçërisht në kërkim të mendimit ndryshe. Rusët, të cilët
asokohe dalloheshin nga egërsirat vetëm se dinin të ecnin me dy këmbë, të
bisedonin dhe ta mbanin shkopin në dorë, vetë, me kënaqësi, e shqyenin në copë këdo
që guxonte të dallohej nga turma. Smira e turmave dhe urrejtja shtazarake ndaj
shtresës së shërbesëtarëve të kultit fetar grumbullohej me shekuj. Jeta e rusit
reduktohej në punën prej skllavi dhe në vuajtjet pa mbarim. Në jetën e
përditshme ruse gjithçka fillonte dhe mbaronte me një nënshtrim prej skllavi
dhe me një gjendje pa rrugëdalje. Gjithçka ishte torturë! Ti ishe ose
skllav-bujkrob, me të cilin çifligari mund të sillej si t’ia donte qejfi, ose
punëtor gjysmë i uritur pa kurrfarë të drejtash, ose ushtar, i cili, për të
mirën e atdheut, duhej të shërbente në ushtri 25 vjet dhe nëse, çuditërisht,
pati arritur të mbetej gjallë deri në lirim, atëherë largohej nga ushtria pa
një strehë mbi kokë dhe plak që nuk i duhej askujt. Jetën mund ta jetonin vetëm
oborrtarët, tregtarët, nëpunësit dhe priftërinjtë me policinë. Këta përbënin
gjithsej 10% të popullsisë së Rusës së shenjtë. Kurse të tjerët, gjatë
shekujve, e ngrysnin jetën në një gjendje kafshërore në pronësi të agallarëve.
Kur shpërtheu revolucioni i vitit 1917, ishin logjikë dhe të parashikueshëm
lumenjtë e gjakut të shërbesëtarëve të kultit fetar, turmat ruse, aty për aty
dhe me gëzim, e ndëshkuan fyesin e vet kryesor shumëshekullor. Por kërkesa
gjenetike për një pronar të egër vazhdoi të mbetej. Turmat ruse, në kuptimin e
drejtpërdrejtë fizik, kishin nevojë për një pronar të egër dhe inatçor, i cili
do t’u vinte gishtin armiqve, do t’u thoshte se kush duhet vrarë dhe torturuar
dhe që bishat ruse do të mund t’i ngopte deri në grykë me gjakun e tyre. Vetëm
në kushte të tilla ekzistenca e turmave ruse filloi të përftonte një kuptim dhe
një ngjyrim të zakonshëm. KGB-në ortodokse e zëvendësuan me KGB-në ateiste,
ideologjinë fetare, në vend të zotit ortodoks, të cilit duhej t’ia kishe
frikën, e zëvendësuan me entuziazmin e ekzaltuar komunist, U shfaq një tjetër
zot - Partia Komuniste e Bashkimit Sovjetik, së cilës duhej t’ia kishe frikën
edhe shumë më tepër. Gjatë ekzistencës së Bashkimit Sovjetik, gjaku qe derdhur
madje jo lumë, por det, me pasoja dhjetra dhe dhjetra milionë të vrarë dhe të
dënuar me tortura dhe me burgje. Sundimtarët e rinj i patën ngopur së piri gjak
turmat e veta ruse, të bindura dhe të lumtura. Ishte gjë e zakonshme ndalimi i
çdolloj mendimi ndryshe, prandaj dhe bishat ruse trokisnin me gëzim në dyert e
kujtdo që dallohej prej tyre, kurse herë-herë trokisnin thjesht për argëtim dhe
për më shumë lumturi egërsore prej skllavi. Në kohët e vjetra, maskarenjtë e
rafinuar i ngrinin në rangun e shenjtorëve, në kohën e sundimtarëve të rinj,
vrasësit gjakësorë në masë i shpallnin heronj të popullit dhe gjokset ua
qëndisnin me medalje. Përgjithësisht, turmat ruse e ndienin veten rehat nën
çizmen e sundimtarëve të rinj. Por, në këto e sipër, në historinë e vendit,
doli në skenë keqbërësi Gorbaçov, i cili, ose ngaqë i rëndonin mendtë, ose për
të dëmtuar, ose sipas këshillës së ndokujt, pati vendosur ta thyente atë sistem
dhe pati sajuar perestrojkën (ndryshime në politikë dhe në ekonomi - E.Y.).
