| E diele, 18.01.2026, 06:44 PM |

Letër Presidentes Vjosa Osmani dhe Partive politike në Kosovë!
Nga
Mehmet Musa
LVV-së
dhe Albin Kurtit
PDK-ës
dhe Bedri Hamzaj
LDK-së
dhe Lumir Abdixhikut
AAK-ës
dhe Ramush Haradinaj
Momentalisht
po flitet e përflitet, përshpëritet e çirret, me zë e pa zë nga individ e figura publike, gazetarë e
analistë për emërimin e Presidentit të ardhshëm të Kosovës, ende pa u konstitu
institucionet pas zgjedhjeve të 28 dhjetorit të 2025.
Me
këtë rast desha ta jap edhe unë opinionin tim modest se çfarë dhe çka i
nevojitet sot Kosovës:
Kosova
ka nevojë për një President jasht çdo partie politike e megjithate politik, ka
nevojë për një person unifikues e me integritet, një person që sado pak do ta
zbusë këtë ndarje e përçarje që e përjetoi populli ynë vitin e fundit me luftën
politike e cila jo rrallëherë shkonte deri edhe në hasmëri e linçime të
personave dhe grupeve të caktuara të shoqërisë sonë.
Dihet
se deri tani, në këto 26 vite pas luftës dhe fitorës së Ushtrisë Çlirimtare,
Presidentët zakonisht janë zgjedhur në bazë të marrëveshjeve dhe kalkulimeve
politike, në qoftëse nuk ka ardhë ndonjë zarfë nga ndonjë ambasador. Edhe
zgjedhja e fundit e presidentës Osmani kishte të njejtin skenarë edhe pse para
kësaj ngjarje Glauk Konjufca, atëherë pat deklaruar se Presidentin e ardhshëm
që do ta propozojmë ne (LVV), do i merr 110 vota, e në fakt Osmani mezi e kaloi
kushtin, dhe me ndihmen e dy tre delegatëve serb u zgjodh presidente.
Megjithate ja tani edhe mandati i saj përfundoi, dhe tani prap jemi në të
njejtën situatë, a do të fillojmë (siç nuk dijmë më së miri), me taktizime e
përllogari, ndërskamca e pabesi, aleanca të dreqit e të djallit, apo kësaj here
pas gjithë kësaj fushate politike mbinjëvjeçare ta zgjedhim një njeri i cili me
qëndrimin, filozofinë, por edhe historikun e familjes përfaqëson trimëri,
dinjitet, unitet dhe dashuri ndaj vendit dhe popullit tonë. Ky person mund të
jetë çdo kush i familjes Jashari, por unë me këtë rast do e veçoj një nga ata,
i cili edhe me moshë, qëndrim dhe konturë do ishte më i përshtatshëm Murat
Jashari.
…..
Madje një propozim i tillë do i kishte shkuar më së miri presidentes aktuale
Vjosa Osmanit, të bëhet diçka me të vërtetë çka e thotë edhe Kushtetuta jonë,
se Presidenti duhet ta mbrojë dhe përfaqësojë gjithë popullin e jo të bëjë
anime e ndarje siç na u ka shpërfaq jo rrallëherë.
Personi
Murat Jashari jo vetëm që gëzon rrespekt dhe dashuri nga gjithë shqiptarët, por
ai do të kishte bërë që edhe faktori dhe personalitetet përfaqësues të jashtëm
të kenë një qëndrim shumë më të matur po ta kenë përball pinjollin e familjes
Jashari, vetëm prezenca dhe historia e tij do i bënte ata të rezonojnë me më
sinqeritet para tij, mos tjetër s‘paku të përbihen një herë më shumë, sepse do
të dinin se përpara e kanë luftën, përpjekjet, rrezistencën dhe tërë historinë
tonë të lavdishme. E keni prap në dorë që të bëni diçka për Republiken tonë të
re vetëm me një emërim, ja keni borxh këtij populli, bëhuni njëherë
përbashkues. Mos e vazhdoni namin e interesxhinjëve klanorë e grupor.
Me
këtë gjest do të kishit zbutur gabimin e paraardhesve tuaj politik, të cilët
nuk e emruuan President orën e madhe të shqiptarisë bacën Adem Demaçi!!!
P.s.
Mos
të ju shkoj në mendje se Murat Jashari do ju bije në gjunjë dhe,do ju shtrie
dorën për postin e Presidentit!!!