Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Qazim Namani: Qendra Koordinuese e Republikës së Serbisë dhe Malit të Zi për Kosovë e “Metohi”, në Graçanicë 2003

| E marte, 13.01.2026, 06:58 PM |


Dokument i hartuar nga “Qendra Koordinuese e Republikës së Serbisë dhe Malit të Zi për Kosovë e Metohi”, në Graçanicë

Qendra Koordinuese e Republikës së Serbisë dhe Malit të Zi për Kosovë e “Metohi”, në Graçanicë 2003

Nga Qazim Namani Dr. Arkeologji & Trashëgimi Kulturore

Qendrën Koordinuese të Republikës së Serbisë dhe Malit të Zi për Kosovë e Metohi - Pas raporteve të hartuara në Beograd gjatë vitit 2002 dhe 2003, Serbia themelon në Graçanicë “Qendrën Koordinuese të Republikës së Serbisë dhe Malit të Zi për Kosovë e Metohi”, me qëllim  të mbrojtjes së interesave të popullatës serbe dhe kishave e manastireve ortodokse në Kosovë.

Në bazë të dokumentit nr. 06-5363/2003 të datës 25.08.2003 të lëshuar nga Qendra Koordinuese e Republikës së Serbisë dhe Malit të Zi për Kosovë e Metohi”, në Graçanicë dhe të nënshkruar nga kryetari i saj, Nebojsha ?ovi?, drejtuar Përfaqësuesit Special të Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNMIK), Harry Halkery, mes tjerash, kërkohet: "që nënkryetari i Qendrës për Koordinim, prof. Branisllav Krstiq dhe Mr. Jovan Qirilov, Kryesues i Komitetit të UNESKO-së të kësaj qendre të vizitojnë Prishtinën në fillim të shtatorit 2003, për të filluar bashkëpunimin". Nebojsha Çovi? në përfundim të letrës shkruante: "e shfrytëzoi këtë rast të ju dërgoi një kopje të publikimit tonë juve dhe z. Brayshaw, që është publikuar së fundi nga misioni ynë i UNESKO-s[1]. Në vijim po e japim dokumentin e hartuar nga Nebojsh ?ovi?, dërguar z. Harry Holkery.

7- Dokumenti i  hartuar nga Nebojsh ?ovi?, dërguar z. Harry Holkery.

Nga ky publikim po japim disa të dhëna, në ketë dokument shkruan: "Kampanja e bombardimeve të NATOS kundër Jugosllavisë dhe qeverisja lokale nga UÇK[2] e kanë rrezikuar trashëgiminë kulturore të Serbisë në Kosovë e Metohi”[3].  Gjatë luftimeve ushtarake në mes të ushtrisë Jugosllave dhe UÇK, janë dëmtuar 3 xhamia dhe 14 kulla të shqiptarëve të regjistruara si monumente kulturore, si dhe një numër i minareve të xhamive të paregjistruara si monumente kulturore, u rrëzuan. Sidoqoftë, në periudhën që nga ndërhyrja e trupave të NATO-s më 10 qershor 1999 e deri në gusht 2001, u dëmtuan këto monumente të trashëgimisë kulturore, të cilat janë klasifikuar në 4 kategori: kategoria I: 18 monumente, kategoria II: 30, kategoria III: 55 objekte të regjistruara si monumente kulturore, ku të gjitha ishin ortodokse dhe kategoria IV: 107 ndërtesa tjera të religjionit[4].

Sipas këtij dokumenti, më tutje thuhet se në periudhën pas luftës në Kosovë ndodhën dy procese paralele jo civilizuese, shkatërrimi i trashëgimisë kulturore krishtere dhe i vendbanimeve autentike të serbëve, malazezëve dhe kroatëve, të cilët kryesisht e kanë lëshuar Kosovën[5]. Këto të dhëna propaganduese në këtë publikim paraqiten edhe të ilustruara në harta. Në dokument  përshkruhen dhe monumentet kulturore në Kosovë të regjistruara në vitet 1986, 1994 dhe gjendja e tyre pas luftës së vitit 1998 dhe 1999.

Në vijim ofrojmë gjendjen e monumenteve në vitin 1994 në Kosovë të publikuara në raportin e vitit 2003 nga Qendra Koordinuese e Republikës së Serbisë dhe Malit të Zi për Kosovë në Graçanicë, dërguar përfaqësuesit special të Sekretarit të Përhershëm në Kombe të Bashkuara.

Tabela - Monumentet kulturore të dëmtuara dhe rrënuara gjatë dhe pas luftës së vitit 1998/99.