Turmat ruse, askokohe të zhveshura tashmë absolutisht nga filizat e intelektit,
këtë ide, fillimisht, e patën pritur me gëzim. Aty për aty. e zëvendësuan
Partinë Komuniste të Bashkimit Sovjetik me zotin tashmë të harruar ortodoks.
Ç’është e vërteta, sundimtarin e ri e përmbysën shpejt, sepse ai nuk dallohej
as për ndonjë egërsi të veçantë, as për inat. Dhe bishat ruse filluan të
talleshin, të silleshin me mendjemadhësi dhe të bënin prapësira. Ato, pa i
orientuar kush, filluan të vrisnin dhe të torturonin njëra-tjetrën. Kujtesa
gjenetike mijëvjeçare po i tërhiqte ato gjithnjë e më shumë drejt ortodoksisë
në rilindje e sipër. Turmat, ca nga ca, filluan të dëshpërohen dhe të
trishtohen për sundimtarët e vjetër, të cilët i patën ngopur me gjak me tepri.
Egërsirat jo vetëm që nuk ishin të gatshme për të qenë të lira dhe, për më
tepër, për të qenë të përgjegjshme, por thjesht nuk ishin as të afta. Supa e
ujshme, për të mos vdekur nga uria, nuk mjaftonte për të gjithë. Kurse supë
tjetër nuk jepte askush. Atë duhej ta siguroje vetë, por egërsirat ruse nuk e
dinin se si dhe ku ta siguronin. Priftërinjtë, me forca të reja, patën filluar
t’u shpjegonin egërsirave se, demek, vetë e kishin fajin: “ne, demek, gjithmonë
ju patëm paralajmëruar që zotit tonë të mos ia prishni nervat, kurse vetë ju,
në vitin 1917, pra, atë, të fuqishmin, e prekët në kallo, kur po na shkonit në
thikë ne, priftërinjtë, sikur të ishim derra. Dhe hë tani, hajde, shpaguani,
ore kriminelë!”. Dhe turmat nisën të qajnë dhe të pendohen nëpër kisha dhe
manastire. Dhe filluan të çonin nëpër kisha kursimet e veta dhe zotin e
egërsuar ta merrnin me të mirë me para dhe me flori. Meqenëse ortodoksia kishte
asokohe një përvojë kolosale dhe unikale mijëvjeçare për shpëlarjen e trurit,
ajo tashmë po shkundej shumë shpejt. Priftërinjë u dyndën drejt të gjitha
humboreve të atdheut të pafund rus, në “Muhosranskun” (kuazitoponim, toponim
i rremë, i sajuar, i përdorur si emërtim gjeografik që shtrihet diku në një cep
të harruar të vendit - E.Y.) e mbytur nga morrat, me një popullsi
prej pesë mijë banorësh, po ndërtoheshin njëqind kisha, nga të cilat ushtonin
fjalime plot zemëratë të priftërinjve për mëkatin e madh të popullit rus para
zotit-car, ose thjesht para carit, ose thjesht para zotit. Turmat ruse çonin
nëpër kisha gjithçka që kishin mundur të grumbullonin gjatë viteve nëntëdhjetë,
kur talleshin e silleshin me mendjemadhësi dhe rrihnin ballin nga tepria e
pendesës para shërbesëtarëve të kultit fetar, carëve dhe perëndive. Uria për
gjak filloi gradualisht të bëhej e ndjeshme gjithnjë e më shumë. Egërsirat ruse
