| E diele, 18.01.2026, 06:52 PM |

Gazmend Freitag para pikturës së tij „Helmeta dhe shpata e Skënderbeut“. © Johann Traunwieser
Në
vitin 2014 vizitova armët e Skënderbeut në muzeun historik në Vjenë. Kur e
pashë helmetën dhe shpatën e Skënderbeut më përshkroi një rrenjqethje e madhe
dhe e gjatë në tërë trupin. Ishte një ndjenjë lumturie e pa përjetuar kurrë më
parë, para ndonjë objekti apo elementi kombtar. M’u duk sikur e takova vet
Skënderbeun! Ishte një takim imi me Skënderbeun pas 500 vjetesh!
Vetëm
pas këtij takimi shpirtëror u pasqyrua te unë një frymëzim i madh për t’i
pikturuar armët e tij. Nga fotot e bëra, që i shikoja gjithmonë, ku dy vjet më vonë, pra në janar të vitit
2017, fillova të pikturoj me vaj që edhe zgjati gjysmë viti.
Përgjatë
procesit të pikturimit të armëve të Skënderbeut kam qenë i përmbushur me atë
energjinë pozitive që morra nga vizita që isha në muzeum, ku qëndrova me orë të
tëra.
Më
preokupon edhe sot për pasardhësit e tij, kush janë dhe kah janë të shpërndarë
nëpër botë.
Unë
jam i lidhur shpirtërisht me heroin tonë legjendar Skënderbeun, ashtu edhe me
shumë figura tjera kombëtare. Pos që janë inspirim në punën time, e ndjej një
mburrje të madhe për ta bartur imazhin pozitiv të tyre me anë të artit.
Gjergj
Kastrioti Skënderbeu është hero kombëtar i shqiptarëve, i këtij populli të
lashtë dhe me histori shumë të veçantë, është figura më e madhe, është figura
me të cilën identifikohen shqiptarët, është figura që i bën krenar, që i
frymëzon në të gjitha fushat, pra edhe në art. Gjatë pesë shekujve, Skënderbeu
ka qenë gjithmonë figura që i ka bërë bashkë shqiptarët, që i ka frymëzuar me
atdhedashuri, me vullnet dhe me përkushtim për t’u bashkuar, sepse, siç thoshte
edhe vetë Skënderbeu, të bashkuar bëhemi më të forte. Gjergj Kastrioti frenoi
për 25 vjet agresivitetin e Perandorisë Osmane drejt Evropës në kufijtë e
trojeve shqiptare,

Gazmend
Freitag: Helmeta dhe shpata e Skënderbeut, 2017, vaj në kanavace, 120 x 100 cm