| E merkure, 21.01.2026, 03:57 PM |
Asdren Bytyqi dhe dalja e rrezikshme e një avokati jashtë profesionit: kërcënimi ndaj mendimit të lirë
Nga
Asllan Dibrani (Luani)
Në një shoqëri që synon demokracinë dhe integrimin
evropian, avokati duhet të jetë mbrojtës i ligjit, jo instrument presioni
ideologjik. Kur një përfaqësues i profesionit juridik e braktis
neutralitetin dhe e përdor pozitën e tij për të kërcënuar mendimin e lirë
dhe debatin publik, atëherë kemi të bëjmë jo më me çështje personale, por
me problem serioz shoqëror dhe institucional.
“Liria
e mendimit dhe debatit publik nuk frikësohet nga presioni ideologjik, as nga
procedurat ligjore të instrumentalizuara.”
Rasti i Asdren Bytyqit përfaqëson pikërisht
këtë rrëshqitje të rrezikshme: një dalje e hapur e një avokati jashtë kornizës
profesionale, ku kërcënimi me padi penale shndërrohet në mjet presioni politik
ndaj intelektualëve dhe zërave kritikë që trajtojnë tema kombëtare, identitare
dhe rreziqet e ideologjive të huaja në shoqërinë shqiptare.
Ky reagim nuk ka për qëllim sulmin personal ndaj
askujt, por mbrojtjen e një parimi themelor: liria e mendimit dhe e
shprehjes nuk mund të kriminalizohet, as të frikësohet përmes procedurave juridike
të përdorura jashtë qëllimit të tyre ligjor. Nëse sot heshtet përballë këtyre
rasteve, nesër çdo qytetar kritik mund të bëhet objekt presioni.
Shqiptarët nuk frikësohen me padi.
As dje nga pushtuesit, as sot nga kërcënimet e maskuara si procedura ligjore.
Së fundmi, avokati Asdren Bytyqi, duke dalë
haptazi jashtë rolit profesional të avokatit, ka zgjedhur të përdorë
institucionet e drejtësisë jo për mbrojtjen e ligjit, por si instrument
presioni politik dhe ideologjik kundër intelektualëve shqiptarë që mendojnë
ndryshe.
Kërcënimi me kallëzim penal ndaj Msc Belisar
Jezerci nuk është akt juridik i mirëfilltë, por tentativë për frikësim
dhe heshtje të një zëri kritik ndaj islamit politik dhe ndikimeve të huaja
ideologjike në shoqërinë shqiptare.
Kjo përbën shkelje morale të profesionit të
avokatit dhe deformim të rolit të drejtësisë në një shtet që pretendon të
jetë demokratik dhe evropian.
Duhet thënë qartë:
Avokati Asdren Bytyqi nuk po vepron
si jurist neutral, por si aktivist ideologjik, i rreshtuar hapur në
mbrojtje të një narrative që përpiqet ta paraqesë islamin politik si të
paprekshëm nga kritika publike.
Kjo nuk është më çështje individuale.
Kjo është çështje kombëtare dhe shoqërore.
Kur një avokat:
sulmon publikisht intelektualë shqiptarë
relativizon rrezikun e radikalizmit fetar
dhe etiketon kritikën kombëtare si “përçarje”
ai ka humbur neutralitetin profesional dhe ka
hyrë në fushëbetejë politike.
Lëvizja për Rikthim në Katolicizëm nuk është organizatë urrejtjeje, por lëvizje kulturore dhe kombëtare,
që artikulon një të vërtetë historike:
shqiptarët janë komb evropian, me identitet të shumëfishtë fetar, por me bosht
kombëtar të panegociueshëm.
Askush nuk ka të drejtë:
të kriminalizojë debatin historik
të heshtë kritikën ndaj ideologjive të huaja
apo të shantazhojë mendimin e lirë përmes padive
politike
Më shqetësuese është fakti se disa individë, të
fshehur pas petkut të juristit, heshtin përballë praktikave regresive që
cenojnë:
emancipimin e gruas shqiptare
arsimin laik
dhe orientimin evropian të shoqërisë
Heshtja përballë këtyre dukurive nuk është
tolerancë, por bashkëfajësi morale.
Shqiptarët nuk kanë luftuar shekuj për liri që sot:
të tremben nga padi pa themel
të etiketohen si “ekstremistë” pse mbrojnë identitetin
apo të nënshtrohen ndaj ideologjive që na largojnë nga
Evropa
Nëse dikush ka arsye të frikësohet nga transparenca,
debati dhe drita publike, ajo nuk është pala kombëtare, por ata që
përfaqësojnë agjenda ideologjike të importuara.
Unë, në emrin tim, deklaroj qartë:
kombi shqiptar, kultura shqiptare dhe liria e mendimit nuk janë objekt
shantazhi juridik.
Historia do t’i dallojë qartë:
ata që qëndruan në krah të kombit
dhe ata që, me vetëdije ose pa të, u vunë në shërbim të përçarjes.