Editorial
Ilir Çumani: Uragani popullor që po trondit regjimin plaçkitës të Ramës
E diele, 25.01.2026, 06:59 PM

URAGANI POPULLOR QË PO TRONDIT REGJIMIN PLAÇKITËS TË RAMËS
Nga
Ilir Çumani
Protesta
masive popullore e pasdites së së shtunës shënoi një hap më shumë sesa një
moment përplasjeje politike.
Tashmë,
protestat në Shqipëri përfaqësojnë një thyerje historike midis shoqërisë
shqiptare dhe një regjimi që ka shteruar çdo burim legjitimiteti, ka gërryer
besimin publik dhe e ka kthyer pushtetin shtetëror në instrument privat
plaçkitjeje, pasurimi dhe kontrolli.
Ajo
që ndodhi në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, para selisë së Kryeministrisë,
nuk ishte thjesht një mobilizim i opozitës së bashkuar, por rilindja e një
fronti të gjerë mbarëpopullor nga qytetarët që tashmë kanë rimarrë zërin e tyre
pas trembëdhjetë vitesh të një keqqeverisjeje sistematike, nën një represion
politik të ushtruar nga një njeri i vetëm, si Edi Rama, i cili e ka sunduar
vendin sa ka mundur dhe si ka dashur vetë, duke shkelur në mënyrën më brutale
të gjitha parimet e demokracisë funksionale dhe të shtetit ligjor.
Ajo
që ndodhi ditën e shtunë në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” nuk ishte një
protestë ideologjike dhe as një lëvizje militante partiake, por shpërthimi i
një shoqërie të shtyrë përtej kufijve të durimit.
Shqiptarët
nuk dolën për rregullime kozmetike apo reforma formale, por për të kërkuar
dorëheqjen e Edi Ramës dhe të figurave kyçe të regjimit të tij kleptokrat kundër
popullit më të varfër në Europë, përfshirë Belinda Ballukun, emri i së cilës
është shndërruar në simbol të arrogancës institucionale, përqendrimit ekstrem
të pushtetit dhe korrupsionit e plaçkitjes masive në sektorët jetikë të
shtetit.
Nën
sundimin e Edi Ramës, Shqipëria ka përjetuar një transformim të thellë – jo
drejt një demokracie funksionale europiane, siç u premtua, por drejt një shteti
të kapur keqazi.
Pushteti
është centralizuar sistematikisht, ndarja e pushteteve është shkatërruar,
institucionet janë boshatisur nga përmbajtja dhe janë kthyer në zgjatime të
vullnetit personal të kryeministrit.
Zgjedhjet
janë degraduar në ritual, drejtësia është instrumentalizuar dhe debati publik
është zëvendësuar me propagandë, frikë dhe kërcënim.
Kjo
nuk është qeverisje, por mirëfilli një sundim oriental dhe neootoman i një
njeriu me simptoma të qarta sadomazokizmi.
Roli
i Belinda Ballukut në këtë arkitekturë pushteti nuk është rastësor, por
thelbësor.
Përqendrimi
i kompetencave në duart e saj, kontrolli mbi infrastrukturën, energjinë dhe
investimet publike, si dhe errësira që shoqëron vendimmarrjen në këto sektorë,
pasqyrojnë modelin e regjimit Rama: pushtet i grumbulluar në pak duar, mungesë
totale transparence dhe përdorim i parasë publike si instrument politik dhe
personal.
Akuzat
e vazhdueshme për keqmenaxhim, kontrata të dyshimta dhe abuzim me detyrën nuk
janë përjashtime, por produkt i një sistemi të ndërtuar mbi pandëshkueshmërinë.
Kërkesa për dorëheqjen e saj është refuzim i këtij modeli, jo sulm personal.
Për
trembëdhjetë vjet me radhë, shqiptarët kanë paguar koston me pasojat më të
rënda të këtij pushteti nepotik.
Shqipëria
ka përjetuar një nga valët më dramatike të emigrimit në Europë, veçanërisht të
të rinjve dhe familjeve. Ky eksod nuk është zgjedhje e lirë, por akt
dëshpërimi.
