| E premte, 09.01.2026, 06:54 PM |
Shteti nuk është 'plaçkë lufte'!
Shkruan:
Florim Zeqa
Sikurse
në pushtetin lokal ashtu edhe në atë qëndror po emërohen në poste komunale dhe
ministrore njerëz të afërt me pushtetin pa qenë fare pjesë e listave zgjedhore
siq është rasti në një komunë të vogël të Kosovës, kur personi "X" pa
qenë fare pjesë e asnjë liste zgjedhore emërohet 'nënkryetar' i kryetarit të
zgjedhur me voten e qytetarëve!
Ngritne zërin, mos heshtni para të
keqës
Mbase ky nuk është rasti i vetem,
pasi raste të tilla i kemi në mbarë Kosovën nga komuna më e vogël e deri tek më
e madhja në kryeqytet!
Për
habi heshtin qytetarët, heshtë elektorati, heshtë popullata në Kosovë, heshtin
mërgimtarët që tashmë janë bërë pjesë e vendimarrjes në Kosovë!
E
për më keq se kaq, po heshtin të gjitha institucionet shtetërore, filluar nga
presidentja, organet e drejtësisë dhe avokati i popullit!
Po
heshtin edhe subjektet politike, heshtin për shkak se të gjitha janë pjesë e
këtyre lojërave të ndyra politike!
Me
të tilla probleme duhet të merren votuesit e të gjitha partive politike, e jo
t'i kalojnë në heshtje, pasi këto veprime paraqesin shpërdorim dhe shkërdhim të
votës së lirë!
Që
dy mandate të Parlamentit të Kosovës në heshtje po kalojnë edhe 'Këshilltarët e
Deputetëve', këta "margaritarë" që marrin paga të majme nga buxheti i
shtetit pa ju nënshtruar fare besimit të qytetarëve!
Këta
'Këshilltarë' janë militant partiakë apo familjarë të deputetëve!
Për
habi, asnjë subjekt politik nuk e kundërshtoj këtë veprim skandaloz të
masakrimit të buxhetit të shtetit, por, pa asnjë hezitim të gjitha partitë
parlamentare e mirëpritën në heshtje dëmtimin e buxhetit të shtetit!
Një
deputet i cili nuk është në gjendje t'i kryej punët e lehta dhe detyrat vogla
që i takojnë sipas ligjit, më mirë mos qoftë në Kuvendin e Kosovës!
Në
legjislaturën e fundit, për tetë muaj rresht përveq pagave të pamerituara me
qëndrim 5 minutësh të deputetëve në Kuvend, pagat i morën edhe 'këshilltarët'
nga shtëpitë e tyre, duke e konsideruar shtetin si plaçkë lufte e jo shtet të
tyre, i fituar me gjakë, mund dhe sakrifica të panumërta!
Si konkluzion i këtij shkrimi, sa
herë që e themë se të gjitha partitë janë bërë të njëjta, disave po ju mbetet
hatri, dikujt më e pak e dikujt tjetër më shumë! Të paktën në këtë çështje që e
ngrita sot, nuk keni "çare" pa u pajtuar të gjithë me mendimin tim!