| E merkure, 21.01.2026, 03:59 PM |

Dr. Ibrahim Rugova, Apostulli i Jodhunës së kohës sonë!
2.12.1944 - 26.01.2006
Apo
"Apostuli i madh i jodhunës së kohës sonë!"
(Citat nga dekorata e nderit, për Dr. Ibrahim
Rugovën, më 1996, nga Universiteti i Parisit)
Nga
Gani Qarri
Dr.
Ibrahim Rugova, u pa e përjetua nga njerëzit si engjëlli hyjnor dhe himnizua
edhe si "Profet" planetar, ndërsa nga figurat e shquara botërore u
vlerësua edhe si "Gandi i Ballkanit".
Nga
entet më të shquara arsimore dhe institucionet më të larta ndërkombëtare të
dijes, u emërtua "Apostull i Jodhunës" (Universiteti i Parisit).
-Zëri
i arsyes, maturisë e paçes (SHBA), dhe
-Ma
i "Dijtuni, e ma i Urti i të gjithëve"(At Zef Pllumbi), etj.
Nga
të dhënat biografike të Presidentit historik të Republikës së Kosovës, mësojmë
se, Dr. Ibrahim Rugova u lind më 2 dhjetor të vitit1944 në fshatin Cerrcë, të
qytezës së Istogut, familja e të cilit, aty kishte zbritur nga fshati Malaj i
krahinës së Rugovës. Por jeta e tij, dëshmohet se u përshkua me vuajtje e
sakrifica të pafund dhe vetëm 13 muaj e 6 ditë, pasi ai ishte lindur,
komunistët serbo-jugosllavë, më 10 janar të vitit 1945 i vranë të atin Ukë
Rugova e gjyshin Rrustë Rugova dhe trupat e tyre nuk u gjetën më kurrë.
Pas
kryerjes së shkollimit fillor e të mesëm dhe përfundimit me sukses të
fakultetit të letërsisë në Prishtinë, Rugova në vitet 1976-1977, vazhdoi
studimet postdiplomike nën përkujdesjen e Prof. Roland Barthes-it, në
"Ecole Pratique des Hautes Etudes" në Paris.
Më
1984 Ibrahim Rugova, mori titullin e doktoratës në letërsi, në Universitetin e
Prishtinës. Kurse më 1988 Dr. Rugova do të zgjidhej kryetar i Shoqatës së
Shkrimtarëve të Kosovës, periudhë kur edhe nisi rezistenca e vërtetë publike
anti-serbe dhe kthye në fenomenin më të fuqishëm të njohur deri atëherë të
lëvizjes gjithëshqiptare kundër sundimit komunist serbo-jugosllav të Kosovës.
Ndërsa
më me 23 dhjetor të vitit 1989, nën organizimin e Dr. Rugovës formohet LDK,
partia e parë politike post-komuniste, apo "Lëvizja mbarëpopullore e
shqiptarëve nën okupimin serbo-jugosllav, si dhe u vendosën themelet e para të
Republikës së Kosovës, mbi të cilat qëndron edhe sot, shteti ynë i lirë, sovran
dhe i pavarur.
Nën
udhëheqjen e dr. Ibrahim Rugovës u përgatit programi legjislativ dhe krijua
bazamentin kushtetues për zgjedhjen e institucioneve shtetërore dhe krijimin e
shtetit të pavarur të Kosovës.
Më
2 korrik të vitit 1990, Kuvendi i Kosovës miratoi Deklaratën e Pavarësisë së
Kosovës, kurse më 7 shtator të vitit 1990 në Kaçanik, u bë shpallja e Kosovës
Republikë, dhe votimi i Kushtetutës së re, të saj.
Ndërsa
për t`iu kundërvënë edhe me pushkë dhe fizikisht Serbisë, Presidenti dr.
Ibrahim Rugova, në marrëveshje me Presidentin e atëhershëm të Shqipërisë Ramiz
Alinë, më 1992 do të dërgonte njësitet e para të vullnetarëve dardan të
stërviteshin nën kujdesin e oficerëve të lartë ushtarak shqiptar, në krye të të
cilëve ishin edhe drejtuesit e mëvonshëm të UÇK-së, si; heronjtë më të
devotshëm të luftës çlirimtare të Kosovës Adem Jashari, Sali Qeku, Zahir
Pajaziti, Agim Ramadani dhe shumë luftëtar, heronj e dëshmorë të lirisë, të
cilët u vranë për liri në Kosovë.
