| E diele, 11.01.2026, 06:55 PM |

Ftesë publike Lumir Abdixhikut: Ju mirëpres në debat televiziv!
Shkruan:
Florim Zeqa
I
nderuari kryetar në largim i LDK-së, z. Lumir Abdixhiku, e mirëprita deklaratën
tuaj në mbrëmjen e 28 dhjetorit 2025, përmes së cilës e pranove burrërisht, por
edhe me trishtim humbjen, duke e paralajmëruar dorëheqjen si akt moral për
humbjen katastrofale të partisë në zgjedhje.
Burrat e mbajnë fjalën
Duke besuar në fjalën e dhënë të një
intelektuali, në premtimin e një lideri partiakë, unë Florim Zeqa, më 2 janar
2026 e shpalla zyrtarisht dhe publikisht kandidaturën time për kryetar të
LDK-së!
Siq
jeni në dijeni i nderuari Lumir, më 5 janar, në ora 10 e 42 minuta,
kandidaturën time ua përcjella edhe në e-mail adresën tuaj zyrtare dhe në
e-mailin e asistentes tuaj!
Mirëpo,
deri në këtë moment asnjë përgjigje nga ana e juaj!
Nuk
i kam të çarta arsyet e injorimit me përgjigje, por, kësaj radhe është dashur
që ta trajtoni më seriozisht kërkesën time sesa herave të tjera, pasi jam i
pari dhe i vetmi kandidat deri më tani për Kryetar të LDK-së!
Injorimi
në heshtje dhe anashkalimi nga ana e juaj dhe e kryesisë së LDK-së nuk më
z'mbrapsin nga qëllimi fisnik dhe ideali jetësorë për ringritjen e LDK-së!
Përkundrazi,
(mos) veprimet e juaja më motivojnë dhe forcojnë akoma më shumë!
Meqenëse
"reflektimi" i juaj është duke u prolonguar qëllimshëm derisa të
përgatitet opinioni i brendshëm për vijimësinë tuaj dhe të struktures drejtuese
(dështuese) në LDK, unë, Florim Zeqa nga Italia ju bëjë ftesë publike për një
debat të hapur televiziv, në cilin do medium që ju e preferoni, në mënyrë që
elektorati i LDK-së dhe opinioni i gjërë publik të binden se cili nga ne të dy
jemi më i denjë dhe më i duhur për drejtimin e partisë pas katandisjes në
zgjedhje shkaku i ndëshkimit që morët nga elektorati!
Se
a do të jeni ju kryetar i ardhshëm i LDK-së më 13 % të votave apo unë me 57 %
-in e synuar të votave të elektoratit pasiv, u mbetet qytetarëve të vendit që
të vendosin për këtë!
Por,
Ju i nderuari Lumir Abdixhiku me 13 % të votave nuk e keni legjitimitetin
qytetar për të udhëhequr një parti namëmadhe dhe vlerëmadhe siq është LDK-ja
shtetformuese dhe shtetndërtuese në kohën e Ibrahim Rugovës!
Le
t'i ballafaqojmë publikisht idetë dhe programet politike për ngritjen dhe
rikthimin e LDK-së ashtu siq e duan qytetarët e Kosovës!
Jam thellësisht i bindur se pas
debatit televiziv, do të bindeni përfundimisht për mbajtjen e fjalës së dhënë
për reflektim (dorëhqeje)! Kurse elektorati do të bindet se kandidatura ime
është alternativa më e mirë për ngritjen dhe kthimin e filozofisë politike
rugoviane në LDK!
Ju mirëpres: Florim
Zeqa, 11.01.2026