| E merkure, 21.01.2026, 03:55 PM |

20 VITE NGA KALIMI NË AMSHIM I IBRAHIM RUGOVËS
Nga
Albert Vataj
Dy
dekada më parë u nda nga gjithçka kishte më të shtrenjtë dhe të shenjtë, për të
merituar pavdekësinë, ai, ai që diti të ishte dhe të bënte si pakkush tjetër,
kur interesat e bashkëkombësve të tij cenoheshin nga urrejtja më e përbindshme
që është ndërsyer ndër shqiptarë. Me urtësi dhe maturi, me përkushtim e
vetëmohim, ai u përpoq me mish e me shpirt që Kosova të gëzonte pavarësinë,
kosovarët të ishin zot në tokat e të parëve.
Bota
shqiptare s’ka me e pas fatin me e njofto s’dyherë në historinë e vet një
personalitet të këtillë, paqësor, vizionar dhe dijeshumë. Mirënjohje për
krejtçka skaliti në memuarin e gjithëshqiptarisë ky burr i madh.
Presidenti
i Kosovës, Ibrahim Rugova, iku, në një janar të akullt, në një janar që i
ngrinte lotët e shumtë që vërshonin rrugëve të Prishtinës dhe kudo kishte
shqiptar.
Ai
iku, mirëpo la pas shumë, mbase më shumë se çdo politikan, sepse ai më së paku
ishte politikan. Ai ishte një humanist i pashembullt, i prirur nga idetë me
sublime të etikës dhe politikës, të cilat i sintetizoi drejt një ideali sublim,
që kapërcente kufijtë e pavarësisë dhe rikthente shqiptarët në shtratin e tyre
natyral perëndimor, pa ekuivoke e interpretime deshakëqija. Rugova ishte një
artist i mirëfilltë, i cili njohu eksperiencat më të sofistikuara të artit
botëror e shqiptar. Rugova ishte një moralist i madh, sa për shumëçka
tejkalonte edhe vetë predikatoret e ndryshëm religjioz. Ai ishte një filozof, i
cili fjalën e latonte aq mirë, sa brenda saj shtresoheheshin shumë domethënie,
që bota për rreth tij vështirë i kuptonte. Rugova ishte një studiues i
jashtëzakonshëm, i traditës dhe i modernes, i pakompromis me dukuritë
degraduese në art e letërsi- një studiues që letërsisë sonë i mungon edhe sot.
Dhe pra, Ai ishte një politikan karizmatik, që këtij domeni kaq shumë të urryer
ndër shqiptar, i dha dimension tjetër, duke e përmbush me shpirtin e fisëm të
thellësive filozofike e letrare, etike e nacionale. Kësisoj, u bë përjetësisht
një Ikonë Kombëtare.
Ai,
si orakull, predikon për misionin, bashkon grigjën rreth idesë së shenjtë të
misionit dhe shkon në Përjetësi, duke lënë pas vete shpirtin, frymën e
misionit, që enden si shkëndija udhërrëfyese për breza të tëra.