qenë mësuar me rrjedhat e gjakut rreth vetes, ato kishin nevojë për një
sundimtar, i cili do të ishte i aftë t’i vriste dhe t’i shfaroste në masë. Dhe
një shëmtirë e tillë, e përmasave ndërplanetare, tashmë ishte gati të bëhej
sundimtar i tokës ruse. Por kreu i atëhershëm i sektit ortodoks, si kokëshkëmb
që ishte, nuk dëshironte kurrsesi t’u deklaronte turmave ruse për sundimtarin e
ri. Me këtë rast, kryetari, si njeri ters që ishte, u rrëzua pa dashje dhe u
vra për vdekje. Atëherë një budalla, ende jo shumë i famshëm, vendosi mikun e
vet në timonin e sektit ortodoks. Miku nuk dallohej për ndonjë intelekt të
veçantë, por me këtë rast, dallohej gjithsesi për një babëzi përrallore. Por kjo do të thotë se mund ta
manipuloje lehtësisht. Pas ardhjes në pushtet të sundimtarit të ri, sektet,
ashtu si edhe në kohët e vjetra, për dashamirësi ndaj priftërinjve, popullit
rus i qenë falur të gjitha mëkatet e tij, të gjitha torturat dhe vrasjet e
miliona njerëzve. Dhe populli qe shpallur solemnisht zëdhënës i zotit, popull i
shenjtë, popull që duhet të çlirojë mbarë botën nga e keqja!!! E keqja, siç
edhe merret me mend, ndodhet në Perëndim, kryesisht në Amerikë dhe në Europë,
kurse tani edhe në Ukrainë. Dhe prej askund qenë bërë të njohura disa
parashikime nga disa pleq të panjohur për carin e fundit rus, i cili do të
shpëtonte mbarë botën. Bibla, papritmas, rezultoi pronë e kulturës ruse.
Kundërshtarët e mikut të budallait liroheshin nga çdolloj aktiviteti ose
vdisnin aksidentalisht. Rusët, pa pritur dhe pa kujtuar, u bënë të zgjedhurit e
zotit për një mision të madh të përmasave ndërplanetare. Budallai i mori
parasysh të gjitha gabimet e pararendësve të vet dhe e kuptoi se vetëm KGB-ja
nuk mjaftonte, për përjetësimin e pushtetit atij i duhej përvoja historike e
kishës ortodokse ruse për shpëlarjen e trurit. Prandaj budallai e rrethoi veten
me ikona dhe me kisha, të ngritura rreth e rrotull. Ose për shkak të
idiotësisë, ose për shkak të zellit të tepruar, budallai mundi që mes ikonave
të rraste dy portrete të Bllavatskajës (Helena Bllavatskaja - 1831-1891 -
filozofe ruse e rrymës panteiste, letrare, publiciste, okultiste,
spiritualiste, udhëtare - E.Y.), e cila ishte armike e betuar
e sektit ortodoks në Rusën e shenjtë. Ashtu si edhe më parë, priftërinjtë u
bënë një kastë e paprekshme. Një e tillë elitë bashkëkohore ruse. Dhe turmat,
të babëzitura për ndonjë supë pak më të yndyrshme, u turrrën për shkollim nëpër
seminare dhe akademi fetare. Dhe përsëri përrenjtë e gjakut njerëzor vijnë e
shndërrohen në lumenj hidhërimi dhe dhembjeje.
