| E enjte, 15.01.2026, 06:19 PM |
Parafjalë
për Çamërinë
Ne,
që kemi shpallur një vullnet të ri
për
Çamërinë shqiptare e Shqipërinë
fara
e trimërisë në Epir
nuk shuhet,
që
çamët të kthehen të lirë në shtëpi.
Ky
ogur i mirë për gjithë shqiptarët
do
t´ia kthej famën e vet Çamërisë, e
atdheut
do t´ia kthej emrin e vet, Iliri.
Në
udhën drejt të lashtëve të
Epirit
pashë
Pirron tek qante për Ledhëzën,
për
fshatin e tij të lindjes e për Artën.
Me
këtë shpallje dhe këtë emër të ri
ne
sot po ia japim
dorën Çamërisë,
bëmave
të Pirros dhe zërit historik të
tij.
Në Pargë e gjithandej Çamërisë,
ka
burra të
ndershëm dhe luftëtarë
që
ia kalojnë figurave të
"Iliadës" së
së
Homerit, që me gjakun e vet dinë
ta
realizojnë, Republikën e Çamërisë,
ëndrrën
e lirisë të epirotëve pellazgë.
Ipe
të Epirit: Republikën e Çamërisë,
nuk
ka ndryshkë kohe që atë e nxinë,
për
aq sa shqiptarët i dalin zot vetes!...
Atdhe Geci - Den Hag, 30 tetor,
2016