Dokumente të tilla të shoqëruara me të dhëna të falsifikuara, që përmbanin harta dhe fotografi të shumta, shpërndaheshin nga serbët te stafi ndërkombëtar i punësuar në Kosovë dhe në përfaqësitë e ambasadave të shumë shteteve perëndimore në Prishtinë. Krahas këtyre dokumenteve serbe, studiuesit shqiptarë nuk kishin përgatitur ndonjë raport apo publikim të përgjithshëm për dëmet e monumenteve të kulturës nga forcat ushtarake e policore serbe në Kosovë gjatë luftës 1998 dhe 1999. Pas përfundimit të luftës, Bashkësia Islame në Kosovë (BIK) e kishte publikuar një përmbledhje me të dhëna për xhamitë e djegura, ndërsa Fejaz Drançolli e kishte botuar në vitin 2001 një publikim për djegien e kullave shqiptare në Rrafshin e Dukagjinit.

Në vijim po e japim tabelën e përshkruar nga “Qendra Koordinuese e Republikës së Serbisë dhe Malit të Zi për Kosovë e Metohi” lidhur me gjendjen e monumenteve të kulturës para luftës së viteve 1998 dhe 1999.

Nga tabela shihet qartë se me çfarë qasje “shkencore” iu kanë qasur mbrojtjes së monumenteve: falsifikimit të fakteve historike, përvetësimit të monumenteve bizantine, arbërore, osmane dhe periudhave tjera, shkatërrimin e qëllimshëm të trashëgimisë parahistorike, dardane-ilire, romake, bizantine, ilire-arbërore e, në veçanti, trashëgiminë e arkitekturës popullore të shekujve XVIII-XX.

Me qëllim të ilustrimit të asaj që u tha më lart, po e japim në përqindje se si duket trajtimi i monumenteve të kulturës gjatë kohës së administrimit serb në Kosovë deri në vitin 1999.

- Përqindja e monumenteve sipas përkatësisë kombëtare, sipas dokumenti i  hartuar nga Nebojsh ?ovi?

Duke e pasur parasysh manipulimin dhe propagandën serbe për politizimin e trashëgimisë kulturore pas luftës, mendoj se me këtë fushë është dashur që të merren institucionet më të larta shkencore dhe politike të Kosovës dhe Divizioni i Trashëgimisë Kulturore është dashur që të jetë pranë ose të ketë bashkëpunim të ngushtë me Qeverinë e Kosovës, bashkëpunim të përhershëm me Akademinë e Shkencave dhe Arteve të Kosovës, Institutin e Albanologjisë, Institutin e Historisë dhe Universitetin e Prishtinës e veçanërisht me Katedrën e Historisë.

Rrethanat e krijuara si rezultat i falsifikimit, keq menaxhimit dhe politizimit të trashëgimisë kulturore dhe historike në vend, parashtrojnë si domosdoshmëri që në mënyrë urgjente të merren masat e nevojshme për rregullimin e gjendjes në këtë fushë kaq të rëndësishëm e të ndjeshme për identitetin tonë kombëtar. Praktikat e deritashme kanë treguar se trashëgiminë kulturore të Kosovës e kanë sjellë në këtë gjendje jo vetëm ndërhyrjet e ndërkombëtarëve, por edhe neglizhenca dhe menaxhimi jo efikas nga ana e institucioneve të Kosovës.

Respektivisht, mungesa e strategjisë adekuate ne fushën e trashëgimisë kulturore, mungesa e vizionit dhe strukturës organizative. Fati i monumenteve të kulturës nuk mundë të mbetet në vullnetin e Ministrit, Sekretarit të Përhershëm, Drejtorit të Administratës dhe Udhëheqësit të Departamentit të Trashëgimisë Kulturore, institucioneve të larta politike dhe shkencore, duke e anashkaluar stafin profesional dhe shkencor në institucionet e trashëgimisë kulturore. Këtë fushë mund ta menaxhojë me sukses Departamenti i Trashëgimisë Kulturore, duke bashkëpunuar me ekspertë të kësaj fushe dhe duke vënë si prioritet promovimin e vlerave të mirëfillta të trashëgimisë kulturore përmes publikimeve shkencore.

Gjatë masave të dhunshme në Kosovë 1990 deri 1999, në mesin e objekteve që ishin shpallur si monumente, ishte edhe Hoteli “Union” në Prishtinë për të cilin u hartua plani për konservim dhe restaurim në vitin 2003. Ky objekt u privatizua në vitin 2006, kurse në vitin 2011 u dogj, për t’u rinovuar përsëri në vitin 2013, duke u shpallur si monument kulture e duke u bërë kështu temë e diskutimeve dhe në qendër të vëmendjes për një dekadë. Kjo dëshmon se në Kosovë jo vetëm që mungojnë politikat kulturore, por edhe shkelen të gjitha procedurat ligjore vendore e ndërkombëtare për mbrojtjen e monumenteve të kulturës.