Luftë
plot vuajtje e sakrifica gjatë së cilës udhëheqës të lartë ushtarak e logjistik
të saj, fatkeqësisht u vranë edhe në Shqipëri, si Ilir Konushevci, i rënë në
një pritë të organizuar, në mëngjesin e hershëm të datës 9 maj 1998, afër
Bajram Currit, aty ku me se paku pritej, nga dora e zgjatur e tradhtisë kombëtare,
bashkë me mjekun Hazir Mala, derisa po udhëtonin me një kamion të mbushur me
armatim të destinuar për luftëtarët kryengritës në Kosovë, si dhe ministri i
mbrojtjes kolonel Ahmet Krasniqi, i vrarë më 21 shtator 1998 pak para mesnate
në Tiranë, vetëm pak kohë, pasi kishte marrë vendimin për tu futur në Kosovë
dhe udhëhequr luftën në terren, vrasja e të cilit, me gjithë dekadat e kaluara
në kohë, vazhdon të mbetet mister edhe sot.
Rugova
ishte edhe presidenti i parë i Kosovës së lirë dhe të sapo çliruar nga
okupatori serb, i cili megjithëse në shtator të vitit 2005, u diagnostikua me
kancer, nuk hoqi dorë nga angazhimi për jetësimin e shtetit të pavarur të
Kosovës, deri në frymëmarrjen e tij të fundit.
Çmimet
e ndara dedikuar personalitetit sublim dhe hirësisë shembullore të tij, për
veprimtarinë e shquar në shërbim të
atdheut dhe miqësisë së shkëlqyer që ai krijojë me burrështetasit më të mëdhenj
botëror të kohës, që nga Bill Klinton, Toni Bler, Zhak Shirak-u, Medlin Olbrajt
etj:
-Në
vitin 1998, dr. Ibrahim Rugova u nderua nga qyteti i Münsterit në Gjermani, me
Çmimin e Tolerancës.
Kurse
nga Parlamenti Evropian, ku krahas burrështetasve më të shquar evropian e
botërore qëndron krenarisht edhe ekspozitura e ndritshme e fotografisë së tij,
dr. Rugova mori Çmimin Saharov!
Është
me rëndësi të veçantë të ceket se dr. Rugovës iu dedikuan edhe epitetet të
veçanta nga personalitete të shquara dhe institucione të mirënjohura botërore
si në certifikatën e ndarjes së doktoratës së nderit, nga Universiteti i
Parisit, për Dr. Ibrahim Rugovën, më 1996, ku thuhet: "Ai është një nga
Apostujt e mëdhenj të jodhunës së kohës sonë"!
Këshilla
jetike dhe porosi jetësore e Dr. Rugovës për bashkëkombësit si dhe maksima e
paharrueshme e Dr. Ibrahim Rugovës për shqiptarët ishte: "Secili qytetar,
çdo mëngjes duhet të ngritët nga gjumi me mendimin se çfarë pune të mirë mund
të bëjë sot, për vendin e vet!"
Çmimet
ndërkombëtare në nderim të Dr. Ibrahim Rugovës:
-Më
1995, Dr. Ibrahim Rugovës iu dha Çmimi për paqe i Fondacionit Paul Litzer në
Danimarkë.
-Më
1996, Dr. Ibrahim Rugova u shpall Doktor Nderi (Honoris Causa) i Universitetit
të Parisit VIII, Sorbonë, Francë.
-Më
1998, Dr. Ibrahim Rugovës iu nda Çmimi Saharov i Parlamentit Evropian.
Në
vitin 1999, Dr. Rugova mori Çmimin për paqe të qytetit Mynster, Gjermani,
ndërsa u shpall edhe qytetar nderi i qyteteve italiane: Venedik, Milano dhe
(Brescia) Breshia.
-Në
vitin 2000, Dr. Ibrahim Rugova mori çmimin për paqe të Unionit Demokratik të
Katalonisë "Manuel Carrasco i Formiguerra" në Barcelonë, Spanjë.
-Në
vitin 2004, Dr.Ibrahim Rugova, më 2 shkurt të vitit 2004, në Atverpen të
Belgjikës, u shpall Senator Nderi i Evropës nga Senati i BE-së dhe Fondacioni
panevropian Coudenhove-Kalergi, çmim që kanë marrë vetëm personalitetet si ish
presidenti i SHBA-ve Roland Regan, Kancelari gjerman Helmut Kohl, mbreti
spanjoll Huan Karlos, Otto von Habsburg dhe Emil Konstatinesku.
