Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Blerim Rrecaj: Te shtëpiza e librave

| E diele, 18.01.2026, 06:52 PM |


Blerim Rrecaj

Te shtëpiza e librave

Pip në këmbë rri biblotekëza

Si kasolle e si një stan

Është e qetë edhe e heshtur

Në ballë të saj një titull mban

Sill një libër-merr një tjetër

Përreth saj një trishtil endet

Lart në atë degë druri gjigand

Rri e vështron një pëllumb i egër

Ndalon dikush përballë saj

Sheh në vitrinë mbrenda rafteve

Dy-tre libra që rrinë në këmbë

Vështrojnë parkun e kalimtarët

Tjera libra poshtë rrijnë shtrirë

Mbuluar me jorgan të bardhë

Hapin gojën edhe nisin zgjohen

Si fëmijët nga një shtrat

Që menjëherë bëjnë plane

Avanturat e lojërat t'i vazhdojnë

Çdo ditë e re një faqe e re

Ç' gjë të re do të zbulojnë

Dhe me vrull hapin dyert

Duke u bërë gati për të dalë

Bëjnë hop duke kërcyer

Me gëzim nga dy-tri shkallë

Në këtë ditë të bukur

Të kthjellët e të vakët janari

Urimin me vete marrin

Gjithçka u shkoftë përsëmbari

Parkohem parqeve

Kjo gjethe në borë

Zemrën e ngroh

Si zemra në lis

Në Parkun e Gërmisë

Ku zogjtë

U këndojnë stinëve

E ku gurgullojnë

Kroje e kujtime