Nga kjo që u tha më lartë mund të konstatojmë se prioritet në fushën e trashëgimisë kulturore është punësimi i stafit profesional shkencor për të parandaluar hartimin e dokumenteve dhe përshkrimin e historisë së monumenteve të kulturës nga stafi profesional teknik.

Këto të dhëna propaganduese në këtë publikim paraqiten edhe të ilustruara në harta. Përveç këtyre përshkruhen dhe monumentet kulturore në Kosovë të regjistruara në vitet 1986, 1994 dhe gjendja e tyre pas luftës së vitit 1998/99.

Të dhënat që do ti ofrojmë në tabelën në vijim, janë paraqitur të dhënat sipas këtij publikimi lidhur me gjendjen dhe trajtimin e trashëgimisë kulturore para luftës. Këtu përfshihen gjetjet në periudha të ndryshme dhe llojet e gjinive të monumenteve.

Nga kjo tabelë shihet qartë se me çfarë qasje shkencore ju kanë qasur mbrojtjes së monumenteve: Falsifikimit të fakteve historike; përvetësimit të monumenteve bizantine, arbërore, osmane dhe periudhave tjera; shkatërrimin e qëllimshëm të trashëgimisë parahistorike, dardano-ilire, romake, bizantine, iliro-arbërore e në veçanti trashëgiminë e arkitekturës popullore të shekujve XVIII-XX.

Duke e pas parasysh manipulimin dhe propagandën serbe për politizimin e trashëgimisë kulturore pas lufte mendoj se me këtë fushë është dashur që të merren institucionet më të larta shkencore dhe politike të Kosovës. Mendoj se Divizioni i Trashëgimisë Kulturore është dashur që të jetë pranë ose të ketë bashkëpunim të ngushtë me Qeverinë e Kosovës, bashkëpunim të përhershëm me Akademinë e Arteve dhe Shkencave të Kosovës, Institutin e Albanologjisë, Institutin e Historisë, Universitetin e Prishtinës e veçanërisht me Katedrën e Historisë.

Tabela. [6]

Mendoj se urgjent duhet të ndërhyhet në menaxhimin e kësaj fushe të rëndësishme të identitetit tonë kombëtar. Praktika e deri tashme ka treguar se trashëgiminë kulturore të Kosovës në këtë gjendje përveç ndërhyrjeve të ndërkombëtarëve e kanë sjellë edhe institucionet tona që punuan pa organigram, strategji dhe vizion.

Duhet të kuptohet se fati i monumenteve të kulturës nuk mundë të mbetet në vullnetin e Ministrit, Sekretarit të Përhershëm, Drejtorit të Administratës dhe Udhëheqëses së Divizionit të Trashëgimisë, duke manipuluar me institucionet e larta politike dhe shkencore dhe në anën tjetër duke e anashkaluar stafin profesional në Divizion të Trashëgimisë dhe Institucione që merren me mbrojtjen e vlerave të kulturës.

Strukturat tona politike duhet të mendojnë se këtë fushë mundë ta udhëheq Divizioni i Trashëgimisë Kulturore vetëm duke bashkëpunuar me institucionet më të larta shkencore të vendit. Institucionet shkencore  në rendë të parë duhet vënë promovimin e vlerave të mirëfillta të trashëgimisë kulturore përmes publikimeve shkencore për ta penguar shkallen e lartë që ka arrit propaganda serbe në institucionet ndërkombëtare.

Në vijim po japim tabelën me të dhëna në përqindje se si duket trajtimi i monumenteve të kulturës gjatë kohës së administrimit serb.

Fig.1. Përqindja e monumenteve sipas përkatësisë etnike

Në këtë tabelë po japim të dhënat e publikimit i vitit 2003 nga Qendra koordinuese Serbi & Mali i Zi për Kosovë në Graçanicë, dërguar përfaqësuesit special të Sekretarit të Përhershëm në Kombe të Bashkuara, ku paraqiten monumentet kulturore e historike të dëmtuara gjatë luftës, të ndara sipas ndarjes etnike, ku serbët, paraqiten si viktimë me kinse 179 monumente të dëmtuara.

Tabela.[7]

Shihen qartë manipulimet e tyre kur e kemi parasysh se sipas publikimit serb, këtu janë paraqit të dhëna për monumentet kulturore të dëmtuara dhe rrënuara gjatë dhe pas luftës së vitit 1998/99.