Kur
shteti dështon të garantojë drejtësi, punë, shërbime shëndetësore dhe
perspektivë, largimi bëhet mjet mbijetese. Shqipëria nuk u zbraz sepse
shqiptarët nuk e deshën vendin e tyre, por sepse regjimi ua ka bërë të pamundur
jetën me dinjitet në të.
Pasojat
shoqërore janë shkatërruese: pensionistë të dënuar me varfëri kronike, të
sëmurë që përballen me vdekjen përballë një sistemi shëndetësor të korruptuar
dhe të transformuar në biznes, fermerë të braktisur, zona rurale të shpopulluara,
familje të tëra të zhytura në pasiguri.
Ndërkohë,
një rreth i ngushtë njerëzish të lidhur me pushtetin ka grumbulluar pasuri të
frikshme, me përmasa të papara në historinë moderne të Shqipërisë.
Mjafton
të përmendet fakti se Belinda Balluku, si individ, lidhet me rreth 300
apartamente, për të kuptuar se kjo nuk është më thjesht korrupsion, por një
plaçkitje monstruoze, një mënxyrë ekonomike dhe morale që ka shndërruar
pushtetin në bankë private dhe shtetin në pre.
Ky
nuk është dështim ekonomik, por mirëfilli një plaçkitje e mirëorganizuar dhe e
strukturuar e një sekti kriminal të frikshëm, i veshur me pushtet absolut.
Ajo
që e bën protestën e së shtunës historike nuk është vetëm përmasa e saj, por
natyra e saj. Frika – arma kryesore që mban në këmbë regjimet e korruptuara,
plaçkitëse dhe tiranike për vite me radhë kundër një populli të tërë – tashmë
ka filluar të shembet.
Qytetarët
nuk tremben më nga dhuna policore, as nga gazi lotsjellës apo gjuha kanosëse e
pushtetit. Ata e kuptojnë se represioni nuk është shenjë force, por paniku.
Një
qeveri që gëzon legjitimitet nuk lufton qytetarët e saj, por i dëgjon ata.
Reagimi i Edi Ramës, përkundrazi, ka qenë mohimi, devijimi dhe forca, duke
konfirmuar se regjimi nuk po qeveris më, por po mbijeton.
Për
komunitetin ndërkombëtar, situata në Shqipëri kërkon vëmendje urgjente. Kjo nuk
është një imperativ i çastit i shkaktuar nga një krizë e zakonshme politike,
dhe as një konflikt i brendshëm partiak.
Është
një rast i qartë regresi demokratik në një vend anëtar të NATO-s dhe kandidat
për t’u anëtarësuar në Bashkimin Europian.
Tolerimi
i gjatë i regjimit Rama nga partnerët perëndimorë, në emër të një stabiliteti
artificial, ka ushqyer pikërisht abuzimet që sot kanë shpërthyer në rrugë.
Stabiliteti
pa demokraci është iluzion dhe prodhon kriza edhe më të thella, me pasoja
afatgjata dhe të paparashikueshme.
Kjo
protestë shënon fillimin e një llogaridhënieje kombëtare. Shqiptarët nuk po
pyesin më nëse sistemi mund të ndreqet nga brenda, por kërkojnë vetëm
përgjegjësi për ata që e kanë rrëmbyer atë.
Dorëheqja
e Edi Ramës dhe Belinda Ballukut është shndërruar në një kauzë domosdoshmërie
kombëtare, morale dhe politike – jo sepse do të zgjidhë gjithçka, por sepse pa
të nuk mund të rindërtohet asgjë.
Historia
tregon se regjimet nuk bien kur opozita proteston, por kur shoqëria ua tërheq
pëlqimin. Ky moment ka ardhur në Shqipëri. Kjo lëvizje nuk është fundi i një
cikli politik, por shembja e një narrative të gënjeshtërt që premtoi zhvillim
dhe solli vetëm shkatërrim dhe rrënim të vlerave morale, shpirtërore e
materiale të një populli të tërë.
Sot,
nuk shtrohet pyetja nëse ky regjim do të ndryshojë kurs, ngase ai nuk ka as
kapacitetin dhe as kredibilitetin për ta bërë këtë.
Pyetja
është se sa dëm do të shkaktojë ende përpara se historia t’i nxjerrë
përfundimisht nga skena këto karikatura politike që janë kthyer në çibanë
malinj të një kombi.