***
Gabojnë ata që mendojnë
se Rusinë putiniste e pret një edukim trishtues në periferitë e Evropës, një
degradim gradual dhe një shpërbërje e ngadaltë. Gabojnë edhe ata që arsyetojnë
se Rusia rrezikon shumë që pas shtatë ose dhjetë vjetësh të përfundojë në një
krizë të tmerrshme, nga e cila nuk do të shpëtojë dot, një krizë kjo, e
provokuar nga rënia e menjëhershme e çmimit të naftës. Të gjitha këto rreziqe
s’janë asgjë përpara një lufte të ardhshme. Nuk u shpreha gabim, pikërisht të
një lufte, në kuptimin e përmasave të gjera të një konflikti të përgjakshëm
ushtarak, në përfundim të të cilit Rusia do të ndahet
në zona okupimi midis NATO-s, Kinës, Japonisë dhe paqeruajtësve turq në
Kaukaz. Me këtë rast, në zonën e okupimit të NATO-s - në pjesën europiane të
Federatës Ruse - do të realizohet deputinizimi i detyrueshëm, sipas tipit të
denazifikimit gjerman pas fitores së aleatëve në Luftën e dytë botërore, do të
kryhen reforma dhe do të krijohen institucionet e domosdoshme për një shtet të
ri demokratik kombëtar rus. Territoret që do të kalojnë në zonat e okupimit
kinez, turk, japonez, do të jenë të humbura përgjithmonë për shtetin e ri rus”.
Humnera
e qytetërimit
Historia na mëson se
qytetërimet hynin gjithmonë në luftë, nëse dallimi i vlerave themelore që
predikonin vjen e bëhet shumë i madh. Rajhu i tretë nuk mund të mos e fillonte
luftën. Hitleri i mirë nuk ekzistonte deri në vitin 1939, përveçse në fantazitë
e injorantëve dhe të spekulantëve politikë. Lufta e dytë botërore filloi në
vitin 1933, kur nazistët erdhën në pushtet dhe ideologjinë naziste e patën bërë
ideologji shtetërore. “Gjermanët e kulturuar” shumë shpejt luajtën nga
tepeleku, filluan t’i perëndizojnë fyrerin dhe udhëheqësit nazistë, të kërkojnë
revansh për Luftën e parë botërore, po përgatiteshin të vdisnin si një trup i
vetëm për Gjermaninë e Madhe. Sikur Hitleri të mos kishte ardhur në pushtet dhe
Republika e Vajmarit të vazhdonte të ekzistonte, Lufta e dytë botërore
prapëseprapë do të kishte shpërthyer, por mes Bashkimit Sovjetik dhe vendeve të
kampit borgjez. Bashkimi Sovjetik po përgatitej për këtë luftë që nga çasti kur qe krijuar. Shkaku ishte po
ajo humnerë qytetërimi, e cila, tashmë në kohën tonë, e pati detyruar Putinin
të dyndej në Ukrainë me urgjencë, me qëllim që të shtypte revolucionin
antikriminal të muajit shkurt. Kurrfarë Krimeje Putinit nuk i hyn në punë, aq
më tepër rajoni juglindor. Kjo është një ngarkesë e rëndë që krijon shumë
telashe dhe shqetësime. Ai veproi në këtë mënyrë se e detyroi domosdoshmëria e
pamëshirshme - Maidani. Populli ukrainas gjeti forca në vetvete për të
përmbysur pushtetin kriminal të Janukoviçit - kopjen e pushtetit kriminal të
Putinit dhe bëri zgjedhjen e vet sipas modelit evropian të zhvillimit. Duke
pasur parasysh ndërpleksjen e madhe të kulturave, të ekonomive, të lidhjeve
gjinore të qytetarëve të Rusisë dhe të Ukrainës, eksporti i revolucionit të
shkurtit sapo vinte e po bëhej çëshje e një kohe sa më të afërt, duke
përfaqësuar një rrezik vdekjeprurës për regjimin e Kremlinit. Pikërisht po
ashtu, si nazistët në Gjermani dhe bolshevikët në Bashkimin Sovjetik, Putini
dhe njerëzit që e rrethojnë filluan ta kërkojnë shpëtimin në krijimin e modelit
të armikut të jashtëm dhe të brendshëm, ekzistenca e të cilit do të
justifikonte represionet e mendimit ndryshe, kontrollin tërësor mbi mjetet e
informimit masiv dhe forcimin e pushtetit personal. Pas bolshevikëve dhe
nazistëve, në historinë moderne qe ndërmarrë orvatja e tretë për krijimin në
Evropë të një shteti - të një kështjelle
të rethuar nga ideologjia mesianike e “botës ruse” që pretendon për pushtime
territoresh të reja.