Divizioni i Trashëgimisë Kulturore në Politiken Programore për vitin 2007 e kishte paraparë mbështetjen financiare që të mbahet një Sesion Shkencor për Çështjen dardane. Duke e parë rëndësinë e këtij sesioni shkencor ishte paraparë që udhëheqjen ta bëjë dhe planifikoj Akademia e Arteve dhe Shkencave të Kosovës, kurse financimin MKRS, kërkesa nr. 424/2007 e datës 28.02.2007 drejtuar Akademisë ishte protokolluar në arkivin e Ministrisë.[8]

Sesioni i Shkencave Shoqërore i ASHAK-ut, në mbledhjen e mbajtur me dt. 15/03/07 kishte konstatuar se tema e propozuar nga D.T. është komplekse, serioze dhe kërkon përgatitje të mëdha shumëdimensionale, duke mos e pranuar sugjerimin në fjalë. Shkresa e ASHAK-ut mban nr. 31/07 të datës 19.03.2007 është nënshkruar nga Ekrem Murtezaj, Akademik, dhe pranuar në arkivin e Ministrisë me nr. 690/2007, me dt. 20.03.2007.[9]

Si përfundim mund të themi se: Shikuar në aspektin shkencor e logjikë, përgjegjësia për gjendjen e krijuar dhe dobësitë në fushën e identitetit kombëtar, duhet ta mbajnë partitë politike, që emëruar ministra me njohuri të cekëta për identitetin kombëtar, sollën staf të pa arsimuar dhe të politizuar, që nga kabineti i ministrit i dirigjonin punët dhe projektet në fushën e trashëgimisë kulturore, duke angazhuar edhe profesor të pa përgjegjshëm nga universitet dhe partitë politike.

Në këtë periudhë isha duke e punuar temën e parë të magjistraturës në fushën e Trashëgimisë Kulturore në Kosovë, me propozim të profesor Masar Rizvanollit, por tërësisht isha i anashkaluar dhe pa kurrfarë ndikimi për të ndihmuar në përmirësimin e gjendjes.

Edhe pse më vonë nën udhëheqjen e Akademik Emin Rizës, dolëm tre doktorët e parë të kësaj fushe, sipas programit të Bolonjës, në Departamentin e Arkeologjisë dhe Trashëgimisë Kulturore në Universitetin Publik të Tiranës, ne u anashkaluam, nuk u konsultuam, madje edhe unë që isha staf i brendshëm, dhe i punësuar në ministri që nga viti 2002, u anashkalova tërësisht, edhe pse që nga viti 2012, isha i vetmi punonjës shkencor, nga stafi në ministri që e kisha të kryer provimin e doktoratës: Konservim dhe Restaurim të Monumenteve të Kulturës. Madje edhe kur doktorova, Ministria e Kulturës, organizoi dy konferenca shkencore për trashëgiminë kulturore, duke me anashkaluar edhe mua dhe dy kolegët e mi.

Ne tre doktorët e parë të Arkeologjisë dhe Trashëgimisë Kulturore, të doktoruar në universitet publik, me udhëheqës dhe anëtar komisioni me ekspertët më të njohur shqiptar, u penguam që të punojmë në universitete, u përbuzëm dhe nënçmuam, duke mbetur tërësisht jashtë proceseve të zhvilluara në këtë fushë.

Ishin të pa kuptimta edhe dalja me deklaratë në mjete të informimin se programi për trashëgimi kulturore dhe turizëm në Universitetin publik “Ukshin Hot”i në qytetin e Prizrenin po mbyllet, për arsye të mungesës së profesorëve me grada shkencore, kur ishim ne me diploma të nostrifikuara në Ministrinë e Arsimit të Kosovës.

Trashëgimia kulturore në Kosovë, që nga pas lufta e deri më sot, vazhdon të udhëhiqet me staf teknik të pa ditur, dhe pa njohuri elementare për historinë dhe identitetin kombëtar, dhe nga profesor të korruptuar, servil dhe pa dëshmi, se kanë njohuri të mjaftueshme për të kontribuar në përmirësimin e gjendjes, andaj edhe sukseset, por edhe dështimet janë në përgjegjësin e tyre.


[1] Dokument i lëshuar nga “Qendra Kordinuese e Serbisë & Mali i Zi dhe e Republikës së Serbisë për Kosovë e Metohi”, Graçanicë, 25.08.2003

[2] Ushtria Çlirimtare e Kosovës (UÇK).

[3] Branislav Krsti?, “Saving the cultural heritage of  Serbia and Europe in Kosovo and Metohia”, Beograd, 2002

[4] Po aty

[5] Po, aty

[6] Tabela është punuar sipas të dhënave nga publikimi: Branislav Krstic, “Saving the cultural heritage

    of Serbia and Europe in Kosovo and Metohia”, Beograd, 2002

[7] Tabela është punuar nga të dhënat e publikimit; Branislav Krstic, “Saving the cultural heritage of

    Serbia and Europe in Kosovo and Metohia”, Beograd, 2002

[8] Arkivi i Divizionit të Trashëgimisë Kulturore, MKRS

[9] Arkivi i Divizionit të Trashëgimisë Kulturore, MKRS, Prishtinë