Dr.
Ibrahim Rugova u nderua gjithashtu edhe nga Komonuelthi i Pensilvanisë (SHBA),
në emër të 12 milionë qytetarëve të Pensilvanisë, "Mik i Shteteve të
Bashkuara të Amerikës".
-Më
9 shtator të vitit 2004, Dr. Ibrahim Rugova u shpall Doktor Nderi (Honoris
Causa) i Universitetit të Tiranës.
-Më
20 nëntor 2005, Këshilli i Qytetit të Nju Jorkut e ka nderuar presidentin e
Kosovës, dr. Ibrahim Rugova, me mirënjohje të veçantë për afirmimin e parimeve
të demokracisë dhe udhëheqjen frymëzuese politike.
Dr.
Ibrahim Rugova vdiq, pas një sëmundje të rëndë më 21 janar të vitit 2006,
ndërsa në përvjetorin e vdekjes, presidenti i atëhershëm Dr. Fatmir Sejdiu,
dekoroi presidentin historik të Kosovës dr. Ibrahim Rugovën me Urdhrin
"Hero i Kosovës", titulli më i lartë, me të cilin nderohen figurat
historike në vendin tonë, për "vepra trimërie, lirinë dhe pavarësinë e
Kosovës"
Dr.
Rugova ka shkruar edhe 10 vepra letrare:
–
"Prekje lirike", Rilindja, Prishtinë, 1971.
–
"Bibliografia e kritikës letrare shqiptare 1944-1974", Instituti
Albanologjik, Prishtinë, 1976 (së bashku me Isak Shemën),
–
"Kah teoria", Rilindja", Prishtinë, 1978.
–
Kritika letrare (nga De Rada te Migjeni)", Rilindja, Prishtinë, 1979 (së
bashku me Sabri Hamitin),
–
"Strategjia e kuptimit", Rilindja, Prishtinë, 1980.
–
"Vepra e Bogdanit 1675-1685", Rilindja, Prishtinë, 1982.
–
"Kahe dhe premisa të kritikës letrare shqiptare 1504-1983", Instituti
Albanologjik, Prishtinë, 1986.
–
"Refuzimi estetik", Rilindja, Prishtinë, 1987.
–
"Pavarësia dhe demokracia", Fjala, Prishtinë, 1991.
–
"Çështja e Kosovës", Dukagjini, Pejë, 1994.
Ndërsa
Kompleti i veprave të dr. Ibrahim Rugovës në tetë vëllime, u botua më 2005 në
Prishtinë.
Të
tjerët për Dr. Ibrahim Rugovën:
-
Shtetet e Bashkuara, pas vdekjes së Dr. Rugovës deklaruan se kanë humbur një
mik të vërtetë i cili ishte zëri i arsyes, maturisë dhe paqes!
-
Bill Klinton do ta cilësonte Dr. Rugovën si shembullin më sublim dhe
udhërrëfyes për njerëzimin që i duhej botës demokratike".
-
Toni Bler në kujtimet e tij thotë: Dr. Rugova mu lut, që ti ndihmoja, të mos
vuanin njerëzit e tij në Kosovë, dhe unë i premtova Dr. Rugovës se do ta
ndihmoja!
-
Ish ndërmjetësuesi dhe diplomati i shkëlqyer amerikan, Richard Hoolbruk i cili
la gjurmë të thella në historinë e Kosovës dhe Ballkanit Perëndimor, deklaronte
se; Kosova nuk do të ekzistonte fare-shtet, pa këmbëngulësinë e presidentit Dr.
Ibrahim Rugova!
-
Ndërsa At Zef Pllumi për Dr. Ibrahim Rugovën tha; "U sha e u luftue nga
serbët, u sha e u luftue nga shqiptarët, u sha e u luftue edhe nga kosovarët e
vet, por ai kishte si drejtim, vizionin europjan.
Kje
trim e nuk çau kryet për kurrnji kritikë e të shame, sepse ai ishte ma i
dijtuni, e ma i urti i të gjithve!
Lavdi
të përjetshme jetës dhe veprës së "Apostullit të madh të Jodhunës",
"Zërit të arsyes, maturisë e paçes" dhe ma të "Dijtunit, e ma të
Urtit të Kosovës"- Dr. Ibrahim Rugova!
Gani Qarri
Cyrih, 21 Janar 2026