Djalli
doli nga kafazi
Propaganda antiperëndimore më përpara përdorej si një
mënyrë politeknologjike për ngritjen shkallës së popullaritetit me ndihmën e
pozicionimit të pushtetit të ri të një “patrioti për një qeverisje me dorë të
fortë” - Putinit -, si një alternativë e pushtetit jopopullor të “liberalit”
Jelcin me reformat e tij të viteve ’90. Elitat e kishin të qartë që kursi
antiperëndimor shërbente si zbavitje për teleshikuesit. Për më tepër, në
praktikë, regjimi i Putinit nuk i lejonte ultranacionalistët dhe ultramajtistët
të dilnin nga margjina - rezervati i njerëzve që nuk i respektojnë normat dhe
rregullat e sjelljes, të pranuara nga të gjithë. Partitë e tyre dhe bashkimet
shoqërore nuk regjistroheshin në gjykatë dhe ndaloheshin, në fushën legale ato
e kishin të pamundur të ekzistonin, dalja në mjetet e informimit masiv ishte e
kufizuar, ata që ishin më aktivë, përndiqeshin dhe burgoseshin. Njëkohësisht,
me ta vazhdohej puna sipas kanaleve të Shërbimit federal të sigurisë dhe të
Drejtorisë së politikës së brendshme të administratës së presidentit, kërkonin
njerëz të sigurtë dhe të bindur, futnin në radhët e tyre njerëzit e vet,
përkrahnin njerëzit neutralë. Kjo politikë i qetësonte dhe i korruptonte
liberalët e sistemit në rrethin e Putinit, mbështetësit e konceptit të
qeverisjes së pakicës së arsimuar. Kurse tani, pas kundërvënies së ndikimit të
Maidanit, ideologjinë dikur në margjinë, e legalizuan dhe lejuan daljen e saj
në mjetet e informimit masiv, ndërkohë që mbartësit e saj i bënë subjekt
politik, duke nxitur projektin antiukrainas, me shpresën se mund t’i
kontrollojnë plotësisht. E gjitha kjo shoqërohet me shpërthimin e paparë për
nga përmasat të një propagande antiukrainase dhe antiperëndimore. Në vijim,
sipas idesë së këshilltarëve politikë të Kremlinit, pas zgjidhjes së detyrës
për demonizimin e revolucionit antikriminal ukrainas të muajit shkurt,
projektin, në kohën e duhur, do ta mbajnë të fshehtë, kuse turmat do t’i kthejnë
në stallat margjinale. Nuk është menduar keq, veçse në këtë mes del një problem
serioz - e kundërta s’nxjerr gjë në dritë. Ideologjia e revanshizmit, e natyrës
së jashtëzakonshme kombëtare ose klasore, si nazizmi ose bolshevizmi,
përfaqësojnë një rrezik virusal serioz për çdo popull, që nuk është i mbrojtur
nga një sistem imunitar në formën e institucioneve demokratike dhe të shoqërisë
civile. Teleshikuesve rusë tani është e pamundur t’u shpjegosh se propaganda
antiperëndimore dhe revanshizmi perandorak janë punë zbavitjesh fëminore, se më
vonë do ta kthejmë gjithçka në gjendjen e mëparshme. Ata e perceptojnë
pushtetin si një kategori të shenjtë, shakatë nga goja e tij nuk do t’i
kuptojnë. Në rast të largimit nga kursi i deklaruar për marrjen e tokave që kanë
qenë ruse që së lashti, nga kundërvënia ndaj Perëndimit të urryer, domethënë
për krijimin e Rusisë së Madhe, atëherë ata do të mendojnë se i paskan
tradhëtuar dhe cari na qenka i rremë. Në çast rezultoi se ata që e përkrahin
dyndjen e Rusisë në Ukrainë përbëkan 85% të popullsisë, ndërkohë që më herët
vetë Putinin e pati mbështetur 60% e saj. Rezulton se sikur nga shkalla e
popullaritetit të Putinit të heqim përbërësen revanshisto-perandorake, atëherë
merr fund meseleja. Do të mbetet në nivelin e javlinskëve-mironovëve [është
fjala për dy personalitete politike dhe shtetërore ruse - Grigor Javlinskin
(1952) dhe Sergej Mironovin (1953) me përkrahësit e tyre E.Y.].
