| E premte, 23.01.2026, 06:39 PM |
MONACO
Meti REXHEPI
Deti
ta kishte grabitur oborrin me armën që nuk kapet
mbi
kaltërsi valësh thyhen konturuat e zilive
fryma
e mushkërive të zgjeruara të erës shqepet dendurisë së pallateve
të
hedh shallin e freskisë së hollë e të përdredhur dhe t’i mbështjell
ngrehinat
e Tua i fërkon dhe lëmon rrëmbyeshëm e fashitur
përplasen
kontrasteve të pjerrtësive të frymëmarrjeve ritmet
ndërvarje
djersësh me kozmetikën
Deti
Zot i tokës kaherë preras ta kishte shqiptuar fatin:
ngjitu
më lart në daç bëhu bukuroshe
do
më lësh se (z)bën t’i shtrijë prekjet e mia në këmbët Tua
e
shtrënguar ndërtove prirjen e urdhërdhënësit të pathyer
s’të
mbeti dy mendje si ajo shtytje mëshikëze nga urina
t’ia
mbështesje shpinën shkëmbit t’i falesh valëve
që
vijnë e diç marrin dhe gërryejnë shkëmbin e lënë kripëra
çdo
t’i bëje konturove prej hinkës Tënde si do ta përpije vapën
nëse
s’do t’i puthte prore këmbë e duar sy e faqe
menyja
e flladit të lëngshëm dhe shija e peshkut të kripur erëzash e barishte
kupola
Jote bardh e kaltër ta ngjyen ajrin
atë
dënim ngushtice mbi shkëmbinj e gdhive në njërin ngadhënjim
shkallëve
përmbushe mandate ngjitjeje lart, por jo zbritje poshtë
Zonjës
Sate luks-matëse mbase ia gdhende fytyrën
si
një fisnikeje me emrin Monaco
për
mua paske buzë e duar të ftohta Zonjë e shtrirë në gurë zemër plastike
buzët
t’i ngjyeka krejt praruar paraja kësaj Mbretërie të Miniaturës
fati
çast i lumturuar apo i zi ai basti i Monte Karlos
nëse
jo mua vetëm kodit Tënd Zonja Monako i çilen dyert prej lulesh
Zonjë
nuk pash koshere bletësh e faqet mjaltore i mbarke
nuk
e ditke se bëke mëkate m’i shpaluake gjinjtë pjalmore
që
t’i përkëdhelin pandarë pos lëmim diamantesh
apo
ari shumë karatësh
farfuritjet
Tua të natës nuk ma ndriçojnë terrin
modeli
Yt udhë rrëfim që do të më linte vishkull bredharak
një
rebel gurë rrotullues tatëpjetash ngadalë me të pështyra përpjetash
mëtoja
të rindërtoja vetveten porse Ty nuk të ndjek dot
me
qenin në shtrat gjithnjë vjen e shkon mos ta prishkam egon
skamja
dhe kamja ndjekin njëra-tjetrën
athua
u zgjuaka mëshira Jote e ftohtë
kur
e kur e fortifikuar në Kështjellën Tënde
po
hykan pa biletë Krishtlindjet
ndjesia
e gozhduar e gjakut, ajo simbolikë për lashtësi dhimbjesh
Monaco
paqen
ta qëndiskan farfuria e ngjyrave të Krishtlindjeve
mbase
lutesh t’i kesh bekimet e shirave
për
të mbjellat e të vjelat e Tua në arat e artarëve
ruana,
Zot: zemrat mos të na kaplohen me duna rëre në vena
Nili
të mos shterojë lulja e parasë nuk çel në rërë
ndonëse
mbi Ty vegjetojnë lule - ëndjet e saksive
shqisat
e Tua shijojnë mjaltin e kallinjve të mendjes
sot,
veçse të këqyra, sot thellësisht të këqyra jashtë lëkurës sime të rrjepur
ziente
shqisa e kthimit në pikën e zezë ku ardhjen te Ti nisa
gjarpërinj
e hiena dykëmbëshe të uritura kishin zënë prita
dhe
lëvrinin në dogana lloje ngjyrash me çdo farë zërash të mykur e mynxyra
Frejus - Francë, dhjetor
2025