Dhe
historia, ndryshe nga pushteti, nuk manipulohet, nuk frikësohet dhe nuk shtyhet
pafundësisht. Përkundrazi!
Protesta
masive popullore e pasdites së së shtunës shënoi një hap më shumë sesa një
moment përplasjeje politike.
Tashmë,
protestat në Shqipëri përfaqësojnë një thyerje historike midis shoqërisë
shqiptare dhe një regjimi që ka shteruar çdo burim legjitimiteti, ka gërryer
besimin publik dhe e ka kthyer pushtetin shtetëror në instrument privat
plaçkitjeje, pasurimi dhe kontrolli.
Ajo
që ndodhi në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, para selisë së Kryeministrisë,
nuk ishte thjesht një mobilizim i opozitës së bashkuar, por rilindja e një
fronti të gjerë mbarëpopullor nga qytetarët që tashmë kanë rimarrë zërin e tyre
pas trembëdhjetë vitesh të një keqqeverisjeje sistematike, nën një represion
politik të ushtruar nga një njeri i vetëm, si Edi Rama, i cili e ka sunduar vendin
sa ka mundur dhe si ka dashur vetë, duke shkelur në mënyrën më brutale të
gjitha parimet e demokracisë funksionale dhe të shtetit ligjor.
Ajo
që ndodhi ditën e shtunë në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” nuk ishte një
protestë ideologjike dhe as një lëvizje militante partiake, por shpërthimi i
një shoqërie të shtyrë përtej kufijve të durimit.
Shqiptarët
nuk dolën për rregullime kozmetike apo reforma formale, por për të kërkuar
dorëheqjen e Edi Ramës dhe të figurave kyçe të regjimit të tij kleptokrat
kundër popullit më të varfër në Europë, përfshirë Belinda Ballukun, emri i së
cilës është shndërruar në simbol të arrogancës institucionale, përqendrimit
ekstrem të pushtetit dhe korrupsionit e plaçkitjes masive në sektorët jetikë të
shtetit.
Nën
sundimin e Edi Ramës, Shqipëria ka përjetuar një transformim të thellë – jo
drejt një demokracie funksionale europiane, siç u premtua, por drejt një shteti
të kapur keqazi.
Pushteti
është centralizuar sistematikisht, ndarja e pushteteve është shkatërruar,
institucionet janë boshatisur nga përmbajtja dhe janë kthyer në zgjatime të
vullnetit personal të kryeministrit.
Zgjedhjet
janë degraduar në ritual, drejtësia është instrumentalizuar dhe debati publik
është zëvendësuar me propagandë, frikë dhe kërcënim.
Kjo
nuk është qeverisje, por mirëfilli një sundim oriental dhe neootoman i një
njeriu me simptoma të qarta sadomazokizmi.
Roli
i Belinda Ballukut në këtë arkitekturë pushteti nuk është rastësor, por
thelbësor.
Përqendrimi
i kompetencave në duart e saj, kontrolli mbi infrastrukturën, energjinë dhe
investimet publike, si dhe errësira që shoqëron vendimmarrjen në këto sektorë,
pasqyrojnë modelin e regjimit Rama: pushtet i grumbulluar në pak duar, mungesë
totale transparence dhe përdorim i parasë publike si instrument politik dhe
personal.
Akuzat
e vazhdueshme për keqmenaxhim, kontrata të dyshimta dhe abuzim me detyrën nuk
janë përjashtime, por produkt i një sistemi të ndërtuar mbi pandëshkueshmërinë.
Kërkesa për dorëheqjen e saj është refuzim i këtij modeli, jo sulm personal.
Për
trembëdhjetë vjet me radhë, shqiptarët kanë paguar koston me pasojat më të
rënda të këtij pushteti nepotik.
Shqipëria
ka përjetuar një nga valët më dramatike të emigrimit në Europë, veçanërisht të
të rinjve dhe familjeve. Ky eksod nuk është zgjedhje e lirë, por akt
dëshpërimi.
Kur
shteti dështon të garantojë drejtësi, punë, shërbime shëndetësore dhe
perspektivë, largimi bëhet mjet mbijetese. Shqipëria nuk u zbraz sepse
shqiptarët nuk e deshën vendin e tyre, por sepse regjimi ua ka bërë të pamundur
jetën me dinjitet në të.