Bishti filloi të tundë qenin. Vetëdijësimi për faktin se
tani regjimi i Putinit bazohet vetëm dhe tërësisht në përshtatjen e tij me
pritshmëritë e shumicës së ushqyer me frymë shoviniste, e mban atë peng të
kursit që ka zgjedhur vetë, shmangia prej të cilit është baras me vetëvrasjen.
Sulmi i Rusisë kundër Ukrainës mbështetet në arsyet në
vijim:
1. Dëshira e Putinit për ta shtypur revolucionin
antikriminal ukrainas, duke e copëtuar vendin, duke stabilizuar situatën në të
gjitha shfaqjet e saj dhe duke diskredituar idetë e Maidanit.
2. Dëshira për të forcuar pushtetin personal, për ta
rritur shkallën e popullaritetit, për të pasur duar të lira në sulmin kundër të
drejtave dhe lirive të individit brenda vendit.
3. Dëshira për t’u hakmarrë për poshtërimin që iu bë nga
ana e Maidanit, i cili përmbysi mëkëmbësin e tij Janukoviç.
4. Dëshira për të kënaqur ambiciet personale të një
udhëheqësi të fuqishëm botëror, i cili sfidon udhëheqësitë e dobët perëndimorë.
Ukrainën nuk qe në gjendje ta copëtonte, Krimeja e gjorë, e okupuar
përkohësisht, është një ngushëllim i dobët. Për më tepër, populli ukrainas u bashkua
para agresionit rus dhe zgjodhi për herë të parë një president, i cili gëzon
përkrahje edhe në Perëndim, edhe në Lindje të vendit. Situatën arriti ta
destabilizojë vetëm në dy qarqe, por edhe kjo pa mundësi për ta ruajtur
gjendjen për një kohë të gjatë. Shkalla e popullaritetit qe rritur, por ajo
është në varësi të plotë nga vazhdimi i politikës së revanshizmit ushtarak
perandorak. Hakmarrja për Janukoviçin dështoi. Maidani fitoi. Opinioni
ndërkombëtar, po ashtu, nuk u nxitua të entuziazmohej nga trimëria, guximi dhe
mendjemprehtësia e sundimtarit rus. Përkundrazi, më shumë është i prirur të
tallet me të dhe ta izolojë. Deri më sot, asnjëra nga arsyet e luftës nuk është
shmangur. Për më tepër, janë shtuar arsyet për shpërthimin e luftës me përmasa
të gjera. Midis tyre është jo vetëm faktori i dukshëm i “kazakëve-rezervistë”
që gëzojnë një përkrahje të madhe, të cilët nuk mund t’i heqësh qafe ashtu
thjesht pa vënë në rrezik themelet e pushtetit, por, para së gjithash, edhe
faktori i shkallmimit të figurës së “fitimtarit”, që, gjatë gjithë kësaj kohe,
është marrë me shfarosjen e armiqve të Rusisë. Çdo sundimtar që ka humbur
luftën, që ka tradhëtuar “patriotët”, në sytë e popullit bëhet car i rremë,
bëhet shëmbëllesë e Medvedjevit mjeran dhe komik. Për të mbetur në pushtet,
Putinit i duhet fitorja me çdo çmim mbi popullin ukrainas. Madje pikërisht
fitorja ushtarake, jo ekonomike apo fitorja në luftën për gaz, sepse pikërisht
në sferën ushtarake Rusia ka epërsi, kurse në sferat e tjera Ukraina do të mund
të fitojë me përkrahjen e theksuar në rritje të bashkësisë ndërkombëtare. Për
luftën që zhvillohet gjithashtu në fushën informative, do të kërkohet një
shkak... Variante, në të vërtetë, ka shumë, kurse po të kemi parasysh rrjetin e
zhvilluar agjenturor në Ukrainë, krijimi i një shkaku nuk përbën ndonjë problem
të pazgjidhshëm.
