| E premte, 23.01.2026, 06:52 PM |
Lugati RTSH
Nga
Edison Ypi
Lugati
RTSH, ky buker i fundit, kjo barrake e fëlliqt, kjo Arkë e Noes ku kanë gjetur
shpëtim në oqeanin e Demokracisë krej llumrat e Diktaturës, duhet mbyllur.
Lugati
RTSH nuk u shpik që lajmet t'i shpërndajë, edukimin ta promuovojë, zbavitjen ta
mundësojë, por që lajmet t'i fshehi, edukimin ta çbëjë, zbavitjen ta vrasi.
Lugati
RTSH, ky Diell i Zi me orë të mbetur te stalinizmi, po aq ineficient, po aq
rrenacak, hipokrit, hileqar sa para pothuaj një shekulli që kur na e lanë
peshqesh kinezët, nga njëra anë bën si demokrat, si liberal, si asnjanës, nga
ana tjetër çfaq natë e ditë filma me partizamë trima, gjermanë frikacakë,
sigurim, vigjilencë, kulakë, ballista që hanë pula.
Lugati
RTSH ka qënë dhe vazhdon të jetë reliteti më banal dhe më qesharak në fytyrë të
dheut.
Lugati
RTSH me qesharakizmin e pafundëm të shkakton nga spasmat tek të vjellat, dhe,
me tragjizmin e skajshëm të bën të klithësh si kryevepra e Munch-ut e deri te
ububu-ja e Oscar Benton-it.
Asgjë
s'e ka konkuruar dot deri më sot Lugatin RTSH si i zymët, i frikshëm, i
padobishëm, i neveritshëm, i krrupshëm, i turpshëm.
Diktatori,
Partia, Sigurimi, nomenklatura, nuk kishin arsye pse të dukeshin, pse të çfaqeshin.
Për tu dukur e për tu çfaqur kishin syrin, veshin, hundën, dhëmbët, kthetrat,
dorën e tyre të zgjatur, Lugatin RTSH.
Lugati
RTSH, mender lajmet, i niste dhe i bitiste me një traktor kinez që lëronte
arat, ca mjelëse myzeqare që punonin për shekullin e ardhshëm, një si ekspres
kafeje që e merrnin me vete kudo ku luanin ndonjë film me spiuna që do hidhnin
në erë një uzinë inekzistente, dhe syshkaba të Sigurimit që do zbulonin një
komplot hipotetik.
Lugatin
RTSH shqiptarët, veçse e tallnin, veçse e mallkonin, veçse e pështynin.
Lugati
RTSH që ca shetanbudallenj sot po e paraqesin si djep, në fakt ishte, dhe
është, një varr.
Lugati
RTSH, ky kërrmill me jargë, ky qen që leh, gjarpër që helmon, çakall që
kafshon, ishte një periskop në një oturak, nga brenda të cilit diktatori dhe
nomenklatura vrojtonin ç'bëhej jashtë: Sa përqind u realizua plani i burgosjeve
dhe iternimeve ? A u pushkatuan grupet armiqësore ? A u dënuan armiqtë e
brëndshëm ?
Lugati
RTSH është si Skam Turpi. Ai të cilin të gjithë e dinë për shkrimtar. Por
askush nuk di të thotë pse.
Ose
si Rehat Mangalli që ndjehej i lumtur sepse hante çdo ditë fasule, vishej me
dok Stalin, mbathte shapka kineze.
Lugati
RTSH buçiste që në mëngjez nëpër konvikte, ndërmarrje, reparte ushtarake.
Njerëzit
e pranonin Lugatin RTSH si një fatkeqësi të parathënë që ndodh dhe s'ke ç'i
bën.
Për
t'u larguar sa më tepër nga krimineli RTSH që nxirrte zjarr nga goja, tym nga
hunda, zgjyrë nga veshët dhe të gjitha brimat e tjera, shqiptarët shpikën
kanoçe dhe antena për të parë TV të huaja. Edhe u arratisën. Çanë ferrën. Ose
mbetën mbi tela me gjëmba shqyer nga qeni i kufirit, sharruar nga kalashnikovi.
Lugati
RTSH nuk shërbeu për asgjë tjetër veçse, në diktaturë për të paguar disa, në
demokraci për t'i vjedhur të gjithë.
Ca
më lugatër se Lugati RTSH, po bëjnë sikur po mendohen me e mbajt hap apo me e
mbyll.
Të
mbash hapur Lugatin RTSH nuk është se të merr malli për përdhunuesin, por prova
e sigurtë se ke vdekur por s'je kallur.
Lugatin
RTSH duhet me e zhbë, me e shemb, me e djeg me vajguri si digjet lugati, duke u
gdhirë e xhumà. Pastaj me e spërkat me acid për me çduk përgjithmonë çdo ferrë,
çdo bar, çdo gur, çdo gjallesë, çdo kujtesë.