| E diele, 18.01.2026, 06:53 PM |
Skënderbeu Nuk Ka Varr — Ka Tokë, Flamur dhe Komb
Nga
Asllan Dibrani – Luani
Sot
është dita e heshtjes së rreme,
dita
kur armiku mendoi se fiton me varr,
por
Skënderbeu nuk ka varr,
ai
ka kohë,
ka
tokë,
ka
kujtesë.
Sot
është përvjetori i vdekjes sate,
por
vdesin vetëm ata që harrohen.
Ti
u bëre shekull,
u
bëre epokë,
u
bëre kockë e kësaj toke!
Dhe
u tha në ditën e fundit të tij:
“Mos
më kërkoni në varr,
se
varri im do të jetë frika e armikut.”
Sot
është dita kur u errësua toka për një çast,
por
qielli u ndez për pesë shekuj.
Sepse
Skënderbeu nuk vdiq —
ai
u shpërnda.
Ia
zhdukën trupin si hajdutë nate,
ia
copëtuan eshtrat si paganë të frikësuar,
se
edhe i vdekur ua trondiste fronin.
Por
ç’trup kërkuan ata, o të verbër?
Trupi
i tij u bë tokë shqiptare,
u
bë mal, gur, kështjellë,
u
bë gjuhë që nuk përkulet.
Qohu,
o Skënderbe,
jo
nga varri i fshehur prej armikut,
por
nga damarët e kësaj toke!
Qohu
nga kujtesa që digjet,
dhe
lësho shpatën tënde prej drite,
se
tradhtia ende merr frymë
dhe
frika e tyre mban emrin tënd.
Tradhtarët
u shumuan si farë e keqe,
mercenarët
u veshën me petka feje,
me
fjalë të huaja dhe besë të shitur.
Por
sot, edhe në këtë ditë,
ata
dridhen,
sepse
emri yt është gjykim.
Ti
je profeci e përmbushur,
një
njeri që u bë nishan ,
një
shpatë që u bë ligj,
një
vdekje që u bë dritë për brezat.
Dhe
unë, me dorë arti e shpirt zjarri,
të
pikturova mbi pëlhurë,
me
ngjyra që ndriçon ballëlart në Krujë,
me
nuanca frontale në beteja,
sikur
vetë historia të më udhëheq dorën.
Në
atë pëlhurë ka bojë,
ka
betejë.
Nuk
ka heshtje,
ka
kushtrim.
Aty
kali yt del nga shekulli,
dhe
shpata flet pa zë.
O
Krujë, qytet i zgjedhur,
ti
ende rri zgjuar!
Sepse
Shqipëria nuk u mposht,
nuk
u shua,
nuk
u shit —
ajo
vetëm u plagos nga bijtë e dobët.
Skënderbeu
nuk vdes.
Ai
ringjallet sa herë që një shqiptar
refuzon
të bëhet shërbëtor.
Ai
ngrihet sa herë që tradhtia turpërohet.
Dhe
kështu u shkrua:
Armiku
e fshehu trupin,
por
nuk e fshehu dot flamurin, token dhe kombin.
Shkuar me 17.01.2025 ne Prishtinë