Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Vladimir Shyti: Malet përcjellin piskamën!

| E diele, 11.01.2026, 06:44 PM |


Vladimir Shyti

Poezi

Malet përcjellin piskamën!

Kapërcyet dhimbjet, o njerëz të mirë,

Dallgët e zemrës u shkumëzonin aq fort,

Qante shpirti juaj, kur malet kaptuat,

Nëpër terr pa kurrfarë pranie hyjnore.

Të palodhur, ngulur secili në hallë të vet,

Punoni fortë, por, pa frytë se lubia ia merrë,

Pa lavdi e pa miratimin e zemrës njerzore,

Heronjë të kurorëzuar nga malet e shenjtë.

Arkitekti i madh krijoi flatra mbi supet tanë,

Dhe Ju fluturuat si velë nga erërat e tërbuar

Malet arbënore përcollën nga do piskamën,

Në vesh të shurdhër britma e ngashëruar

Bota është trazuar, ogur, dallgë e vetëtimë,

Nga pasuri e tyre vetëm dalin thërrime,

Luvgati ka vetëm lyerje s’të bëhet kurrë nënë,

Ejani në çatinë e lashtë të maleve hyjnore!

Pasqyra dritëbardha, për hirësinë tuaj është këtu,

Nga ky vend i bekuar u popullua mbarë bota,

Nga këto brigje u sprapsën legjionet e romakëve,

Këtu, u ngrit flamuri kohërave, mbi shkrepa jehona.

Lugina e lumej  përqark malesh profetik,

E dallojnë qysh në lindje njeriun e vet,

Nënat me sytë nga perëndimi presin,

Të kthehen aty, ku dheu është më i lehtë

Piskamë e thirrjes vjen nga Jazërca e Korabi,

Hoshëtijnë grykat, fushat, brigjet e gërxhet,

Mjaftë punuat për tjerë, po u digjet shpirti,

Mos kërkoni qetësi në pranga, Shqipja ju pret!