Pas luftës
Luftën Rusia ka për ta humbur. Shtabi i përgjithshëm i
forcave të armatosura ruse është në gjendje të planifikojë një operacion të ri,
duke pasur parasysh gabimet e fushatës së tanishme. Rezervat dhe mundësitë
mjaftojnë. Reklamuesit e Kremlinit e kanë mundësinë ta përgatitin më mirë
opinionin ndërkombëtar, duke shpenzuar një buxhet të majmë, kurse diplomatët -
për të futur përçarje mes udhëheqësve botërorë lidhur me konfliktin ruso-ukrainas.
Tanket ruse janë në gjendje që brenda dy ditëve të arrijnë deri në Odesë dhe në
Kiev, por më tej do të ketë më shumë kufoma dhe do të vijojë një izolim i
plotë. Paskëtaj do të fillojë një krizë konkrete ekonomike dhe politike për
shkak të braktisjes së Kremlinit nga një pjesë e elitës. Ukraina ka për marrë
një ndihmë mjaft të konsiderueshme, përfshirë ndihmën ushtarake, nga bashkësia
ndërkombëtare, e cila i trembet shndërrimit të Rusisë në një kërcënim serioz
për rendin botëror. Paskëtaj do të vijojë largimi me forcë i trupave ruse nga
Ukraina me forcat e NATO-s, çka do të shoqërohet me përçarje në radhët e
shoqërisë dhe do ta çojë regjimin në zgrip të përmbysjes. Më tej do të fillojë
parada e sovraniteteve, e nxitur nga vështirësitë ekonomike, nga problemet e
furnizimit të popullsisë. Një pjesë e konsiderueshme e rajoneve do të dalë
faktikisht nga kontrolli i Kremlinit, duke vendosur në territorin e
gjithsecilit nën vartësinë e vet repartet dhe bazat usharake dhe duke marrë nën
kontroll armatimin, përfshirë armët bërthamore. Nën pretekstin e shmangies së
katastrofës humanitare, e sigurisë nga rrezikut bërthamor dhe me thirrjen e
elitave rajonale, fillimisht, në rajone të veçanta do të futen forca
paqeruajtëse, mandej vendin kanë për ta ndarë në zona okupimi. Por ku ta dish,
ka mundësi që e gjitha kjo do të jetë për mirë. Gjermania dhe Japonia, pas
disfatës në Luftën e dytë botërore, megjithëse humbën një pjesë të
konsiderueshme të territoreve, arritën të krijojnë një shoqëri të lulëzuar
bashkëkohore, themelet e së cilës i hodhën pikërisht ata që i patën okupuar.
Nëse Rusia vetë nuk do të jetë në gjendje të krijojë institucione efektive
shtetërore, të zhvillojë reforma në mënyrë të pavarur, të çlirohet nga ideja e
marrëzishme perandorake, atëherë ka mundësi që një pjesë e territorit të
shërbejë si shpagim doktorit për nxjerrjen me detyrim nga gjendja e vendit të
nënshtruar”.