Pasojat
shoqërore janë shkatërruese: pensionistë të dënuar me varfëri kronike, të
sëmurë që përballen me vdekjen përballë një sistemi shëndetësor të korruptuar
dhe të transformuar në biznes, fermerë të braktisur, zona rurale të shpopulluara,
familje të tëra të zhytura në pasiguri.
Ndërkohë,
një rreth i ngushtë njerëzish të lidhur me pushtetin ka grumbulluar pasuri të
frikshme, me përmasa të papara në historinë moderne të Shqipërisë.
Mjafton
të përmendet fakti se Belinda Balluku, si individ, lidhet me rreth 300
apartamente, për të kuptuar se kjo nuk është më thjesht korrupsion, por një
plaçkitje monstruoze, një mënxyrë ekonomike dhe morale që ka shndërruar
pushtetin në bankë private dhe shtetin në pre.
Ky
nuk është dështim ekonomik, por mirëfilli një plaçkitje e mirëorganizuar dhe e
strukturuar e një sekti kriminal të frikshëm, i veshur me pushtet absolut.
Ajo
që e bën protestën e së shtunës historike nuk është vetëm përmasa e saj, por
natyra e saj. Frika – arma kryesore që mban në këmbë regjimet e korruptuara,
plaçkitëse dhe tiranike për vite me radhë kundër një populli të tërë – tashmë
ka filluar të shembet.
Qytetarët
nuk tremben më nga dhuna policore, as nga gazi lotsjellës apo gjuha kanosëse e
pushtetit. Ata e kuptojnë se represioni nuk është shenjë force, por paniku.
Një
qeveri që gëzon legjitimitet nuk lufton qytetarët e saj, por i dëgjon ata.
Reagimi i Edi Ramës, përkundrazi, ka qenë mohimi, devijimi dhe forca, duke
konfirmuar se regjimi nuk po qeveris më, por po mbijeton.
Për
komunitetin ndërkombëtar, situata në Shqipëri kërkon vëmendje urgjente. Kjo nuk
është një imperativ i çastit i shkaktuar nga një krizë e zakonshme politike,
dhe as një konflikt i brendshëm partiak.
Është
një rast i qartë regresi demokratik në një vend anëtar të NATO-s dhe kandidat
për t’u anëtarësuar në Bashkimin Europian.
Tolerimi
i gjatë i regjimit Rama nga partnerët perëndimorë, në emër të një stabiliteti
artificial, ka ushqyer pikërisht abuzimet që sot kanë shpërthyer në rrugë.
Stabiliteti
pa demokraci është iluzion dhe prodhon kriza edhe më të thella, me pasoja
afatgjata dhe të paparashikueshme.
Kjo
protestë shënon fillimin e një llogaridhënieje kombëtare. Shqiptarët nuk po
pyesin më nëse sistemi mund të ndreqet nga brenda, por kërkojnë vetëm
përgjegjësi për ata që e kanë rrëmbyer atë.
Dorëheqja
e Edi Ramës dhe Belinda Ballukut është shndërruar në një kauzë domosdoshmërie
kombëtare, morale dhe politike – jo sepse do të zgjidhë gjithçka, por sepse pa
të nuk mund të rindërtohet asgjë.
Historia
tregon se regjimet nuk bien kur opozita proteston, por kur shoqëria ua tërheq
pëlqimin. Ky moment ka ardhur në Shqipëri. Kjo lëvizje nuk është fundi i një
cikli politik, por shembja e një narrative të gënjeshtërt që premtoi zhvillim
dhe solli vetëm shkatërrim dhe rrënim të vlerave morale, shpirtërore e
materiale të një populli të tërë.
Sot,
nuk shtrohet pyetja nëse ky regjim do të ndryshojë kurs, ngase ai nuk ka as
kapacitetin dhe as kredibilitetin për ta bërë këtë.
Pyetja
është se sa dëm do të shkaktojë ende përpara se historia t’i nxjerrë
përfundimisht nga skena këto karikatura politike që janë kthyer në çibanë
malinj të një kombi.
Dhe
historia, ndryshe nga pushteti, nuk manipulohet, nuk frikësohet dhe nuk shtyhet
pafundësisht. Përkundrazi!
Tiranë, e shtunë 24
janar, 2026









